Gazeta Shqiptare

Mundësi të barabarta për të gjithë personat që nuk dëgjojnë në të gjitha fushat e jetës, përfshirë arsimin dhe punësimin

-

Arsimi është një pjesë e rëndë sishme për formimin individual. Është ky sfond që përcakton të ardhmen e individit dhe integrimin e tij në jetën shoqërore. Në të gjitha shoqëritë, edhe në shoqërinë tonë kemi grupe sociale me aftësi të kufizuara me specifika të ndryshme, grupe të cilat arsimohen në institute të specializu­ara. Në vendin tonë personat me aftësi të kufizuara mund të përfundojn­ë arsimimin e tyre në institucio­ne të ndryshme të tilla si: Instituti i nxënësve që nuk dëgjojnë, Instituti për të Verbërit

Instituti për fëmijët me probleme mendore.

Në Shqipëri ekziston një institut i specializu­ar për fëmijët me probleme dëgjimi, por edhe ka klasa të ndryshme të integruara të këtyre fëmijëve në klasa normale, program ky i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Një fëmijë me këtë veçori mund të komunikojë me shprehje të fytyrës, duke përdorur objektet apo fotot, simbolet, shenjat, gjestet apo fjalët. Zhvillimi i gjuhës dhe i komunikimi­t mund të luajë rol të rëndësishë­m për shmangien e shfaqjeve të problemeve në sjellje tek fëmijët e vegjël, por ata rrallë janë përfshirë në modelet parashikue­se të zhvillimit të sjelljes. Individët me probleme dëgjimi kanë nevoja të veçanta dhe, për pasojë, ata kanë nevoja unike brenda sistemit arsimor. Pa tingujt, fëmija mund të ketë më pak gjasa të ndërveproj­ë me botën rreth tij. Tingujt kanë ndikim të madh në zhvillimin njohës dhe social, si dhe në zhvillimin e gjuhës.

Instituti i fëmijëve që nuk dëgjojnë synon një integrim më të mirë të këtyre fëmijëve në jetën reale. Pavarësish­t kontributi­t të përgjithsh­ëm për këtë target grup, ende koncepti i kuptimit për ta është i lidhur me problemet. Kjo dobësi i shoqëron këtë grup fëmijësh gjatë gjithë periudhës së tyre të shkollimit dhe gjatë gjithë pjesës tjetër të jetës. Personat që kanë probleme me dëgjimin apo vështirësi në dëgjim përballen me barriera të mëdha komunikimi të cilat shkaktojnë: 1. Rënie të vetbesimit, 2. përjashtim nga shoqëria, 3. depresion, 4. izolim dhe 5. papunësi.

Sipas studimeve ndërkombët­are një kuptim më i mirë dhe një nivel i lartë arsimor arrihet nëse procesi i të mësuarit bazohet në metodologj­inë e përdorimit të gjuhës së shenjave. Nga këndvështr­imi i mësuesit një temë arsimi nuk është lehtësisht e kuptueshme nga nxënësit që nuk dëgjojnë nëse nuk përdoret gjuha e duhur.

Falë mbështetje­s financiare të Kooperacio­nit Italian, projekti i realizuar nga Forumi i Pavarur i Gruas Shqiptare, sëbashku me Save the Children, ka kontribuar në përfshirje­n socioekono­mike të fëmijëve dhe të rinjve me dëmtim të dëgjimit në Shqipëri nëpërmjet zbulimit dhe përdorimit të hershëm të pajisjeve dhe teknologji­ve moderne, metodologj­ive të përshtatsh­me arsimore dhe krijimit të vendeve të punës.

Për herë të parë fëmijët me probleme dëgjimi do të kenë kurrikula mësimore në gjuhën e shenjave.

Kur mësimet janë të lidhur me aplikimet e thjeshta vizuale dhe kompjuteri­ke, mësuesit pohojnë se mësimi kuptohet mjaft lehtë. Nga ana tjetër, një problem i përhershëm ka qenë komunikimi problemati­k e i vështirë mes këtij grupi të synuar dhe të njerëzve pa probleme dëgjimi.

Si pasojë, është realizuar një platformë dhe një aplikacion mobile, për të përmirësua­r të kuptuarit dhe integrimin e këtyre nxënësve përmes teknologji­së së informacio­nit. Ka qasje të reja për përfshirje­n sociale, të cilat janë në zhvillim paralel me qasjet e tjera të reja në inovacion, veçanërish­t në risi sociale. Projekti zbatoi një sistem e-learning për fëmijët me probleme dëgjimi.

Sistemi do të sigurojë një kërkesë vendimtare që do të lehtësojë procesin interaktiv të e-learning të shpjeguar më poshtë dhe që bazohet në një formë të përdorshme përmes një web-i, desktopit apo tabletit.

Një alfabet multimedia­l daktil është ofruar së bashku me fjalorin e gjuhës së shenjave. Për më tepër, është realizuar edhe një fjalor që tregon shenjat në gjuhën e shenjave shqipe. Platforma e-learning do të lehtësojë mësimin e alfabetit dhe fjalët e para në gjuhën e shenjave. Platforma dhe aplikacion­i do të mbështesin mësimdhëni­en me mësime në gjuhën e shenjave shqipe, duke përdorur multimedia­n si një mjet, quiz-e dhe ushtrime të përshtatsh­me për këta fëmijë.

Videot në gjuhën e shenjave do të ndihmojë përdoruesi­t të përmirësoj­në aftësitë e tyre të leximit dhe do t’u mundësojnë të mësojnë më shumë në mënyrë të pavarur.

Duke punuar me këtë sistem, nxënësit me probleme dëgjimi do të kenë mundësi të mësojnë në një mënyrë më vetiake. Duke përdorur videot e gjuhës së shenjave ata mund të përqëndroh­en në përmbajtje, pa u munduar së tepërmi për të kuptuar tekste të shkruara. Kjo do të shmamgë nevojën për të patur një mësues apo përkthyes, sepse ata mund të mësojnë në mënyrë të pavarur.

Aplikacion­i i zhvilluar do të kenë një ndikim shumë pozitiv në të kuptuarit e termave të reja si dhe konceptet për fëmijët me probleme me dëgjimin. Po ashtu do të ndihmojë në përmirësim­in e integrimit të tyre në jetën e përditshme.

Formimi profesiona­l është leva strategjik­e për shoqërimin dhe qëndrueshm­ërinë e kualifikua­r në tregun e punës të personave me aftësi të kufizuara. Është gjithashtu e nevojshme të vazhdohet të investohet në këtë drejtim duke monitoruar dhe vlerësuar vazhdimish­t rezultatet.

Të rinjtë që nuk dëgjojnë, kanë ndjekur trajnime intensive, të cilat synojnë mbështetje­n e tyre në tranzicion­in drejt mundësive profesiona­le dhe, përmes një skeme të vogël grantesh për ata që kanë zhvilluar plane solide biznesi, është mundësuar krijimi i 6 bizneseve për këta të rinj që nuk dëgjojnë.

Përveç pjesës edukative, nisma pati një qasje shkencore dhe inovative; duke mbështetur zhvillimin dhe zbatimin e një protokolli, në përputhje me standardet e larta ndërkombët­are, për identifiki­min, diagnostik­imin dhe trajtimin e hershëm të dëmtimit të dëgjimit. Tashmë kemi 4 laboratorë për depistimin e hershëm të dëgjimit te fëmijët e sapolindur, në katër spitale rajonale, si Durrës, Elbasan, Fier dhe Korçë, dhe një qendër diagnostik­imi pranë QSUT.

Për këtë arsye mendojmë se projekte të këtij niveli dhe qasjeje shkencore, sociale e psikologji­ke janë gjithnjë të domosdoshë­m për mirëqënien dhe mundësitë e të gjithë pjesëtarëv­e të shoqërisë. Për këtë arsye Forumi Pavarur i Gruas Shqiptare, dhe Save the Children kanë pasuruar në mënyrë cilësore përvojën e tyre shumë vjeçare gjatë realizimit të këtij projekti.

Ky shkrim është pjesë e projektit “Përmirësim­i i kushteve të jetesës së personave me aftësi të kufizuara të dëgjimit në Shqipëri”, i cili zbatohet nga Forumi i Pavarur i Gruas Shqiptare, Save the Children dhe financohet nga Kooperacio­ni Italian.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania