Gazeta Shqiptare

Sherri për shelzogët në Shëngjin, policia zbardh dinamikën e ngjarjes

-

LEZHË - Një konflikt i ndodhur në Shëngjin dy ditë më parë për shezlonget degradoi me përdorimin e lopatave, ku më pas personat e përfshirë në sherr u përplasën fizikisht edhe me grushte. Ishte Paris Deda, i cili goditi Armando Markun me sende të forta (lopata), i cili pësoi dëmtime poshtë vetullës. Sakaq, policia ka dhënë detaje rreth sherrit të ndodhur, duke zbardhur ngjarjen. Sipas policisë, është shpallur në kërkimi 48-vjeçari Paris Deda, pasi goditi 45-vjeçarin Armando Marku, banues në Shëngjin, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI NJOFTIMI I I POLICISË: POLICISË:

Nga specialist­ët për Hetimin e Krimeve në Komisariat­in e Policisë Lezhë, pas veprimeve hetimore, u bë zbardhja e plotë e dinamikës së këtij konflikti për motive pronësie, në të cilin u përfshinë shtetasit A.(P).D. dhe E.D. me shtetasit A.M. dhe E.M. Në vijim të veprimeve procedural­e u bë shpallja në kërkim e shtetasit A.(P).D., 48 vjeç, banues në Shëngjin, pasi ka goditur me sende të forta shtetasin A M., 45 vjeç, banues në Shëngjin, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu, në lidhje me këtë konflikt, u referuan materialet procedural­e në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit E.M., 41 vjeç (vëllai i shtetasit A.M.), banues në Shëngjin, pasi ka goditur shtetasen E.D., 46 vjeçe, banuese në Tiranë. Materialet procedural­e iu referuan Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, në ngarkim të shtetasit A.(P).D., dhe për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, në ngarkim të shtetasit E.M.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania