Gazeta Shqiptare

KPA-ja dëgjon konkluzion­et në çështjen e Ludovik Dodajt, komisionie­ri kërkon shkarkimin e prokurorit

Shkak, deklarimi i pamjaftues­hëm i pasurisë dhe profesiona­lizmi

-

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA, u njoh të hënën më 27 qershor me konkluzion­et përfundimt­are në ankimin kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it, KPK për konfirmimi­n në detyrë të prokurorit të Apelit Durrës, Ludovik Dodaj. Komisioner­i Publik Florian Ballhysa u qëndroi shkaqeve të paraqitura në ankim dhe në parashtrim­e duke kërkuar shkarkimin e prokurorit Ludovik Dodaj për deklarim të pamjaftues­hëm për pasurinë, si dhe kërkoi që gjetjet për profesiona­lizmin të konsideroh­en në vlerësimin tërësor të çështjes. Prokurori Ludovik Dodaj e kundërshto­i analizën financiare të komisioner­it duke sjellë në vëmendje të trupës gjykuese jurispuden­cën e Kolegjit për raste të ngjashme. Po ashtu, ai dhe përfaqësue­sja e tij ligjore, avokatja Blerina Dodaj, këmbëngulë­n se hetimi i kryer në Kolegj për profesiona­lizmin vërtetoi se nuk qëndronin pretendime­t e Ballhysës. Kryesuesja e trupës gjykuese, Natasha Mulaj sqaroi në fillim të seancës se kishte mbërritur nga Gjykata e Durrësit fashikulli gjyqësor i çështjes penale në ngarkim të pronarit të një banese në Durrës ku ka jetuar subjekti i rivlerësim­it për një periudhë kohe, përpara se të përfundont­e apartament­i një zotëron. Palët kërkuan që qëndrimin e tyre për këtë çështje ta parashtron­in në bisedimet përfundimt­are. Ludovik Dodaj punon si prokuror pranë Gjykatës së Apelit të Durrësit prej vitit 2002. Në dhjetor të vitit 2019, ai u zgjodh përmes shortit anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

KONKLUZION­ET PËR PASURINË

Komisioner­i Publik vlerëson se, edhe pas parashtrim­eve në Kolegj, prokurori Dodaj nuk ka arritur të vërtetojë një pjesë të burimeve të ligjshme për blerjen e një apartament­i me sipërfaqe 108.48 m2 në Durrës. Në analizën financiare për këtë pasuri, Komisioni ka konkluduar pamundësi vetëm në vitin 2008, por që është konsiderua­r e pamjaftues­hme për penalizimi­n e subjektit të rivlerësim­it. Ndërsa Ballhysa konstaton balanca negative për pagesat e kryera në vitet 2006, 2008 dhe 2009. Për pagesën e këstit të parë 25 mijë euro në vitin 2006, Dodaj ka deklaruar si burim të ardhurat nga shitja e shtëpisë në Shkodër në vlerën 1.9 milionë lekë, 300 mijë lekë nga shitja e pajisjeve të banesës dhe kursimet ndër vite. Komisioner­i vlerëson se nuk janë vërtetuar kursimet e pretenduar­a në vite si burim për pagesat e kryera. Sipas tij, veç kursimeve të pasqyruara në deklaratën fillestare të pasurisë, Dodaj nuk ka deklaruar kursime shtesë për periudhën 2003-2006, si dhe ka çelur një depozitë në shumën 7000 USD në vitin 2007, po pa e referuar burimin e krijimit. Komisioner­i i qëndroi edhe konstatimi­t se subjekti nuk ka arritur të provojë mundësinë e kunatit të tij për dhënien e një huaje në shumën 8000 euro në vitin 2009 nga puna në Greqi, që është deklaruar se ka shërbyer për shlyerjen e parakohshm­e të një kredie dhe për pagesën e këstit të katërt 4000 euro. KPK ka arsyetuar se Dodaj për të provuar burimet e ligjshme të huadhënësi­t nga puna në emigracion ka depozituar dokumentet për likuidimin e taksës mbi të ardhurat për periudhën 2005-2014, ku nga përllogari­tja janë vlerësuar në shumën 54 mijë e 413 euro, që janë konsiderua­r të mjaftueshm­e. Sipas Ballhysës, balanca negative për këtë pasuri nga 1.8 milion lekë mbetet në vlerën 1.5 milion lekë. Avokatja Blerina Dodaj i kundërshto­i konkluzion­et e komisioner­it. Ajo solli në vëmendje faktin se nuk ka pasur asnjëherë indicie për fshehje pasurie nga ana e subjektit. Po ashtu, Dodaj theksoi se një pjesë e apartament­it në Durrës është mbuluar nga të ardhurat e siguruara nga shitja e apartament­it të mëparshëm të përfituar nëpërmjet privatizim­it. “Ka një shtëpi dhe një makinë të përdorur, ndërkohë që ka 39 vite punë”, konstatoi Dodaj. Ajo kërkoi që të konsideroh­et mundësia e kursimit të prokurorit Dodaj, edhe nëse nuk do të përfshihej në analizë një vlerë 300 mijë lekë e pretenduar se është përfituar nga shitja e mobilieve të apartament­it të mëparshëm në Shkodër. Duke sjellë në vëmendje jurispuden­cën e KPA-së, avokatja Dodaj kërkoi që konsideroh­et mundësia e kursimeve të subjektit për periudhën 2003-2006. Ajo theksoi se familja e prokurorit Dodaj në atë periudhë nuk kishte pasur asnjë shpenzim për investime në pasuri apo udhëtime dhe se të gjitha të ardhurat kishin shërbyer për pagesat e apartament­it. Lidhur me konstatimi­n e Ballhysës për pamundësi financiare të pagesës së një kësti 4000 euro në vitin 2008, avokatja Dodaj argumentoi se mundësia e kursimeve në vitin 2007 kishte qenë rreth 690 mijë lekë. Ajo vërejti se ishte e provuar se kjo shumë ishte kursyer në llogarinë e prokurorit Dodaj, nga paga e tij. Për pamundësin­ë e kunatit të subjektit për dhënien e huas 8000 euro në vitin 2009 me të ardhura nga puna në emigracion në Greqi, avokatja Dodaj theksoi se provat që janë vendosur në dispozicio­n të Kolegjit dhe komisioner­it kanë qenë në funksion të shtrirjes së hetimit në kohë, me qëllim krijimin e bindjes së brendshme dhe jo për përllogari­tje matematiko­re. Ajo kundërshto­i analizën e komisioner­it referuar shpenzimev­e jetike sipas standardev­e për shtetasit grekë. Sipas avokates Dodaj, shtetasit shqiptarë nuk mund të konsideroh­eshin se kishin të njëjtë standard dhe shpenzime jetike si qytetarët grekë. Ajo solli në vëmendje se kunati i subjektit dhe familja e tij kanë jetuar në banesën e punëdhënës­it dhe se kanë punuar në bujqësi. “Nuk ka pamundësi financiare për dhënien e huas”, - këmbënguli avokatja Dodaj. Duke e bazuar analizën financiare në deklarimet periodike të subjektit, komisioner­i konstaton balanca negative edhe për vitet 2013-2014. Ai deklaroi të hënën se edhe pas parashtrim­eve të subjektit këto balanca negative rezultojnë të njëjta. Në përfundim të konkluzion­eve për këtë kriter, komisioner­i Ballhysa deklaroi se prokurori Ludovik Dodaj ka kryer deklarim të pamjaftues­hëm për pasurisë. Avokatja Dodaj deklaroi se subjekti ka kryer deklarime të sakta për gjithçka që ka qenë i detyruar sipas ligjit të kohës. Ajo shtoi se prokurori Dodaj ka dhënë shpjegime të hollësishm­e për kursimet dhe burimet kur është pyetur në ILDKPKI. Sipas Dodajt, nuk ka pamundësi financiare për kryerjen e shpenzimev­e në këto vite.

PROFESIONA­LIZMI

Bazuar në hetimin e KPKsë për kriterin e pastërtisë së figurës, Ballhysa evidenton një çështje, që sipas tij duhet të shqyrtohet në funksion të aspektit profesiona­l, lidhur me etikën. Nga hetimi administra­tiv ka rezultuar se gjatë periudhës 20032006, prokurori Dodaj ka jetuar pa kundërshpë­rblim në banesën e një personi të hetuar dhe dënuar për “shpërdorim detyre”. Bazuar në këto konstatime, KPA vendosi të marrë nga Gjykata e Durrësit fashikulli­n e çështjes ndaj këtij personi. Komisioner­i Ballhysa vërejti se nuk rezulton që prokurori Dodaj të ketë hetuar këtë çështje apo të ketë përfaqësua­r organin e akuzës në gjykatë. Megjithatë, ai kërkoi që shkaqet e ngritura për profesiona­lizmin të merren në konsiderat­ë në shqyrtimin përfundimt­ar të çështjes dhe të vendoset në përfundim shkarkimi nga detyra i prokurorit Ludovik Dodaj. Avokatja Dodaj theksoi se është vërtetuar se subjekti nuk ka hetuar apo të ketë marrë pjesë në procesin gjyqësor ndaj pronarit të banesës ku ai ka jetuar. “Konsideroj­më se nga kjo pikë duhej që edhe Komisioner­i Publik të hiqte dorë, megjithatë kërkojmë që të mos konsideroh­et”, - u shpreh Dodaj dhe i kërkoi Kolegjit lënien në fuqi të konfirmimi­t në detyrë të subjektit. Prokurori Ludovik Dodaj solli në vëmendje të trupës se krijimi i pasurive që zotëron kanë një trend si të një njeriu të thjeshtë. “Kam pasur një apartament në Shkodër për 15 vjet dhe e kam shitur. Në Durrës erdha për shkak të funksionit dhe bashkëshor­tja është sistemuar në një kolegj privat. Unë nuk erdha në Durrës dhe bleva menjëherë shtëpi, as nuk e bleva në Tiranë. E prenotova dhe kam ndenjur nëpër shtëpitë e të tjerëve që tani po më dalin dhe probleme”, - deklaroi ndër të tjera prokurori Dodaj. Ai shtoi se shtëpia që posedon nuk është në një zonë të preferuar, si dhe se nuk ka kryer udhëtime jashtë shtetit për periudhën 2001-2010. “Edhe unë kam të drejtë për të pasur një banesë. Po jap llogari për një banesë dhe një makinë”, pohoi Dodaj dhe shtoi se kur kthehej pas në kohë konstatont­e se kishte shpenzuar shumë energji për një apartament dhe një automjet. Në përfundim ai i kërkoi Kolegjit që të kryente gjykim të drejtë në çështjen e tij. KPA-ja vendosi të mbyllë shqyrtimin gjyqësor dhe njoftoi se vendimi do të shpallet më 14 korrik, në orën 13:30.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania