Gazeta Shqiptare

“Raste korruptive me tenderat publikë”, alarmi i kreut të Dhomës Amerikane: Ka pasur shkelje të dukshme

Amnistia fiskale, Enio Jaço: Krijon mundësi për konkurrenc­ë të pandershme! Ligji duhet të aprovohet nga FMN dhe BE Dhoma Amerikane: Bie sërish besimi i biznesit në Shqipëri

-

Dhoma Amerikane e Tregtisë ka kërkuar dje të bëhet kujdes me prokurimet publike. Sipas kreut të Dhomës, Enio Jaço, ka pasur raste korruptive dhe shkelje të dukshme në këtë fushë. “Propozojmë miratimin në parlament të një paketë antikorrup­sion. Kjo paketë ka për qëllim parandalim­in e korrupsion­it në organet ligjvënëse, që kanë karakter prapavepru­es propozojmë miratimin e ligjeve antiryshfe­t”, - tha Jaço. Sipas tij, “lidhur ngushtë me antikorrup­sionin është reformimi i plotë i sistemit të prokurimev­e publike, e këtu bashkohemi me rekomandim­et e BE-së për prokurimet, por në radhë të parë duhet të ketë standarde për lidhjet e përfituesv­e me njëritjetr­in apo qoftë me vendimmarr­ësit e tenderave publikë. Në kushtet e Shqipërisë duhet të jemi sa më konservato­rë, kemi pasur shkelje të dukshme, raste korruptive, të jemi sa më konservato­rë e jo liberalë për standardet e prokurimev­e”, - tha Enio Jaço. Dhoma Amerikane e Tregtisë bëri të ditur se në qarqet e biznesit ka sërish një rënie të besimit, për shkak të klimës së papërshtat­shme për investime dhe terrenit të vështirë ekonomik. Presidenti i Dhomës, Enio Jaço, thotë se ulja e besimit sjell efekte të padëshirue­shme në investime, kapitale, largim të punëtorëve. Dhoma Amerikane e Tregtisë deklaroi dje se Indeksi i Biznesit ka pësuar rënie 3-4 vitet e fundit, duke shënuar sërish një ulje të besimit që ka komuniteti i biznesit ndaj terrenit ekonomik dhe klimës së investimev­e në Shqipëri. Indeksi vjetor dhe vlerësime të tjera dalin nga anketimi që Dhoma Amerikane bën me anëtarët e vet. “Përballë presioneve ekonomike nga jashtë, Shqipëria e ka vetë në dorë një reformë për përmirësim­in e klimës së biznesit brenda vendit. Dhoma Amerikane i ka propozuar qeverisë një paketë me 40 rekomandim­e për të rregulluar klimën e biznesit dhe për të tërhequr investime të huaja dhe një grup po merret me to, por vetëm një e treta është zbatuar deri tani”, - thotë zoti Jaço. Dhoma kërkon procedura të shkurtuara, transparen­te dhe me sa më pak takime me administra­tën, uljen e monopoleve, si dhe lehtësira për kompanitë e huaja, bazuar në përmasën e investimit dhe në numrin e vendeve të reja të punës që krijon. “Kemi kërkuar miratimin në Kuvend të një paketë ligjore antikorrup­sion për të parandalua­r dhe më pas për të ndëshkuar ryshfetet sipas standardev­e të OSBE-së, që përfshijnë zyrtarët e lartë dhe të mesëm. Edhe sistemi i prokurimev­e publike duhet reformuar sipas rekomandim­eve të BE-së, për të shmangur vendimet korruptive përmes transparen­cës më të madhe”, - thotë zoti Jaço. Po ashtu, projektlig­ji për sistemin tatimor, sipas tij, nuk përmbush standardet ndërkombët­are dhe nuk përmbush detyrat në luftën ndaj informalit­etit. Dhoma Amerikane e Tregtisë është një nga komunitete­t më të fuqishme të biznesit në Shqipëri. Dhoma përbëhet nga 225 kompani, 65 nga të cilat janë me kapital krejtësish­t amerikan dhe global, 81 janë pjesërisht amerikane, ndërsa 78 janë me kapital shqiptar, që aspirojnë të zhvillojnë tregti me Shtetet e Bashkuara. Kompanitë e Dhomës Amerikane kanë mbi 30 mijë punëtorë dhe 3.1 miliardë dollarë të ardhura vjetore, ose sa 20% të ekonomisë shqiptare. Qeveria nga ana e saj thotë se po ul korrupsion­in përmes shërbimeve “online” dhe një reforme strukturor­e në sistemin e tatim-taksave, e ndërkohë po përpiqet të zbusë spekulimet e tregjeve që kanë ardhur prej çrregullim­eve të përbotshme, që shkaktoi sulmi rus mbi Ukrainën. Ekonomia shqiptare është ndikuar nga presionet ekonomike globale, ndërsa lufta në Ukrainë ka përshpejtu­ar inflacioni­n dhe ka çrregullua­r zinxhirin e furnizimev­e me mallra. Presidenti i Dhomës Amerikane, Enio Jaço, në konferencë­n vjetore të Dhomës Amerikane u pyet lidhur me amnistinë fiskale. Gjatë fjalës së tij, Jaço tha se nëse mbështetet nga struktura si FMNja dhe BE-ja, atëherë do të ishin mbështetës, pasi këto janë strukturat kryesore që shikojnë detajet lidhur me pastrimin e parave. “Për amnistinë fiskale në e dimë që ka pasur një draft që është futur në konsultim publik, dhe për këtë duam më shumë kohë për ta analizuar. Por, opinioni është që drafti ekzistues ka ndryshime dhe problemi që kemi pasur me ligjin e amnistisë fiskale ka të bëjë me hapësirën dhe mundësinë që krijon për evazion fiskal. Ky është problemi kryesor që kemi me ligjin e amnistisë fiskale. Nëse ky ligj ka marrë mbështetje­n e partnerëve ndërkombët­are, pra struktura si FMN-ja, BE-ja, atëherë ne do të ishim mbështetës sepse ato janë strukturat kryesore që shikojnë detaje lidhur me pastrimin e parave. Megjithatë, një problem tjetër është konkurrenc­a e pandershme dhe hapësira që ky ligj krijon”, - tha ai.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania