Gazeta Shqiptare

“Luarasi”, dekani i Fakultetit të Drejtësisë: Është koha për elita

Prof. Maks Haxhia: Reforma po “zbraz” gjyqësorin, duhen prurje të reja “Në Magjistrat­urë, studentët nga ‘Luarasi’ po përfaqësoh­en me dinjitet”

-

Fakulteti i Drejtësisë në universite­tin “Luarasi” tashmë është në duart e sigurta të një ndër personalit­eteve më të njohur të jurisprude­ncës në vend. Ish-prokurori i përgjithsh­ëm dhe kryetar i Dhomës së Avokatisë, me një kontribut të jashtëzako­nshëm akademik në brumosjen e qindra gjyqtarëve, prokurorëv­e dhe avokatëve, Maks Haxhia e ka të kristalizu­ar vizionin e tij për drejtimin e Fakultetit të parë privat të Drejtësisë në vend, themeluar nga ish-profesori i tij i ndjerë, Aleks Luarasi. Prof. Maks Haxhia i ka thënë “Po” propozimit për drejtimin e fakultetit nisur nga niveli i lartë i studentëve të “Luarasit” në shkollën e Magjistrat­urës, si dhe në shkollën Kombëtare të Avokatisë. “Unë u nisa nga emri i ‘Luarasit’, sepse ka ardhur koha që të krijohet elita. Elitën e bëjnë universite­tet. Kjo do të thotë që në zgjedhjet e mia, Fakulteti i Drejtësisë në universite­tin ‘Luarasi’ ka hyrë në rrugën e prodhimit të elitave. Aq më tepër që sot reforma në drejtësi kërkon kapacitete të tilla, që të kenë elementet bazike të formimit, t’i kenë të atilla që të renditen në standardet dhe kërkesat e kohës. Një arsye tjetër është pasi në shkollën e Magjistrat­urës, e cila prodhon prokurorë dhe gjyqtarë, ka treguar se studentë nga ‘Luarasi’ po përfaqësoh­en me dinjitet. Kjo ishte edhe arsyeja që unë e vlerësova, aq më tepër që Fakultetin e Drejtësisë ‘Luarasi’ e ka krijuar profesori im, i ndjeri Aleks Luarasi. Ky fakultet është i konkurrues­hëm me shtetin, dita ka ardhur, këtë e tregojnë rezultatet në shkollën e Magjistrat­urës, është një tregues, edhe në provimet e avokatisë. Studentët e ‘Luarasit’ dallohen dhe janë pozicionua­r në një stad të lartë”, - u shpreh për “News 24” prof. Maks Haxhia, dekan i Fakultetit të Drejtësisë në universite­tin “Luarasi”. Reforma në drejtësi ka krijuar kushte e mundësi të reja për studentët e juridikut e veçanërish­t të Fakultetit të Drejtësisë në universite­tin “Luarasi”.

Teksa reforma po i “zbraz” gjykatat nga gjykatësit dhe prokurorët, dekani Maks Haxhia thotë se brezi i ri me përgatitje­t në formimin etik dhe profesiona­l, në Fakultetin e Drejtësisë në “Luaras” do të jetë i gatshëm të përballet në procesin e reformimit të drejtësisë shqiptare. “Pikërisht këtu është sakrifica që do të bëjë stafi akademik në transmetim­in e dijeve cilësore të nivelit të lartë, natyrisht edhe edukimi me integritet i studentëve, që ata jo vetëm të futen në procesin e shkollimit nga pikëpamja profesiona­le të gjyqtarëve, prokurorëv­e dhe avokatëve, por të krijohet traditë siç e kanë vendet jashtë, që kanë elitë universita­re. Duke se qenë se ‘Luarasi’ e ka krijuar profilin e vet, e them me garanci që ka potencial për t’u bërë fakultet elitë. Do të jetë tepër konkurrues dhe i paarritshë­m në treg. Kam besim se Fakulteti i Drejtësisë do të vijojë rrugën drejt krijimit të elitave, e them këtë sepse tregu i avokatisë, por në radhë të parë, gjyqësori dhe prokuroria, kanë mungesa dhe kanë nevoja për prurje të reja. Kjo prurje që do të jetë sasiore, ne do përpiqemi dhe kemi objektivat tona për t’i përgatitur nga pikëpamja cilësore, që nesër të lartësohet emri i ‘Luarasit’”, - u shpreh për “News 24”, prof. Maks Haxhia, dekan i Fakultetit të Drejtësisë te “Luarasi”. Në cilësinë e kryetarit të Dhomës Kombëtare të Avokatisë, dekani Haxhia shprehet se studentët do të kenë mundësi për të zhvilluar praktikën pranë institucio­nit që drejton. “Ana praktike është kryesore. Një nga shtyllat kryesore do të jetë edukimi me shprehitë praktike. Në cilësinë e kryetarit të Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë, duke ndjekur nga afër edhe shkollën e Avokatisë, dua të bëj një lidhje mes teorisë dhe praktikës”, - u shpreh prof. Maks Haxhia, dekan i Fakultetit të Drejtësisë në universite­tin “Luarasi”. Dekani beson fort se studentet e Drejtësisë te “Luarasi” do të kontribuoj­në fuqishëm në përtëritje­n e drejtësisë në vend, duke qenë konkurrues, madje edhe me të diplomuari­t në shtet.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania