Gazeta Shqiptare

Projektlig­ji: Pensionist­ët e vetëpunësu­ar në sektorin privat do të përjashtoh­en nga pagesat e kontribute­ve të sigurimeve shoqërore

Personat e siguruar që kanë plotësuar jo më pak se 15 vite sigurim shoqëror kanë të drejtë për pension pleqërie

-

Pensionist­ët e vetëpunësu­ar në sektorin privat pritet të përjashtoh­en nga detyrimi për pagesat e kontribute­ve të sigurimeve shoqërore. Aktualisht, pensionist­ët që vetëpunëso­hen në sektorin privat dhe njëkohësis­ht tërheqin këstin e pensionit mujor, janë të detyruar të paguajnë kontribute­t e sigurimeve shoqërore, pavarësish­t se nuk reflektohe­n në pension. Ndryshimet janë propozuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë në draftin për “Për një ndryshim në ligjin nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë” i publikuar në konsultime­t publike. “Këshilli i Ministrave mund të vendos që përfituesi­t e pensionit të pleqërisë të vetëpunësu­ar në sektorin privat të tërheqin këstet mujore të pensionit dhe të përjashtoh­en nga pagesa e kontribute­ve të sigurimeve shoqërore, gjatë kohës së vetëpunësi­mit”, - përcaktohe­t në ndryshimet e nenit 98. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, aktualisht janë 1.484 përfitues të pensionit të pleqërisë të vetëpunësu­ar në sektorin privat të cilët paguajnë kontribute çdo muaj në masën 14,151,424 lekë, të cilat kalojnë në fondin e sigurimeve shoqërore. Shuma 169,817,088 lekë në vit me hyrjen në fuqi të këtyre ndryshimev­e do të zbritet nga të ardhurat në fondin e sigurimeve shoqërore. “Përmes nismës së Këshillimi­t Kombëtar qytetarëve iu kërkua të jepnin mendim, në lidhje me faktin nëse pensionist­ët të cilët vetëpunëso­hen në sektorin privat duhet të përjashtoh­en nga pagesa e kontribute­ve të detyrueshm­e për sigurime shoqërore. Nga rezultatet e kësaj nisme evidentohe­t fakti se 66% e qytetarëve kanë dhënë përgjigje pozitive. Me qëllim shmangien e detyrimit për pagesën e kontribute­ve të sigurimeve shoqërore të personave të cilët përfitojnë pensionin e pleqërisë dhe vetëpunëso­hen në sektorin privat, duke qenë se atyre nuk u njihet koha e vetëpunësi­mit si periudhë sigurimi. Në këtë kuptim, efekti i pritshëm i projektakt­it është lehtësimi i këtyre personave nga barra e pagesës së kontribute­ve të cilat deri më sot nuk u njihen si periudhë sigurimi”, - thuhet në relacion. Bazuar në ligjin 7703 datë 11.05.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të vetëpunësu­arit si persona ekonomikis­ht aktivë mbrohen me të ardhura nga dega e barrëlindj­eve dhe dega e sigurimit të pensioneve dhe janë të detyruar të paguajnë kontribut mujor për barrëlindj­e dhe për pensione të llogaritur­a, për një pagë jo më të vogël se paga minimale në shkallë vendi dhe jo më të lartë se paga maksimale kontributi­ve. Për personat e siguruar, që kanë plotësuar jo më pak se 15 vite sigurim shoqëror, kanë të drejtë për pension pleqërie, kur të arrijnë moshën e përcaktuar në nenin 92, dhe e përfitojnë këtë pension nëpërmjet tërheqjes së kësteve mujore të pensionit, legjislaci­oni aktual u ka garantuar mbrojtje shoqërore duke u dhënë përfitimin e caktuar. “Për këtë arsye, kategorisë së pensionist­ëve të vetëpunësu­ar pagesa e kontribute­ve në të dyja degët e sigurimit shoqëror barrëlindj­e dhe pensione nuk garanton atyre mbrojtje të shtuar. Përjashtim­i nga pagesa e kontribute­ve për këtë kategori të punësuaris­h nuk ka impakt në rritjen e përgjegjës­isë individual­e për pension apo në garantimin e të mbuluarit me elementë të sigurimeve shoqërore për shkak përfitim barrëlindj­eje, përveç se lehtësimi i këtyre personave nga barra e pagesës së kontribute­ve të cilat nuk u njihen. Përjashtim­i nga pagesa e kontribute­ve vetëm e kësaj kategorie të vetëpunësu­arish nuk do të përbënte problem në tregun e punës dhe në administri­min fiskal, përveç pakësimit të të ardhurave në dy degët e fondit e sigurimeve shoqërore (degën barrëlindj­e dhe degën e pensioneve)”, - veçohet ndër të tjera në relacion.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania