Gazeta Shqiptare

Rrahën për vdekje grekun pas sherrit në lokal, prangoset i riu shqiptar dhe miku i tij

Dy të arrestuari­t: Na preku kur kaloi dhe na pa shtrembër Për 10 minuta rrëmbyen 1.000.000 euro, si hodhën hajdutët nga kati i 6-të një kasafortë prej 400 kg

-

Policia në Athinë ka vënë dje në pranga dy nga pesë të rinjtë, të cilët goditën me grushte dhe sende të forta duke i shkaktuar vdekjen 42-vjeçarit grek, Dimitris Kordas në zonën e Rafinjas, jashtë lokalit të natës, “Sante Rock Bar”. Dy 24-vjeçarët rezultojnë të jenë shqiptarë, por njëri prej tyre posedon edhe nënshtetës­inë greke, sipas medias greke “Protothema”. Ndërkohë, sipas informacio­neve, policia ka mbërritur në gjurmët e autorëve pasi një dëshmitare okulare ka arritur në panik të regjistroj­ë targën e makinës me të cilën autorët janë larguar nga zona. Kështu, në më pak se 24 orë, policia e ka lokalizuar, e ka vëzhguar dhe kur ka parë dikë që e drejtonte, e ka ndaluar dhe ka bërë arrestimet. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes Civile në një postim në “Twitter”, ku shkruan: “Policia greke dëshmoi edhe një herë se po vepron efektivish­t me arrestimin e dy vrasësve të 42-vjeçarit në Rafina”. Sipas informacio­neve, “rrëmuja” ka nisur për një arsye të parëndësis­hme. Konkretish­t, duke shkuar në tualet, 42-vjeçari ka prekur duke ecur njërin nga grupi prej pesë personash dhe aty ka pasur një sherr të vogël. Ndërkohë, të arrestuari­t kanë rrëfyer se viktima kur është kthyer, i ka parë me një vështrim të egër dhe në atë moment ata kanë vendosur ta sulmojnë. Ata dolën nga dyqani, e pritën dhe kur ai doli me të dashurën e tij, e sulmuan dhunshëm duke i shkaktuar vdekjen nga plagët kraniocere­brale. Gjithashtu mësohet se janë dy të rinjtë e arrestuar ata që e kanë goditur 42-vjeçarin grek, ndërsa pjesa tjetër e grupit nuk është përfshirë drejtpërdr­ejt në rrahjen e tij, megjithatë ata janë identifiku­ar dhe janë në kërkim nga policia. Blutë e Athinës po përpiqen që të zbulojnë edhe se cili nga të dy ka qenë ai që ka arritur ta godasë në kokë 42-vjeçarin me një dorezë metalike.

ÇFARË NDODHI NË NATËN FATALE

Siç zbuloi fillimisht “Zougla.gr” në një reportazh të gjerë, mundësitë për episodin që u përlye me gjak dhe i kushtoi jetën 42-vjeçarit janë dy. Informacio­net e para tregonin që 42-vjeçari ishte në lokal me një shok. Në një moment ai shkoi në tualet dhe më pas një grup prej pesë personash e ngacmuan. Kur 42-vjeçari është kthyer në tavolinën e tij, është vënë në dijeni nga e dashura e tij për ngacmimin dhe i ka kërkuar të flasin. Grupi prej pesë personash, të cilët sipas informacio­neve janë ngacmues të njohur në zonë dhe kanë lënduar shumë persona, janë ngritur nga tavolina, e kanë sulmuar dhe e kanë nxjerrë zvarrë jashtë dyqanit. Me një dorezë metalike është plagosur rëndë në kokë dhe në pjesë të tjera të trupit.

VERSIONI TJETËR

Më pas “Zougla.gr” ka kontaktuar me miqtë e Dimitrisit, të cilët japin një version pak më ndryshe. Sipas tyre, Dhimitri ka qenë i ulur me të dashurën e tij në lokal, por ajo është larguar gjysmë ore para ngjarjes së përgjakshm­e. Pak më vonë, Dhimitri

shkoi në tualet. Aty trupi i tij ra në kontakt me një nga grupi i shqiptarëv­e. Kanë shkëmbyer disa biseda, por nuk ka pasur asnjë vazhdim. Kur ai pagoi dhe u bë gati të largohej, shqiptari i kërkoi të largohej nga dyqani, gjë që e bëri. Aty, në rrugica atij i kishin ngritur pritë katër personat e tjerë, të cilët nisën ta godasin. Ashpërsia e goditjeve shkaktoi lëndime kraniocere­brale dhe gjakderdhj­e të pakontroll­ueshme. 42-vjeçari ka qenë në gjendje të tillë sa nuk i është përgjigjur asnjë stimuli. Në fakt, personat që e njihnin thanë se nga shenjat që i lanë goditjet në fytyrë, nuk e kuptuan që në fillim se ishte ai. Media greke ka kontaktuar edhe me menaxherin e lokalit, i cili ka konfirmuar si ngjarjen, ashtu edhe faktin se të përfshirë ishin të ftuarit e tij.

GREQI - Për të përfund uar aksionin e vjedhjes të ndodhur në orët e para të së dielës në banesën e një biznesmeni të njohur në Selanikun Lindor, autorëve iu deshën më pak se dhjetë minuta. Të paktën pesë personat, sipas informacio­neve të “Protothema.gr”, kanë mbërritur në banesën në rrugën “Maria Callas”, në orën 03.30. Ata vepruan të organizuar në mënyrë perfekte dhe sipas një plani të caktuar, arritën të hyjnë në banesën e katit të gjashtë, të hyjnë në vendin ku ndodhej kasaforta, ta marrin dhe ta hedhin në “vakum” nga ballkoni. Autorët kanë zbritur me vrap, kanë ngarkuar kasafortën me mbi 400 kg nga rruga në bagazhin e një makine të errët dhe janë bërë “tym”. Sipas informacio­neve të “Protothema.gr”, plaçka e tyre arrin në 1.000.000 euro pasi brenda kasafortës kishte rreth 300.000 euro “cash” dhe disa bizhuteri, ndërsa nga shtëpia kanë marrë dhjetë ora me vlerë 500.000 euro. Të njëjtat burime bëjnë të ditur se makina e përdorur nga autorët shoqërohej nga një motor i madh. Autorët që kanë përfituar nga mungesa e pronarëve teksa ndodheshin me familjen në ishullin e Paros për arsye biznesi, kishin arritur të “rezervonin” banesën në orët e para të një dite më parë. Në atë kohë dyshohet se kanë hapur dyert e ballkonit për të vepruar më shpejt dhe për të kursyer kohë ditën e grabitjes së një milioni. Në orët e para të së dielës, ata kanë hyrë në banesë – në mënyrë të panjohur deri më tani kanë fikur alarmin, ndërsa kanë kthyer disa nga kamerat e sigurisë që të mos regjistroh­en lëvizjet e tyre. Megjithatë, veprimi i tyre mësohet se është regjistrua­r kornizë për kornizë nga një qark i mbyllur sigurie që i është dorëzuar Policisë Helenike dhe është ekzaminuar. Policia e sigurisë vijon mbledhjen e dëshmive dhe materialev­e nga kamerat e sigurisë në zonë për të mundur kapjen e autorëve të vjedhjes filmike.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania