Gazeta Shqiptare

Shenja helmimi te banorët e Kukësit, Gjici: Uji i pijshëm u përzje me atë vaditës, por nuk është problem

Policia nis hetimet për ujin, mostrat dërgohen në laborator

-

KUKËS - Një numër i lartë rastesh me bark, të vjella e temperatur­ë janë paraqitur në spitalin e Kukës gjatë së shtunës dhe ditën e djeshme. Ndërkohë, Hasan Halilaj drejtor i NJVKSH Kukës është shprehur se analizat kanë treguar se uji është i pastër dhe nuk përmban baktere në Kukës. Ndërsa sa i përket lagjes “Muja” në Shtiqën, sipas tij, situata është nën kontroll, ndërsa përgjigjet përfundimt­are pritet të dalin sot. “Lidhur me shqetësimi­n e banorët e Kukësit që kanë pasur për ujin e pijshëm me idenë që është i ndotur themi se nga rezultat e analizave kanë treguar se uji është i pastër bakterolig­jikisht në kushtet dhe parametrat fiziko-kimike dhe te klorit brenda normave të përcaktuar në ligj dhe qytetaret e Kukësit nuk kanë arsye të bëjnë panik. Ndërsa sa i përket ujit në një pjese të lagjes Muja në Shtiqen situata është në kontroll, uji është i ndalur nga ujësjellës­i pasi ka pasur ndërhyrje në rrjet dhe nisur nga ky fakt kuptohet qe edhe uji ka pasur probleme. Nesër do të japim një raport të hollësishm­e për këtë çështje, pasi ka një afat 48

HETIMET

orë që të futen në laborator dhe të vërtetohet nëse uji është i pijshëm”, - tha Hasan Halilaj. Ndërkohë, Safet Gjici kryetar i bashkisë tha në lagjen Muja se nuk është e vërtetë që ka probleme të ujit të pijshëm. Sipas tij, uji është përzier me ujin vaditës pasi është bërë ndërhyrje nga një banor dhe për këtë rast po merret policia për hetime të mëtejshme. “Na rezulton që uji i i pijshëm është brenda normave dhe analizave dhe nuk rezulton që të kemi probleme me ujin e pijshëm, ujësjellës­i i Kukësit është në krye të detyrës dhe ka ndalur furnizimin, ne kemi rregulla strikte dhe analizat kryhen tre here në dite, deklarata e mjekut është keqinterpr­etuar nga rrjetet sociale dhe është shfrytëzua­r për politikën ditore”, tha Gjici. Pas publikimit të videove në rrjetet sociale, me pamje nga rubinetat e ujit të pijshëm në fshatin Shtiqen, që dyshohet të jetë i ndotur, kanë nisur menjëherë hetimet për këtë rast. Shërbimet e policisë së Kukësit kanë marrë kontakt me specialist­ët e ujësjellës­it, të cilët kishin dijeni për ndotjen dhe më pas kanë shkuar në Spitalin Rajonal Kukës, ku kanë konstatuar një numër të lartë personash nga disa fshatra të Kukësit, që janë paraqitur me simptoma helmimi. Grupi hetimor i ngritur së bashku me specialist­ët e ISHSH Kukës, ka marrë mostra të ujit te depoja qendrore dhe në banesat e qytetarëve në të cilat ka pasur ndotje uji, me qëllim përcaktimi­n e shkaqeve të ndotjes.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania