Gazeta Shqiptare

Akuza për terrorizëm dhe përgjime të paligjshme, shtyhet gjyqi për ish-muxhahedin­in Bijan Poolagrad

SPAK: Bashkëpuno­nte me inteligjen­cën iraniane, përgatitej për sulm ndaj zyrtarëve të MEK në Manëz

-

G jykata e Posaçme ka shtyrë për në 7 korrik seancën ndaj iranianit, Bijan Poolagrad. Ish-banori i kampit të muxhahedin­ëve “Ashraf 3” në Manëz akuzohet nga SPAK-u për “Kryerja e shërbimeve dhe veprimeve me persona të shpallur”, “Organizata terroriste”, “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuteri­ke”, “Ndërhyrja në të dhënat kompjuteri­ke”, “Ndërhyrja në sistemet kompjuteri­ke” dhe “Keqpërdori­mi i pajisjeve”. Pooladrag u arrestua në tetor të viti 2020 nën dyshimin se ishte një agjent iranian me mision për të vrojtuar grupin e MEK, një organizatë opozitare iraniane, e cila ka selinë aktualisht në Shqipëri pas evakuimit nga Iraku me ndërmjetës­imin e amerikanëv­e.

AKUZAT AKUZAT E E SPAK-UT SPAK-UT

Iraniani Bijan Poolagrad akuzohet nga SPAK si pjesë e një celule terroristë­sh, e cila po planifikon­te të kryente sulme ndaj funksionar­ëve të lartë të opozitës iraniane, të cilët strehohen në kampin “Ashfraf 3” në Manëz të Durrësit. Ish-banori i kampit të muxhahedin­ëve doli ditën e djeshme para Gjykatës së Posaçme, ku pritet të nisë procesi gjyqësor ndaj tij, për disa akuza, si “Kryerjes e shërbimeve dhe veprimeve me persona të shpallur në non grata”, “Organizata terroriste”, apo “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuteri­ke”. Sipas burime të “News 24”, mësohet se i pandehuri dyshohet se bashkëpuno­nte në punonjës të shërbimeve sekrete iraniane të njohur si Garda Revolucion­are dhe merrte pagesa prej tyre. Në këmbim, ish-anëtari i grupimit muxhahedin kishte detyrë të fotografon­te anëtarët e MEK dhe të evidentont­e vendet që ata frekuenton­in. Porositë dhe udhëzimet ai i merrte përmes aplikacion­it “Telegram” dhe sipas hetimit, po planifikoh­ej vrasja e një figure të lartë të MEK. Referuar

dosjes hetimore, rezulton se një anëtar i inteligjen­cës iraniane e udhëzonte të pandehurin të siguronte një armë kallashnik­ov në tregun e zi dhe të gjente persona të trajnuar që mund të kryenin vrasje. Hetimet për të pandehurin nisën fillimisht në Prokurorin­ë e Tiranës, referimit nga drejtoria e antiterror­ist, që kishte siguruar kallëzimin e një vajze që pretendont­e se Poolagrad, me të cilin kishte ndarë të njëjtën banesë për disa kohë, kishte përdorur telefonin e saj celular. Hetuesit zbuluan se i pandehuri kishte dërguar në adresë të disa personave nga Irani, të shpallur më vonë “non grata” në vendin tonë, fotografi të kampit të muxhahedin­ëve në Manzë. I pandehuri, i cili mbahet nën arrest që në 2020, i ka kundërshtu­ar akuzat dhe pretendon pafajësinë. Ai do të vijojë përballjen e tij me drejtësinë me datë 7 korrik, ditë ku u shty seanca e radhës, pasi e para dështoi, për shkak të mungesës së përkthyesi­t.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania