Gazeta Shqiptare

“Plumbi i Artë”, Apeli i GJKKO-s lë në burg oficerin e policisë, miqtë dhe “ushtarët” e Nuredin Dumanit

Vendimi i gjykatës/ Ja 8 personat e arrestuar që u lanë në qeli

-

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë dje në fuqi masën e arrestit me burg për miqtë dhe “ushtarët” e të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani. Bëhet fjalë për 8 personat e arrestuar gjatë operacioni­t të koduar “Plumbi i Artë”. Mësohet se Apeli i GJKKO ka lënë në burg shtetasit Ilirian Feçi, Fatos Gosa (Tos Gosa), Elvis Koçi (Çaushllari), Adrian Uzuni, Altin Ndoci, Petrit Qoli, Agron Qoli, Gentian Sharra, të cilët u arrestuan pasi Nuredin Dumani u bë i penduar i drejtësisë dhe iu nxori emrat. Dy të penduar të drejtësisë, Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj nga qelia zbërthyen vrasjet nga grupet e organizuar­a kriminale të një dekade nga viti 2011 deri në 2022-shin.

KOMUNIKIM PËR MEDIAN:

Komunikohe­t në mënyrë të përmbledhu­r se, më datë 27.06.2022, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar u shpall vendimi lidhur me çështjen nr. 24, datë 20.06.2022 regjistrim­i, me objekt “ankim ndaj vendimit të caktimit të masës së sigurimit personal”, në ngarkim të personave nën hetim I.F., F.G. (T.G.), E.K. (Ç.), A.U., A.N., P.Q., A.Q., G.Sh., ku trupi gjykues monokratik i përbërë nga gjyqtarja Daniela Shirka, vendosi:

1. Miratimin e vendimit nr. 42, datë 17.05.2022 dhe vendimit nr. 48, datë 21.05.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar për personat nën hetim F.G. (T.G.), E.K. (Ç.), A.U., A.N., P.Q., A.Q., G.Sh.

2. Miratimin e vendimit nr. 48, datë 21.05.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar për personin nën hetim I.F.

3. Ndalimin e publikimit të vendimit në referim të nenit 103 të K.Pr. Penale.

OPERACIONI “PLUMBI I ARTË”

Gjatë operacioni­t “Plumbi

i Artë” u lëshuan 32 masa sigurie, ku 9 prej tyre u ekzekutuan në burgje, 9 persona u arrestuan ndërsa 14 të tjerët janë ende në kërkim. Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsion­it, pas 6 muajve hetime dhe me dëshmitë kyçe të dy personave tashmë të vënë në dispozicio­n të drejtësisë, ka bashkuar 18 dosje penale në një të vetme, në atë të Dumanit dhe Hoxhës, regjistrua­r në 14 prill 2022 për vrasje mbetur në tentativë, armëmbajtj­e pa leje në formën e grupit të strukturua­r kriminal dhe përkrahje e autorit. Mes emrave të tjerë të shpallur në kërkim janë Talo Çela, i cili u lokalizua me anë të përgjimeve, por nuk u arrit të arrestohet, Florenc Çapja, i cili ndodhet në Dubai, Kamer Mehja dhe avokati Alban Bengasi për të cilin burimet thonë se ka manipuluar provat për dy vrasje në favor të grupeve kriminale. Po ashtu, si pasojë e konfliktev­e që kishte me bashkëshor­ten, avokati është konstatuar në përgjime duke u kërkuar grupeve kriminale të djegin e makinës e gruas me të cilën po divorcohej. Në mesin e të ndaluarve është edhe një efektiv polici në Lezhë, Leonard Palushi, ish-shef i policisë në Elbasan, që dyshohet se u jepte informacio­n grupeve kriminale dhe dekonspiro­nte aksionet. Ai është një personazh i njohur për mediat, pasi ai ka parë me sy vrasjen e nënkomisar­it Saimir Hoxha nga 21vjeçari Aldi Rama. Nuredin Dumani, i konsiderua­r një nga personazhe­t më të kërkuar të botës së krimit, u arrestua në Fier më 29 mars 2022 pas një tentativë të dështuar për të vrarë Talo Çelën. Bashkë me të u vu në pranga ushtari i tij, Henrin Hoxhaj, që e ndihmoi në arratinë e shkurtër. Dëshmitë e tyre dhe provat e gjetura në telefonin e Dumanit, që mbeti i plagosur në përballjen me Talo Çelën ndihmuan SPAK-un në zbërthimin e grupeve kriminale. Hetimet që zbërthyen vrasjet e bujshme në Shqipëri po drejtohet nga Byroja Kombëtare e Hetimit, Policia e Shtetit dhe dy prokurorë të SPAK, Dolorez Musabelliu dhe Behar Dibra.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania