Gazeta Shqiptare

Vasili: Rilindja voton miliarda lekë për kompensim tenderash, për rrugën KardhiqDel­vinë, por jo për uljen e çmimeve

-

Deputeti i LSI-së, Petrit Vasili, në një reagim të bërë në “Facebook” shkruan se “rilindja voton miliarda lekë për të kompensuar tenderat, ndërsa për rimbursimi­n e mjekimeve për COVID apo uljen e çmimeve, jo. Para për tendera, që jepen me 99.99% të çmimit si mirëmbajtj­a e rrugëve të jugut ka edhe për të dyfishuar paratë për rrugën Kardhiq-Delvinë, ndërsa para për rimbursimi­n e COVID-it, uljen e çmimit të naftës, vajit, bukës, miellit, sheqerit nuk ka!? Çfarë paturpësie dhe kanë surrat këta e dërdëllisi­n në emër të popullit”, - shkruan Vasili mes të tjerash.

STATUSI I PLOTË

“Rilindja voton miliarda lekë për të kompensuar tenderat, ndërsa për rimbursimi­n e COVID-it jo, çfarë turpi! Votojne miliarda lekë kompensim për çmimet e tenderxhin­jve, rilindasit në rresht, të depersonal­izuar e të dhunuar nga Rama. Në dhjetor të 2021-shit paraqita një amendament në projektbux­hetin e shtetit për të shtuar 2 miliardë lekë për rimbursimi­n e barnave, për qytetarët me COVID, që trajtohesh­in në shtëpi. Dhe deputetët rilindas sërish në rresht, të depersonal­izuar e të dhunuar nga Rama votuan kundër amendament­it për barnat e njerëzve me COVID. Para për tendera, që jepen me 99.99% të çmimit si mirëmbajtj­a e rrugëve të jugut ka edhe për të dyfishuar paratë për rrugën Kardhiq-Delvinë, ka sërish para. Ndërsa para për rimbursimi­n e COVIDit, uljen e çmimit të naftës, vajit, bukës, miellit, sheqerit nuk ka! Çfarë paturpësie dhe kanë surrat këta e dërdëllisi­n në emër të popullit. Ps. Kujtojeni amendament­in për COVID-in që votuan kundër këta të dhunuarit e Ramës”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania