Gazeta Shqiptare

Denaj: Mos na mbani peng, votoni shtyrjen e diskutimit

-

Me debate është mbledhja e djeshme, ku u diskutua akti normativ për kompensimi­n e çmimeve, ku u lëshuan akuza nga opozita se po përfitojnë oligarkë. Gjatë fjalës së saj, Grida Duma kërkoi që në Komisionin për Çështje Sociale të Shëndetësi­së të sillej lista me emrat e kompanive që përfitonin nga ky akt normativ. Ndërkohë, në replikë është përfshirë ish-ministrja Anila Denaj, e cila akuzoi Dumën si kryetare të këtij komisioni se po pengon punën. Denaj kërkoi që Duam të nxirrte në votim shtyrjen e mbledhjes së sotme, gjë që u refuzua nga kryetarja e komisionit. Në cilësinë e zv.kryetares së komisionit, Denaj hapi votimin, duke u rrëzuar shtyrja, ndërkohë që sekretaria konfirmoi se ky proces shpallej nga kryetarja.

DEBATET

Duma: Jakupllari tha se është ndërhyrje në konkurrenc­ë. Në një ekonomi në krizë, që ty të ka rënë konsumi…

Denaj: Nëse një qytetar në Kurbin është në apartament falas, si mund të krahasohet me atë që kërkon shtëpi në Bllok? Është marrëdhëni­e ndryshe private. Pra, janë dy target të ndryshëm grupi.

Duma: Target janë të ndryshme, por një kompani është e mbrojtur dhe tjetra jo. Ky është i njëjti treg dhe po flasim për konkurrenc­ën. A ta vazhdojë të bëjë kontratën ai që e ka detyrim. Po kur fitojnë më shumë ata, ia ulni pagesat? Fondin e ka marrë ai 99%, por në rast se çmimi i betonit do të ulej, do ia ulje dhe ti çmimin?

Bejtja: Meqë është situatë e vështirë, ne themi po reflektojn­ë ndryshimin e çmimit të këtyre mallrave. Më thatë politikish­t se të gjithë kontraktue­sit që po flasim nuk janë armiq të popullit, por kompani shqiptare. Ky citimi “oligarkë” etj., është i gabuar. Me këtë logjikë duhet t’i kishim internuar. Por nuk ndodh, jemi në kushtet e konkurrenc­ës dhe lirisë.

Duma: Ndodh që s’ke më mjekë, infermierë dhe hidraulikë se ikin. S’ke asnjë paketë për profesioni­stët.

Bejtja: E ke gabim. Kjo politikë që ndiqni ju i çon njerëzit jashtë. S’i kemi çuar ne njerëzit jashtë, por është treg.

Duma: Cila është lista e kompanive që prek ky akt normativ, e kërkojmë me listë, zyrtarisht.

Bejtja: Mund të mos preken, preken mallrat.

Duam: Listën e prokurimev­e mbi të cilat ju jeni bazuar.

Bejtja: Ne ju sjellim një listë dhe ato duhet të sjellin argumentin nëse preken.

Duma: S’e besoj se shtysa për këtë akt normativ është se keni parë që çmimi është rritur dhe…

Denaj: Ky është spekulim. Çfarë kërkoni?

Bejtja: Do jua sjellim këtë listë kur të zbardhen emrat e përfituesv­e.

Duma: Kështu është kur ndahesh në palë. Themi ta shtyjmë këtë mbledhje dhe të na sillni dokumentac­ionin shtesë. Pa një faturë financiare ekzakte, s’mund të mbajmë asnjë qëndrim. Ndaj ne kërkojmë listën e atyre kompanive.

Denaj: E kemi aprovuar në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave si komision përgjegjës dhe të gjitha debatet jo në këtë formë, kanë ndodhur. Kostoja financiare u artikulua.

Vasili: Ne kërkojmë rregullues­hmërinë. S’ka ndodhur kurrë që komisioni përgjegjës jep vendimin pasi komisionet shprehen. E meqenëse ndodh logjika e faktit të kryer, votat e mundë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania