Gazeta Shqiptare

Në 2021-in, paga në sektorin publik ishte 24% më e lartë se në atë privat

Hendeku ndërmjet pagës mesatare në shtet dhe privat është thelluar vitet e fundit Paga mesatare mujore në sektorin shtetëror në vitin 2021 arriti në 68,508 lekë

-

Ky nivel është 24% më i lartë se paga mesa tare mujore në sektorin privat, e cila vitin e kaluar ishte 51,858 lekë, sipas të dhënave zyrtare të INSTAT. Hendeku ndërmjet pagës mesatare në shtet dhe privat është thelluar vitet e fundit. Ky tregues në vitin 2016 ishte 20%, ndërsa në vitin 2021 arriti në mbi 21%. Edhe në vendet e tjera të Europës ekziston një hendek ndërmjet pagave në sektorin publik dhe atyre në sektorin privat, por diferenca është më e ulët se në Shqipëri. Në Europë, ky hendek në është mesatarish­t 8-10%, por në Shqipëri është tre herë më i lartë. Diferenca e lartë në Shqipëri justifikoh­et me dy arsye. Së pari, sektori privat bazohet në sektorë me vlerë të ulët, si bujqësia, shërbimet ku pagat mujore janë më afër pagës minimale. Ndërsa sektori publik më së shumti punëson persona me arsim ë lartë dhe në shumicën e profesione­ve ofron paga mbi pagën minimale. Së dyti, sektori privat në Shqipëri karakteriz­ohet nga një nivel i lartë informalit­eti. Me qëllim të shmangien e tatimeve me pagën, rregullish­t sektori privat deklaron pagesa më të ulëta se ato që jep në realitet. Pagesat me dy listëpages­a, njëra me bankë dhe tjera në dorë është realitet për shumë biznese në vendin tonë. Për këtë arsye Shqipëria renditet një ndër vendet e fundit në Rajon për rendimenti­n e grumbullim­it të taksave mbi pagën dhe sigurimet shoqërore. Sakaq, çmimet për rreth 30 artikuj të shportës janë rritur me gati 20% nga janari në mars, sipas referencav­e të INSTAT dhe tregjeve me pakicë, por pagat nuk do të përdoren si mjet për të mbrojtur shtresat në nevojë, as nga qeveria dhe as nga pjesa më e madhe e sektorit privat. “Kostot e lëndëve të para janë rritur në atë masë sa shumë fabrika po hartojnë skenarët e falimentit. Industrial­istët thanë se, e kanë të pamundur të aplikojnë rritje të pagave në kushtet kur kostot e prodhimit janë rritur dhe transferim­i i tyre në çmime nuk po bëhet tërësisht. Një pjesë e bizneseve po punojnë me humbje”, thotë kryetari i Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka. Edhe sektori i bujqësisë nuk do të mund t’i rrisë pagat këtë vit. Sipas të dhënave zyrtare në bujqësi janë të angazhuar rreth 42% e totalit të të punësuarve. Fermat në zonat prodhuese të Fierit dhe Beratit pohuan se punonjësit po ushtrojnë presion për rritjen e pagesës ditore në 1800-2000 lekë në ditë nga 1500 lekë aktualisht, mirëpo rritja është e pamundur pasi shumica e serrave dolën me humbje nga viti i kaluar. Vetëm bizneset në sektorin e turizmit dhe fasonit kanë lajmëruar rritje të pagave të shtyrë nga mungesa e fuqisë punëtore, por edhe nga rritja e aktiviteti­t ekonomik./ MONITOR

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania