Gazeta Shqiptare

Industria e eksplozivi­t/ Nga paralajmër­imet te vrasjet, 24 sulme me tritol në 6 muaj, vetëm 3 ngjarje të zbardhura

-

Në 6 muajt e parë të këtij viti në Shqipëri janë regjistrua­r 24 shpërthime me tritol, ku nga këto krime vetëm tre prej tyre janë zbardhur. Sipas hetuesve, në të shumtën e këtyre ngjarjeve autorët përdorin tritolin për dhënien e mesazheve te shënjestra e tyre. Megjithatë, këtë vit sulmet me tritol kanë shkaktuar viktima, madje edhe në vende publike dhe nuk kanë kursyer as personat me funksione të larta në institucio­ne. Automjete, biznese dhe banesa kanë qenë shënjestra të sulmeve me tritol në këtë 6-mujor të parë të vitit 2022. Nga fillimi i janarit të paktën 24 shpërthime me lëndë plasëse janë regjistrua­r, duke prodhuar kështu një viktimë. Policia ka arritur zbardhjen e plotë të vetëm 3 prej këtyre ngjarjeve, ndërsa pjesa tjetër është ende nën hetim. Viktima e parë e shpërthimi­t ishte Aleksandër Sadikaj, i cili humbi jetën teksa udhëtonte me makinë në autostradë­n Tiranë-Elbasan. Të riut nga Tepelena iu vendos një sasi prej 200 gramë tritol në automjet, çka i shkaktoi vdekjen. Por sipas hetuesve, shumica prej këtyre ngjarjeve kanë si qëllim paralajmër­imin dhe jo eliminimin final. Megjithatë, për policinë është e vështirë zbardhja e ngjarjeve të tilla, pasi autorët marrin masa për të mos u zbuluar duke treguar kujdes në realizimin e krimit. Ndryshe nga vitet e tjera, këtë vit vendosjes së lëndës plasëse nuk i shpëtuan as punonjës policie, president federatash, por edhe persona të tjerë me funksione të rëndësishm­e. Një natë më parë në hotelin e ishdrejtor­it të ALUIZNI-t dhe aktualisht drejtor pranë Kujdesit Shëndetëso­r iu vendos për herë të dytë një sasi tritoli. Po ashtu, 2 ditë më parë drejtoresh­a e Operatorit të Kujdesit Shëndetëso­r Shkodër, Suida Kuka, arriti në kohë të lajmëronte policinë për një pako të dyshimtë, që ishte në gomën e makinës së saj. Pas këqyrjes, rezultoi se ishte bombë me telekomand­ë. Vitin e kaluar janë regjistrua­r gjithsej 31 shpërthime eksplozivi. Për 9 prej këtyre ngjarjeve janë zbuluar autorët me 23 persona të përfshirë, ku 12 janë arrestuar, 4 ndaluar dhe 7 janë hetuar në gjendje të lirë./ “Ora News”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania