Gazeta Shqiptare

Vrasja e Pjerin Xhuvanit katër ditë para zgjedhjeve në Elbasan, në arrest shtëpie dy zv.drejtorë të policisë

Pezullohen gjashtë efektivë të tjerë të “Shqiponjav­e” Albert Nushi dhe Nikollaq Palla akuzohen për shpërdorim detyre dhe deklarim të rremë

-

Më shumë se një vit nga vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, Drejtoria Rajonale e Agjencisë së Mbikëqyrje­s Policore Elbasan dhe Korçë, në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë Elbasan kanë ekzekutuar 8 masa sigurie për punonjës policie, të cilët kanë qenë me detyrë ditën kur u qëllua për vdekje mjeku psikiatër nga një nga truprojat e Partisë Demokratik­e. Mësohet se zv.drejtori për Rendin e Sigurinë Publike në Berat, Albert Nushi, dhe ishzv.drejtori për Rendin dhe Sigurinë Publike në Elbasan, Nikollaq Palla janë dënuar me arrest shtëpie, pasi hetimet i nxorën fajtorë për veprat penale “Shpërdorim­i i detyrës” dhe “Deklarimi i rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore”, për çështjen e vrasjes së Pjerin Xhuvanit dhe plagosjes së katër të tjerëve, ne prill të vitit të kaluar në Elbasan. Albert Nushi dhe Nikollaq Palla ishin të parët në vendngjarj­e. Ata pretendojn­ë se kanë reaguar në kohë dhe kanë ndërmarrë veprimet e duhura, por hetimet kanë provuar të kundërtën. Në vendngjarj­e ndodheshin së paku 10 punonjës policie. Gjykata ka caktuar masat e pezullimit nga detyra për gjashtë efektivë, të cilët kanë qenë në detyrë ditën e vrasjes së Xhuvanit, katër ditë para zgjedhjeve të 25 prillit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Drejtoria Rajonale e AMP Elbasan-Korçë ka ekzekutuar urdhrin e Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për ekzekutimi­n e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për caktimin e masave të sigurimit në lidhje me hetimet mbi procedimin penal nr. 477 të vitit 2021. Në kuadër të këtij hetimi, gjykata ka caktuar masat e sigurimit personal “Arrest në shtëpi” për A.N., 55 vjeç, aktualisht me detyrë zv.drejtor për Rendin e Sigurinë Publike në D.V.P. Berat, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorim­i i detyrës” dhe atë të “Deklarimi i rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore”, parashikua­r nga neni 248 dhe 305/b i Kodit Penal. N.P., 57 vjeç, me detyrë ishzv.drejtor për Rendin dhe Sigurinë Publike në D.V.P. Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të

“Shpërdorim­i i detyrës” dhe atë të “Deklarimi i rremë përpara oficerit të Policisë Gjyqësore”, - parashikua­r nga neni 248 dhe 305/b i Kodit Penal. Gjithashtu, Gjykata ka caktuar masat e sigurimit personal “Pezullimi i ushtrimit të një detyre shtetërore, apo shërbimi publik” për D.D., 33 vjeç, me detyrë punonjës policie në forcën e posaçme “Shqiponja” në DVP Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorim­i i detyrës” dhe atë të “Deklarimi i rremë përpara oficerit të Policisë Gjyqësore”, parashikua­r nga neni 248 dhe 305/b i Kodit Penal. P.B., 33 vjeç, me detyrë punonjës policie në forcën e posaçme “Shqiponja” në DVP Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorim­i i detyrës” dhe atë të “Deklarimi i rremë përpara oficerit të Policisë Gjyqësore”, parashikua­r nga neni 248 dhe 305/b i Kodit Penal. E.B., 26 vjeç, me detyrë punonjës policie në forcën e posaçme “Shqiponja” në DVP Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorim­i i detyrës” dhe atë të “Deklarimi i rremë përpara oficerit të Policisë Gjyqësore”, parashikua­r nga neni 248 dhe 305/b i Kodit Penal. E. M., 38 vjeç, me detyrë punonjës policie në forcën e posaçme “Shqiponja” në DVP Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorim­i i detyrës” dhe atë të “Deklarimi i rremë përpara oficerit të Policisë Gjyqësore”, parashikua­r nga neni 248 dhe 305/b i Kodit Penal. D.D., 30 vjeç, me detyrë punonjës policie në forcën e posaçme “Shqiponja” në DVP Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorim­i i detyrës” dhe atë të “Deklarimi i rremë përpara oficerit të Policisë Gjyqësore”, parashikua­r nga neni 248 dhe 305/b i Kodit Penal. B.K., 37 vjeç, me detyrë punonjës policie në forcën e posaçme “Shqiponja” në DVP Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorim­i i detyrës” dhe atë të “Deklarimi i rremë përpara oficerit të Policisë Gjyqësore”, parashikua­r nga neni 248 dhe 305/b i Kodit Penal. Vendimi është marrë në kuadër të hetimeve mbi ngjarjen e ndodhur më datë 21.04.2021 në qytetin e Elbasanit, ku si pasojë ka humbur jetën 1 shtetas dhe 4 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Nga shqyrtimi i akteve hetimore, Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan ka vlerësuar të drejtë kërkesën e Prokuroris­ë për caktimin e masave të sigurisë ndaj shtetasve të mësipërm. AMP mbetet e përkushtua­r në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

 ?? ?? EKZEKUTIMI I XHUVANIT
Vrasja e Pjerin Xhuvanit u regjistrua më 21 prill pak ditë para zgjedhjeve parlamenta­re të 25 prillit. Ai u qëllua me armë nga Arbër Paplekaj, shoqëruesi i kreut të listës së Partisë Demokratik­e në këtë qytet, Gazmend Bardhi. Të plagosur mbetën edhe katër persona të tjerë, Emiljan Prenga, Pavlo Vuksani, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota (punonjëse e policisë). Paplekaj pranoi krimin dhe u vetëdorëzu­a në Repartin e Forcave RENEA në Tiranë, duke thënë se qëlloi për vetëmbrojt­je, pasi u qëllua më parë nga persona, që sipas tij, po blinin vota.
VENDIMI I GJYKATËS NË ARREST SHTËPIE
1.Albert Nushi 2.Nikollaq Palla
TË PEZULLUAR NGA DETYRA
1.Dedjon Duraku 2.Pëllumb Bicaku 3.Erjon Balla 4.Erjon Meçja 5.Donald Dedja 6.Besmir Kadiu
EKZEKUTIMI I XHUVANIT Vrasja e Pjerin Xhuvanit u regjistrua më 21 prill pak ditë para zgjedhjeve parlamenta­re të 25 prillit. Ai u qëllua me armë nga Arbër Paplekaj, shoqëruesi i kreut të listës së Partisë Demokratik­e në këtë qytet, Gazmend Bardhi. Të plagosur mbetën edhe katër persona të tjerë, Emiljan Prenga, Pavlo Vuksani, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota (punonjëse e policisë). Paplekaj pranoi krimin dhe u vetëdorëzu­a në Repartin e Forcave RENEA në Tiranë, duke thënë se qëlloi për vetëmbrojt­je, pasi u qëllua më parë nga persona, që sipas tij, po blinin vota. VENDIMI I GJYKATËS NË ARREST SHTËPIE 1.Albert Nushi 2.Nikollaq Palla TË PEZULLUAR NGA DETYRA 1.Dedjon Duraku 2.Pëllumb Bicaku 3.Erjon Balla 4.Erjon Meçja 5.Donald Dedja 6.Besmir Kadiu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania