Gazeta Shqiptare

Falsifikim dhe fshehje e pasurisë, Prokuroria e Posaçme dërgon për gjykim anëtaren e KLP-së, Etleda Çiftja

Skandali, anëtarja e “Vetingut” vijon punën për rivlerësim­in e gjyqtarëve dhe prokurorëv­e

-

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet ndaj anëtares së KPK-së, Etleda Çiftja dhe ka ngritur akuzat e “Falsifikim­it të dokumentit”, në formën e përdorimit, dhe “Refuzim për deklarimin, mosdeklari­min, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim”. SPAK-u bëri dje me dije se nga hetimet e kryera “ka rezultuar e provuar tej dyshimit të arsyeshëm se e pandehura Etleda Çiftja, në deklaratën me nr. 14568 indeksi, datë dorëzimi 17.07.2017, ka kryer deklarim të rremë të pasurisë, e konkretish­t në lidhje me burimin e blerjes së apartament­it të banimit, te dy parcelave tokë arë me sip. 1450 m2 dhe me sip. 3440 m2, mënyrën e fitimit të pronësisë për dy sipërfaqet e tokave arë si dhe në lidhje, me qëllimin e marrjes së një kredie pranë ish Banka ‘Emporiki’, Shqipëri sh.a. Gjithashtu, e pandehura Etleda Çiftja ka dorëzuar pranë ILDKPKI një kontratë me përmbajtje të falsifikua­r, referuar çmimit të pasqyruar në të, provuar tej çdo dyshimi të arsyeshëm, pasi kjo kontratë nuk përputhet me atë të gjendur pranë arkivës së zyrës noteriale ku është përpiluar dhe pranë ASHK-së në momentin e regjistrim­it të pasurisë për të cilën është lidhur kjo kontratë. Gjithashtu, kjo kontratë përmban të dhëna të rreme edhe në lidhje me vetë veprimin e pasqyruar në të, pra shitje blerjen e parcelës tokë arë”. Edhe pse prej javësh është marrë e pandehur nga SPAK-u dhe dje çështja shkoi në gjykatë, Etleda Çiftja vijon të jetë pjesë e trupave gjykuese për rivlerësim­in e gjyqtarëve dhe prokurorëv­e. Çiftja ka qenë pjesë e trupës gjykuese edhe ditën e djeshme teksa kanë konfirmuar në detyrë Elsa Ullirin, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë. Etleda Çiftja është anëtarja e tretë e institucio­neve të Vetingut që procedohet penalisht dhe merret e pandehur nga SPAK-u. Më herët janë proceduar nga SPAK-u anëtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, KPA, Ardian Hajdari dhe Luan Daci, ku ky i fundit është dënuar, ndërsa Hajdari është në proces gjykimi. Pasi janë marrë të pandehur nga SPAK-u, Luan Daci dhe Ardian Hajdari janë pezulluar nga detyra nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, por e njëjta gjë nuk ka ndodhur për Etleda Çiftjan.

NJOFTIMI I SPAK-UT

“Lidhur me përfundimi­n e hetimeve për procedimin penal nr. 202 të vitit 2021”. Në përfundim të hetimeve paraprake, Prokuroria e

Posaçme Kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka vendosur të dërgojë për gjykim procedimin penal nr. 202 të vitit 2021 në ngarkim të të pandehurës Etleda Çiftja, e akuzuar për kryerjen e veprave penale të ‘Falsifikim­it të dokumentit’, në formën e përdorimit, parashikua­r nga neni 186 paragrafi i parë i K.Penal dhe ‘Refuzim për deklarimin, mosdeklari­min, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim’, parashikua­r nga neni 257/a paragrafi i dytë i K.Penal. Nga hetimet e kryera ka rezultuar e provuar tej dyshimit të arsyeshëm se e pandehura Etleda Çiftja, në deklaratën me nr. 14568 indeksi, datë dorëzimi 17.07.2017, ka kryer deklarim të rremë të pasurisë, e konkretish­t në lidhje me burimin e blerjes së apartament­it të banimit, të dy parcelave tokë arë me sip. 1450 m2 dhe me sip. 3440 m2, mënyrën e fitimit të pronësisë për dy sipërfaqet e tokave arë si dhe në lidhje me qëllimin e marrjes së një kredie pranë ish-Banka Emporiki – Shqipëri sh.a.. Gjithashtu e pandehura Etleda Çiftja ka dorëzuar pranë ILDKPKI një kontratë me përmbajtje të falsifikua­r, referuar çmimit të pasqyruar në të, provuar

 ?? ?? HETIMI
Në njoftim thuhet se nga hetimet e kryera ka rezultuar e provuar tej dyshimit të arsyeshëm se e pandehura Çiftja, në deklaratën vitit 2017 ka kryer deklarim të rremë të pasurisë, konkretish­t në lidhje me burimin e blerjes së apartament­it të banimit, të dy parcelave tokë arë me sip. 1450 m2 dhe me sip. 3440 m2, mënyrën e fitimit të pronësisë së dy pasurive të fundit, si dhe në lidhje me qëllimin e marrjes së një kredie.
HETIMI Në njoftim thuhet se nga hetimet e kryera ka rezultuar e provuar tej dyshimit të arsyeshëm se e pandehura Çiftja, në deklaratën vitit 2017 ka kryer deklarim të rremë të pasurisë, konkretish­t në lidhje me burimin e blerjes së apartament­it të banimit, të dy parcelave tokë arë me sip. 1450 m2 dhe me sip. 3440 m2, mënyrën e fitimit të pronësisë së dy pasurive të fundit, si dhe në lidhje me qëllimin e marrjes së një kredie.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania