Gazeta Shqiptare

Makina del nga rruga dhe përfundon në lumë, humb jetën nëna 25-vjeçare dhe i biri 6 vjeç

-

BERAT - Një 25-vjeçareje së bashku me djalin e saj 6vjeç humbën dje jetën në një aksident tragjik në qendër të qytetit të Beratit. Mësohet se Klaudia Xhaferaj po udhëtonte me djalin e saj me një mjet tip “Wolksvagen”, kur mjeti përfundoi në lumë. Ky udhëtim rezultoi i fundit për të dy. Ajo humbi kontrollin e mjetit, theu barrierën e Urës së Goricës dhe përfundoi në lumë. “Rreth orës 14:00, në rrugën urbane ‘Antipatrea’, pranë vendit të quajtur ‘Ura e re’, shtetasja K. Xh., duke drejtuar mjetin tip ‘Benz’ ka humbur kontrollin dhe ka rënë në lumë. Për pasojë kanë humbur jetën drejtuesja e mjetit dhe fëmija i saj rreth 6 vjeç. Grupi hetimor në vendngjarj­e po kryen veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”, - thuhet në njoftimin e policisë. Ndërkaq, nga pamjet që kanë regjistrua­r kamerat e sigurisë në zonë rezulton se mjeti nuk ishte duke lëvizur me shpejtësi të lartë, por mbetet e paqartë si e ka humbur kontrollin e mjetit e reja. Dëshmitarë­t në vendin e ngjarjes kanë thënë se djali i mitur ka pasur një vigon në dorë. Nisur nga itinerari që po ndiqte mjeti, dyshohet se nëna dhe vogëlushi kanë qenë duke shkuar në spital për të marrë serum.

LEZHË

Kanë qenë banorë të zonës që kanë shkuar për ndihmë për të nxjerrë trupat nga lumi. Ata bënë me dije se në momentet e para pas aksidentit, vetëm djali ka pasur shenja jete. Por pasi kanë mbërritur në spital, ata janë konfirmuar të vdekur. Ndërkohë, një i ri që ka hyrë në lumë për të ndihmuar viktimat, rrëfeu ngjarjen. “Unë nuk e pashë, por me sa më thanë, ishte parakalim i keq. Pashë kur nxorën fëmijën dhe ishte pa ndjenja. Më habiti edhe ambulanca që qëndronte matanë rrugës kur makina ishte në ujë. Ndërkohë, nuk dihej sa veta ishin në makinë”. Sipas dëshmitari­t, viktimat ndërruan jetë nga mbytja në lumë. “Nga mbytja, pasi makina hyri ngadalë në lumë, hyri me kokë dhe pastaj u kthye. Dyert nuk mund të hapeshin. Ishim pesë veta, ndoshta po të ishim dhjetë çuna më shumë, mund ta kishim kthyer makinën dhe t’i kishim shpëtuar jetën”. Sipas një tjetër dëshmitari, shkak i aksidentit ka qenë parakalimi i gabuar i së resë. Aksidentit tragjik ai e pa nga lokali po konsumonte kafenë. “Pashë që u fut në parakalim dhe i preu rrugën një maune. Sa mbaroi parakalimi­n, u fut në rrugën e saj dhe nuk po mblidhte dot makinën. Preu timonin majtas-djathtas derisa përfundoi në lumë”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania