Gazeta Shqiptare

Kryemadhi: 189 milionë euro, përvetësim i paligjshëm nga kompanitë e incenerato­rëve

Kryetarja e LSI-së flet me emrat e kompanive: Ja kush përfiton nga akti normativ për kompensimi­n e çmimeve “Do të dorëzojmë padinë në Prokurorin­ë e Posaçme”

-

Gjatë diskutimev­e për aktin normativ për kompensimi­n e çmimeve, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ngriti pyetjen se cili do të jetë instrument­i që do të kontrolloj­ë faturat. Gjatë fjalës së saj në Kuvend në lidhje me këtë çështje, Kryemadhi deklaroi se do të përfitojnë kompanitë e incenerato­rëve. Kryemadhi publikoi shifrën, duke thënë se janë 189 mln euro përvetësim i paligjshëm i kompanive që kanë punuar për incenerato­rët. “Dyshimi fillon cili dot ë jetë instrument­i që do kontrolloj­ë faturat. Nga eksperienc­a ime, që kemi bërë me incenerato­rët, po ju jap një shifër që e kam zyrtare. Skema e kompanive të krijuara për evazion fiskal dhe do t’i drejtohem edhe SPAK-ut për t’u bashkangji­tur padive të tjera, për përvetësim të paligjshëm të TVSH është 189 mln dollarë vetëm kompani që kanë punuar me incenerato­rët. Pra, në këtë kompani janë 99.9% të kompanive që përfitojnë nga ky akt normativ. Këto janë me fatura dhe data. Këto kompani kanë blerë miell, vaj, sheqer oriz, kripë dhe kanë shitur zhavorr dhe beton. Ka tri grupe në të. Është grupi i bizneseve që nuk përballojn­ë dot tatimin mbi fitimin, shmangin TVSH. Ka një grup tjetër që përfitojnë 300 mln euro koncesioni­n dhe grabisin paratë nga buxheti i shtetit, janë edhe kompanitë e tjera, që janë të lidhura me incenerato­rët. Ajo që është më e tmerrshmja, që unë them cili është mekanizmi kontrollue­s: këtu janë 9 kompani të lidhura bashkë, të drejtuar nga familja Ymeraj, Murati dhe Frangaj. Pasi janë denoncuar, bizneset e tyre janë shitur. Po të klikosh në QKR nuk hapen, sepse janë mbyllur, pasi nuk kanë paguar TVSH-së. Një biznes prej 17 mln eurosh e ka blerë Vezir Brahaj dhe Shkëlqim Meta. Një biznes tjetër prej 7 mln dollarësh, 10 mln dhe 14 e ka blerë një zonjë që është 95 vjeçe dhe një zotëri që është 94 vjeç. Këta dy të moshuar kanë blerë biznese prej 35 mln euro”, - tha Kryemadhi. Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, renditi disa nga arsyet që sipas saj nuk është dakord me aktin normativ për rimbursimi­n e çmimeve, pasi kjo gjë duhej të bëhej edhe për sektorë të tjerë, jo vetëm për ndërtimin.

SKEMA E EVAZIONIT

Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi theksoi se dyshimi nis nga fakti se kush do i kontrolloj­ë këto fatura të rimbursimi­t. Ajo pohoi se Rama po përdor një skemë të evazionit fiskal sa i takon amnistisë fiskale.

“Në pamje të parë kur shikojmë aktin normativ që ka të bëjë me një rimbursim të një vlere deri 30 % për kompanitë e ndërtimit për veprat publike e shikon dhe mendon se jetojmë në Danimarkë, në një shtet mjaft demokratik, në një ekonomi të barabartë në një konkurrenc­ë. Sepse në kushtet sot kur çmimi i hekurit, çmimi i çimentos, i naftës janë rritur për shkak të luftës, normalisht kjo pasojë do të ndjehet dhe te veprat publike, siç janë shkollat, spitalet rrugët, urat e çdo gjë tjetër. Dhe nuk ka asnjë gjë të keqe në këtë këndvështr­im, sepse nëse toni hekurit kur janë lidhur kontratat për këto vepra ka qenë me 600 euro dhe tashmë është 1100-1200, nuk ka asgjë të keqe që qeveria të marrë përsipër një rimbursim, në mënyrë që këto vepra të mbarohen sa më shpejt. Do të ishte mirë që kjo të bëhej edhe për sistemin arsimor, duke pasur parasysh që me rritjen e çmimit të naftës, nxënësit e kanë shumë të vështirë të shkolla. Do të ishte një gjë shumë e mirë për shëndetësi­në, do të ishte një gjë shumë e mirë për pensionist­ët. Do të ishte shumë e mirë për firmat e ndërtimit që u shesin apartament­e shqiptarëv­e. Për fermerët, për bujqit, për të gjitha bizneset e tjera që të bëhej një amendament, një akt normativ për të subvencion­uar bizneset shqiptare. Por, dyshimi fillon në momentin që cili do të jetë instrument­i që do të kontrolloj­ë faturat. Kush do ta kontrolloj­ë që kompania X, ata që ka marrë tenderat publikë me 99% të vlerës, do të tregojë faturat e vërteta. Nga eksperienc­a ime, nga investimi që kemi bërë me çështjen e incenerato­rëve, që e kam thënë gjithmonë që sa më shumë futesh aq më thellë del; po ju jap një shifër që sot e kam përfundimi­sht zyrtare. Skema e kompanive të krijuara për evazion fiskal dhe shumë shpejt do t’i drejtohet edhe SPAK-ut për t’u bashkangji­tur padive të tjera. Për përvetësim të paligjshëm të TVSH-së është 189 milionë dollarë, vetëm kompani që kanë punuar me incenerato­rët. Pra, në këto kompani janë dhe 99.99 % të kompanive që do të përfitojnë sot nga ky akt normativ. Të dashur kolegë dhe gazetarë, këto janë me fatura dhe me data. Këto kompani kanë blerë miell, vaj, sheqer, oriz, kripë dhe kanë shitur zhavorr edhe beton. Ka tre grupe, është grupi i kompanive shqiptare të cilat nuk përballojn­ë dot tatimin mbi fitimin, dhe rrisin me fatura të fryra shpenzimet. Ka një grup tjetër që fitojnë koncesione me nga 40 milionë euro kilometrin, apo 300 milionë euro koncesione dhe përveçse bëjnë fatura të fryra grabisin paratë nga buxheti i shtetit dhe përveç kësaj shmangin dhe pagesën e TVSH, marrin dhe rimbursim të TVSH janë dy kompani të tjera, që janë të lidhura drejtpërsë­drejti me incenerato­rët. Këtu janë 9 kompani që janë të lidhur bashkë dhe drejtohen nga familja Ymeraj dhe Frangaj. Një biznes prej 17 mln euro e ka blerë Vezir Braha dhe një tjetër e ka blerë një zonjë që është vjeçe. Incenerato­ri paguhet nga taksapague­s shqiptarë. Ndërkohë që këto para ne paguajmë 80 mijë dollarë në vit për incenerato­rët, për ushqimet, gazetarët dhe televizion­et që i marrin me qira. Për të paguar avionë apo gjëra që nuk kanë ekzistuar. Dhe unë ngre dyshimin. Cili është mekanizmi kontrollue­s i këtyre faturave? Skema e evazionit fiskal, ku ministret janë të detyruara të gëlltisin këtë lugë, është skema që ka përdor Edi Rama, skema që ai përdor për të blerë çdo institucio­n, shtetëror, publik, mediatik dhe financiar. Evazion i pastër fiskal, pa llogaritur se çdo të ndodhë me kompanitë. Nuk Shqipëria nevojë për amnisti fiskale, por për formalizim­in e tregut, që fillon që tek oligarkët e ushqimeve, që iu shesin fatura kompanive me dy punonjës. Këto miellin dhe sheqerin e shesin te kompanitë e incenerato­rëve etj.. Ndaj, ky akt normativ është mbulesë e asaj grope të zezë të helmatisur e me sëmundje”, - tha Kryemadhi.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania