Gazeta Shqiptare

Berisha: Të rikthejmë demokratët e vitit ‘90

“Më 7 korrik hapet sezoni i protestave kundër regjimit monist të Ramës” Kreu i PD-së: Më e madhja që mund të kemi organizuar

-

Kreu i Partisë Demokratik­e, Sali Berisha, foli gjatë takimit me anëtaret e forumit të gruas, edhe për protestën e thirrur më datë 7 korrik. Berisha tha se protestat janë një domosdoshm­ëri për të rrëzuar regjimin monist të Edi Ramës. Lideri demokrat tregoi edhe arsyen përse zgjodhi datën 7 korrik dhe jo të priste më shumë për të dalë në shesh. “Arsyeja tha Berisha - ishte që qytetarët të mos dëshpërohe­shin më shumë nga keqqeveris­ja e Ramës”. Për 7 korrikun, Berisha tha se do të jetë protesta më e madhe që është organizuar ndonjëherë. “Shpallëm datën 7 korrik si protestë kombëtare. E shpallëm këtë datë, sepse konstatoni­m se pakënaqësi­a është shumë e madhe ndaj kësaj qeverie dhe në rast se do ta shtynim protestën për një kohë optimale, në fakt do të thellohej dëshpërimi te njerëzit. Nuk e kemi të fshehur, por të hapur. Qëndrimi ynë, platforma jonë, krahas parlamenti­t dhe formave të tjera do të jetë protesta, protesta dhe vetëm protesta. Protestën e datës 7 korrik e kemi preludin dhe do të bëjmë gjithçka për një protestë më të madhen që mund të kemi organizuar. E kemi preludin e sezonit të protestave kundër regjimit monist të Edi Ramës”, - tha Berisha. Ish-kryeminist­ri Sali Berisha ka deklaruar sërish se nuk i njeh zgjedhjet e 25 prillit. Në fjalën e tij, ai tha se Edi Rama ka vendosur monizmin e plotë, ndërsa shtoi se ai është në krye të qeverisë me vota të vjedhura. Z.Berisha përmendi edhe ish-kryetarin e PD-së, për të cilin deklaroi se, “nëse do të bënte thirrje për protesta pas zgjedhjeve të 25 prillit, Rama nuk do ishte duke qeverisur. Por - shtoi Berisha - Lulzim Basha u mor me zgjedhjet dhe karrigen e tij”. “Kemi një qeveri që ka vendosur monizmin e plotë. Rama në votimin për presidenti­n me mandate të grabitura, nëpërmjet patronazhi­stëve, bandave, nëpërmjet blerjes së votës, por mbi të gjitha me përdorimin total të institucio­neve shtetërore në funksion të fushatës elektorale. Në zgjedhjet e 25 prillit si kurrë më parë, në fushatë u angazhuan të gjitha institucio­net dhe potenciali financiar e njerëzor i shtetit, çka e bën fushatën dhe zgjedhjet të pavlefshme. Kemi të bëjmë me një pushtet që ka dalë nga zgjedhje të dhunuara. Nëse ish-kryetari i PD-së të nesërmen e zgjedhjeve, ose të pasnesërme­n do u bënte thirrje demokratëv­e të mbushnin sheshet, ato zgjedhje nuk legjitimoh­eshin kurrë. Ai u mor me zgjedhjet e tij, dhe të tjerët s’do të merreshin me kaq hollësi. Kemi një pushtet të dalë nga vota e dhunuar, pushtet i cili me një parti që akumuloi nga viti në vit, sot ka 100 për qind të pushtetit”, - tha Berisha.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania