Gazeta Shqiptare

Vrau 2 motrat në “Astir”, me të cilat kishte lidhje intime, prokuroria: Burg përjetë për Përparim Ademin

Kush është 59-vjeçari/ Nga shitja e foshnjave në Greqi, te breshëria e automatiku­t që zbrazi mbi motrat

-

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar burgim të përjetshëm për Përparim Ademin, i cili akuzohet se vrau dy motra, Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani. Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e 31 dhjetorit të vitit të kaluar, në zonën e “Astrit”, në banesën e motrave Metani e Bardhi. Nga hetimet ka rezultuar se 59-vjeçari nuk pranonte ndarjen nga dy motrat me të cilat kishte një lidhje jashtëmart­esore. Në dosjen e krimit të rëndë, ku thuhet se autori Përparim Ademi ka marrë peng Zhanetën një ditë para se ta vriste bashkë me të motrën, si dhe e ka kërcënuar që të rikthehej me të. Siç citohet në dosje, Ademi i ka kërkuar Zhanetës që të ndahej nga i dashuri dhe e ka çuar në një hotel, ku edhe kanë kryer marrëdhëni­e seksuale. “Më datë 30.12.2020 në mëngjes, ka shkuar poshtë pallatit të Zhanetës dhe aty e ka pritur nga ora 06:00 e mëngjesit, kur ajo del për punë. Më pas, ai deklaron se e ka marrë nën kërcënimin e një thike, që kishte me vete dhe e ka futur në një makinë tip ‘Volkswagen Tiguan’. Nga aty e ka çuar në Kërrabë, nga rruga e vjetër e Elbasanit dhe atje kanë ndaluar në një vend pranë lapidarit nja 500 metra më lart dhe kanë biseduar, duke dashur ta detyrojë të kthehej prapë me të dhe të shkëputej nga ai person. Përparimi deklaron se një moment Zhaneta u duk sikur ka pranuar. Më pas, ai i ka thënë të shkonin në një hotel dhe të flisnin aty. Më pas, kanë shkuar në hotel, ku kanë kryer edhe marrëdhëni­e me dëshirën e saj, pa përdorur dhunë ndaj saj në asnjë moment”, - thuhet në dosje. Më tej, në dosje thuhet: “Në darkë, kur Përparimi ka qenë në shtëpi, e ka marrë në telefon motra Kristina dhe Zhaneta, duke më thënë që kisha kërcënuar, rrahur e përdhunuar Zhanetën. Për këtë arsye do të më bënin denoncim, do të më fusnin në burg etj.. Më thanë se duhet ta lija të lirë Zhanetën, që të vazhdonte me atë djalin. Të nesërmen jam zgjuar në mëngjes dhe kam shkuar te puseta e shtëpisë, ku mbaja automatiku­n që e kisha fshehur që në vitin 1997”. “Ka qëndruar duke menduar çfarë duhet të bënte dhe në një moment e ka ndarë mendjen, duke i thënë vetes se tradhtia ka vetëm një çmim, vdekjen dhe e ka bindur veten fort për këtë gjë”.

NGJARJA

Përparim Ademi (Tela) është 59-vjeçari që paraditen e 31 dhjetorit 2020 ekzekutoi me automatik bashkëjetu­esen e tij, Kristina Bardhi dhe motrën e saj, Zhaneta Metani brenda banesës së tyre në zonën e “Astrit”. Krimi i dyfishtë që tronditi kryeqyteti­n në vigjilje të ndërrimit të viteve dyshohet se ndodhi pas një konflikti të çastit mes dy bashkëjetu­esve, pikërisht për vazhdimin e marrëdhëni­es së tyre. 59vjeçari shkoi me biçikletë pranë banesës së tyre, ndërsa e shoqëronte nipi i tij. Përparim Ademi ka shkuar i armatosur me kallashnik­ov, duke e fshehur armën në një çantë. Kur ka mbërritur përpara derës së banesës ku jetonin Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi, Përparim Ademi është përballur me dy motrat. Në këtë moment, pa u futur ende brenda apartament­it, 59vjeçari ka shkrepur armën, gjë e cila vërtetohet nga shenja e plumbit që ka mbetur në derën kryesore të banesës. Pasi ka hyrë në brendësi, Përparim Ademi ka qëlluar me breshëri kallashnik­ovi mbi të dyja motrat. Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi mbetën të vdekura në vend. Pas ekzekutimi­t, ai ndoqi të njëjtën rrugë për t’u larguar, por në këmbë dhe jo me biçikletë. Me njërën dorë në xhep, Përparim Ademi është filmuar duke u arratisur nga vendngjarj­a. Rreth 1 orë më vonë, ai u arrestua nga policia pranë shkollës “Vasil Shanto”. Por e shkuara e tij ishte tejet e errët, pasi siç raportuan edhe mediat greke, Ademi ka kryer një sërë krimesh të rënda në Greqi. Sipas dëshmive të familjarëv­e të motrave, Ademi i ka sjellë për disa kohë në Selanik për të punuar si prostituta dhe dyshohet se kanë shitur rreth 10 foshnje.

 ?? ?? VRASJA VRASJA E E DYFISHTË DYFISHTË
Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e 31 dhjetorit të vitit të kaluar, në zonën e “Astirit”, në banesën e motrave Metani e Bardhi. Ademi kishte lidhje me të dyja, por më pas motrat natën e Krishtlind­jeve ia kishin bërë të qartë se nuk donin të kishin më lidhje me të. Ky fakt nuk është pranuar nga 59-vjeçari, i cili kishte filluar që të kishte hije dyshimi se Zhaneta e tradhtonte. Ai është rikthyer pas pak ditësh në banesën e tyre dhe i ka vrarë me breshëri kallashnik­ovi.
VRASJA VRASJA E E DYFISHTË DYFISHTË Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e 31 dhjetorit të vitit të kaluar, në zonën e “Astirit”, në banesën e motrave Metani e Bardhi. Ademi kishte lidhje me të dyja, por më pas motrat natën e Krishtlind­jeve ia kishin bërë të qartë se nuk donin të kishin më lidhje me të. Ky fakt nuk është pranuar nga 59-vjeçari, i cili kishte filluar që të kishte hije dyshimi se Zhaneta e tradhtonte. Ai është rikthyer pas pak ditësh në banesën e tyre dhe i ka vrarë me breshëri kallashnik­ovi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania