Gazeta Shqiptare

Pse u ekzekutuan Aleksandër Sadikaj dhe “Maneci”? Lala: Njëri kishte informacio­n për vrasjen e Edison Harizajt

-

TIRANË - Në emision in “Pikat mbi I” në “News 24”, u diskutuan dje vrasjet e bujshme që kanë tronditur Shqipërinë ditët e fundit. Pjesë e panelit ishte dhe analisti Artur Zheji, i cili i cilësoi viktimat si “peshq të mesëm” në hierarkinë e krimit shqiptar. Ai shtoi se numri i madh i vrasjeve mund të lidhet ose me larja hesapesh, ose me daljen në skenë të banditëve të rinj që po vrasin të vjetrit. Nga ana tjetër, gazetarja e kronikës, Klodiana Lala, zbuloi disa nga arsyet e vrasjes së Aleksandër Sadikaj, i cili u hodh në erë teksa po lëvizte me makinë në zonën e TEG-ut, si dhe Arben Mërkurit, i njohur ndryshe si “Maneci”, që u ekzekutua në Sukth. Lala u shpreh se Sadikaj mund të jetë ekzekutuar për larje hesapesh, ndërkohë që për “Manecin” tha se mund të jetë eliminuar edhe për shkak të informacio­nit që dispononte për ngjarje të tjera kriminale.

PËRSE KRIMI PO VRET KAQ HAPUR?

Zheji: M’u krijua perceptimi sikur një tufë peshqish grabitqarë kërcejnë mbi ujë dhe disa peshkaqenë po i ndjekin ata. Çfarë janë këta që po vriten? Është larje hesapesh, është përshkallë­zuar aksioni i policisë, apo po krijohen pole force të reja, ku banditë të rinj po vrasin banditë të vjetër. Janë intensifik­uar shumë vrasjet, janë “peshq të mesëm”.

Lala: Bie dakord që janë “peshq të mesëm”. Ajo që konsideroh­et vrasje e rangut të lartë, janë Konomi apo Xhindi. Mua më shqetëson diçka tjetër, duke parë personazhe­t, shoh që secili ka një specifikë të veçantë. Sadikaj pjesën më të madhe të jetës së tij e ka jetuar jashtë vendit, ishte kthyer dhe kishte një pasuri miliona euro. Kishte një automjet luksoz, ai dhe bashkëjetu­esja e tij. Qëndronte në vende të monitoruar­a prej tij. Papritmas bëhet viktimë e një atentati me eksploziv. Personat që bënë vrasjen e Sadikajt arritën edhe ta ekzekutoni­n, edhe të jepnin mesazhin edhe të krijonin panik te qytetarët. Për momentin që flasim është duke u hetuar pista e trafikut të lëndëve narkotike. Nëse shkojmë në vrasjen e Sukthit “Maneci” nuk ishte një personazh dosido, ishte një “peshk i madh”. Është ekzekutuar për larje hesapesh, por edhe për t’i mbyllur gojën. Ishte një personazh që kishte informacio­n mbi vrasjen e gjyqtarit Konomi.

PSE NUK KISHTE FOLUR DERI SOT?

Lala: Sepse ishte sa i përfshirë, aq edhe i informuar për grupet kriminale. Ishte një personazh që kishte informacio­n edhe për vrasjen e Edison Arizajt, njeriu më i fuqishëm i botës së krimit në Vlorë në momentin që u ekzekutua. Dyshohej të ishte një ndër njerëzit që kishte gisht në plagosjen e Plarent Dervishajt. Përveç larjes së hesapeve, iu mbyll goja. “Maneci” mund të pendohej në të ardhmen, mund të dërgonte prapa hekurave bosë të mëdhenj të botës së krimit. Ky rast është mirëfilli krim i organizuar.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania