Gazeta Shqiptare

I dënuar për prostituci­on në Itali, prokuroria sekuestron pasurinë e “të fortit” në Lushnjë

-

LUSHNJE - Prokuroria e Lushnjës ka sekuestrua­r pasurinë e një shtetasi, i cili rezulton i dënuar në shtetin italian për “Shfrytëzim prostituci­oni”. Përmes një njoftimi zyrtar, organi i akuzës bën me dije se ka sekuestrua­r pasurinë e shtetasit F.A. dhe familjarëv­e të tij të afërt, e cila dyshohet se është vënë si pasojë e aktiviteti­t kriminal. Pasuritë e konfiskuar­a përfshijnë apartament­e, garazhe, lokal si dhe njësi shërbimi, vlera totaleve e të cilëve nuk bëhet me dije nga prokuroria.

NJOFTIMI I PROKURORIS­Ë:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë kërkon konfiskimi­n e pasurive të shtetasit F.A.. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje ka përfunduar hetimet e procedimit pasuror nr. 3, të vitit 2021 dhe bazuar në ligjin nr. 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalim­in dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsion­it nëpërmjet masave parandalue­se kundër pasurisë”, i ndryshuar, ka dërguar në Gjykatën e Shkallës së Parë Lushnjë kërkesën për konfiskimi­n e pasurive të shtetasit F.A., i dënuar në shtetin italian për kryerjen e veprave penale “Favorizim e shfrytëzim prostituci­oni” etj.. Ky procedim pasuror ka filluar mbi bazën e materialev­e referuese të dërguara nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier dhe verifikime­ve të tjera të kryera ndaj shtetasit F.A. dhe afërmve të tij. Më konkretish­t është kërkuar konfiskimi dhe kalimi në pronësi të shtetit të shtatë pasurive të paluajtshm­e të shtetasit F.A. si më poshtë: Pasuria Nr.221314-N13, z.k.8571, Lushnje, me sipërfaqe 27.03 m2 e llojit “njësi shërbimi”. Pasuria Nr.22/314-N14. z.k.8571, Lushnje, me sipërfaqe 184.11 m2, e llojit “njësi shërbimi”. Pasuria Nr.22/314-N15, zk.8571, Lushnjë, me sipërfaqe 54.9 m2, e llojit “njësi shërbimi”. Pasuria Nr.221314-G. z.k.8571, Lushnje, me sipërfaqe 107.95 m2, e llojit “garazh”. Pasuria Nr. 18/199+2-89, Lushnjë, me sipërfaqe 130.58 m2, e llojit “apartament”. Lokal shërbimi me sipërfaqe 64,8 m2. Apartament me nr.3, kati IV, kuota 18.63, me sipërfaqe 78,49m2.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania