Gazeta Shqiptare

Pjesë e grupit të “skifterëve”, që grabitën mbi 60 banesa në Francë, Apeli i GJKKO-s dënon me 7.4 vite burg Bardh Hotin

I “forti” me 4 emra akuzohet se vodhi 150 mijë euro dhe sende me vlerë

-

Gjykata e Posaçme të Apelit për Kor rupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi vendimin mbi dënimin e Bardh alias Farbardh Hoti, i akuzuar se vodhi 150 mijë euro (70,000 ero “cash” dhe sende me vlerë) në Francë. Hoti, me 4 gjeneralit­ete, u arrestua gjatë operacioni “Aquila 2019” në maj të vitit 2019, si pjesë një grupi “skifterësh”, që vodhën më shumë se 60 banesa në Francë. Ndaj tij u la masa e dënimit me 7 vite e 4 muaj burgim.

NJOFTIMI I GJYKATËS:

Komunikohe­t në mënyrë të përmbledhu­r se, më datë 27.06.2022, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar, u shpall vendimi lidhur me çështjen me nr. 38 akti, datë 04.04.2022 regjistrim­i, në ngarkim të të pandehurit B.H. (alias F.H., alias F.D., alias B.D.), ku trupi gjykues i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar, i përbërë nga gjyqtarët Miliana Muça, Engert Pëllumbi dhe Igerta Hysi, vendosi: 1. Lënien në fuqi të vendimit nr.10 datë 11.02.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar lidhur me faktin penal, cilësimin juridik të faktit penal, masën e dënimit të të pandehurit B.H. (F.H., F.D. ose B.D.) për veprat “Vjedhja”, “Përvetësim­i i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtari­a kriminale”, vepra të kryera në bashkëpuni­m në formën e grupit të strukturua­r kriminal, të parashikua­ra përkatësis­ht nga nenet 134 paragrafi i tretë, dhe 287/b, në lidhje me nenet 28 pika 4 dhe 334 pika 1 të

Kodit Penal, “Grupi i strukturua­r kriminal” parashikua­r nga neni 333/a paragrafi i dytë i Kodit Penal, si dhe llojin sigurisë së burgut dhe shpenzimev­e procedural­e. 2. Ndryshimin e vendimit nr.10 datë 11.02.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsion­in

dhe Krimin e Organizuar, për pjesën tjetër si më poshtë:

-Deklarimin fajtor të të pandehurit B.H. (F.H., F.D. ose B.D.) për veprën penale “Vjedhja”, më shumë se një herë, kryer në bashkëpuni­m të veçantë në formën e grupit të strukturua­r kriminal, parashikua­r nga neni 134 paragrafi i dytë, në lidhje dhe me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 8 (tetë) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.

– Në aplikim të nenit 55 paragrafi i parë i Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, dënimin e të pandehurit B.H. (F.H., F.D. ose B.D.), me 11 (njëmbëdhje­të) burgim.

– Në zbatim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, dënimin përfundimi­sht të të pandehurit B.H. (F.H., F.D. ose B.D.), me 7 (shtatë) vjet e 4 (katër) muaj burgim.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania