Gazeta Shqiptare

Veliaj pret senatorin italian, Luciano D’Alfonso: “Një avokat i zellshëm i kauzave të përbashkët­a dhe mbështetës i madh i shqiptarëv­e”

-

nxjerrëse e naftës ka shkaktuar ndotje të ujërave sipërfaqës­orë me hidrokarbu­re, fenole dhe metale të rënda. Ekspertët e mjedisit e konsideroj­në këtë një dëm serioz për shëndetin e banorëve që jetojnë pranë puseve të naftës. “Ndotja mjedisore nga nxjerrja e naftës është evidente dhe e njohur prej dekadash”, - shprehet aktivisti mjedisor Lavdosh Ferruni. “Për arsye se gjendja është jashtëzako­nisht e keqe, në kuptimin e impaktit që ka në shëndetin e njerëzve në radhë të parë, jo vetëm shëndetin e njerëzve që jetojnë aty, por edhe të brezave të ardhshëm”, - shtoi ai. “Albpetrol” zotëron gjithsej 980 puse aktive në Kuçovë nga 1615 në total, ku pjesa më e madhe e tyre janë drejt fundit të jetës. Drejtori i qendrës së prodhimit të naftës në Kuçovë, Selfo Kapllani tha jashtë kamerave se ata prodhonin tani vetëm 51 ton nafte në ditë dhe parashikon­in një humbje prej 58 milionë lekësh për vitin 2022. E njohur prej vitesh si një hot-spot mjedisor, zona e Kuçovës ishte lënë prej të paktën dy vitesh jashtë vëmendjes së institucio­neve përgjegjës­e mjedisore. Në bashkinë e Kuçovës, zyrtarët e mjedisit e pranojnë se nuk kanë informacio­n të ri mbi nivelin e ndotjes. “Unë nuk jam në dijeni të këtyre monitorime­ve që ka bërë ndërmarrja ‘Albpetrol’”, - tha Bardhyl Suli, Drejtor i Mjedisit pranë Bashkisë Kuçovë. “Ne kemi bërë monitorimi­n e fundit në vitin 2016”, - shtoi ai. Sipas aktivistit mjedisor, Lavdosh Ferruni, dëmet e shkaktuara nga industria e naftës në Shqipëri janë disa herë më të larta se përfitimet. “Njeriu ka arritur të gjejë alternativ­a shumë më dashamirës­e me mjedisin dhe të sigurojë një jetë normale me perspektiv­ë të një mirëqenie gjithmonë e më të mirë në të ardhmen pa naftë”, - përfundoi ai./ BIRN

TIRANË - Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, priti në një takim senatorin italian, ish-kryetarin e Bashkisë së Pescara-s, Luciano D’Alfonso, me të cilin bisedoi për marrëdhëni­et e shkëlqyera dhe historitë e suksesit mes dy shteteve. Veliaj e falënderoi senatorin D’Alfonso për mbështetje­n që i ka dhënë komuniteti­t shqiptar në Itali. “D’Alfonso është mik, vëlla, një italo-shqiptar, duke qenë se është edhe shtetas shqiptar – dhe një senator me reputacion të jashtëzako­nshëm në Itali, ambasador ‘de fakto’ mes Shqipërisë dhe Italisë. Ju jam shumë mirënjohës që, një italo-shqiptar si ju, është edhe një avokat shumë i zellshëm i kauzave të përbashkët­a. Si në çdo fushë, nëse dikush nuk të hap derën, nëse dikush nuk të jep një shtysë, nëse nuk të inkurajon të ecësh përpara, sigurisht suksesi bëhet më i vështirë. Por, diplomacia mes njerëzve, një derë e hapur nga dikush me reputacion, i cili krijon mundësi për të tjerët, është një bekim i madh për ne”, - u shpreh Veliaj. Kryebashki­aku tha se është me rëndësi që të forcohen akoma më shumë urat e bashkëpuni­mit edhe me senatin italian. “Mezi pres që t’i forcojmë urat e bashkëpuni­mit, jo vetëm mes qyteteve tona, me Chiet-in, me Pescara-n dhe shumë prej qyteteve të rëndësishm­e të Abruzzo-s, por mezi pres që ta forcojmë këtë bashkëpuni­m edhe me senatin Italian dhe shumë prej rrjeteve të atyre që shërbejnë në qeverinë qendrore dhe lokale. Ju falënderoj publikisht për të gjithë ndihmën e jashtëzako­nshme dhe të paçmueshme që i keni dhënë komuniteti­t shqiptar në Abruzzo dhe në të gjithë Italinë”, - tha Veliaj. Senatori italian, Luciano D’Alfonso, u shpreh i lumtur për bashkëpuni­min ndërinstit­ucional, politik, kulturor dhe ekonomik mes dy qyteteve. “Jam këtu së bashku me bashkëkrye­tarin e Chietti-t, Paolo de Cesare, për të parë nga afër ritmin e jashtëzako­nshëm me të cilin po rritet Tirana, si dhe rrugëtimin e gjithë Shqipërisë. Jemi të fokusuar për ta kultivuar dhe ruajtur këtë bashkëpuni­m ndërinstit­ucional, politik, kulturor dhe ekonomik. Në cilësinë e kryebashki­akut të Pescara-s dhe kryetarit të Rajonit, kam theksuar në mjaft raste rëndësinë e transporti­t ajror ndërmjet Abruzzos, Pescara-s dhe Tiranës e Shqipërisë. Kam theksuar jashtëzako­nisht rëndësinë e korridorit Adriatiko-Jonian dhe mbi të gjitha, një bashkëpuni­m mes qyteteve të rajonit, nën udhëheqjen e Tiranës dhe mikut tim, Erion Veliajt”, - u shpreh ai.

 ?? ?? NDOTJA
Rrjedhja e naftës nga puset është burimi kryesor i ndotjes në Kuçovë dhe pellgjet e zeza gjenden shpesh brenda oborreve të shtëpive. Kompania publike e nxjerrjes së naftës, “Albpetrol” ka detyrimin që të pastrojë ndotjet nga nafta, por kjo nuk ndodh gjithmonë. Përfaqësue­sit e “Albpetrol” thonë se po bëjnë përpjekje për pastrimin e zonës, por fajësojnë teknologji­në e vjetër dhe ndërtimet informale pranë puseve të naftës.
NDOTJA Rrjedhja e naftës nga puset është burimi kryesor i ndotjes në Kuçovë dhe pellgjet e zeza gjenden shpesh brenda oborreve të shtëpive. Kompania publike e nxjerrjes së naftës, “Albpetrol” ka detyrimin që të pastrojë ndotjet nga nafta, por kjo nuk ndodh gjithmonë. Përfaqësue­sit e “Albpetrol” thonë se po bëjnë përpjekje për pastrimin e zonës, por fajësojnë teknologji­në e vjetër dhe ndërtimet informale pranë puseve të naftës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania