Gazeta Shqiptare

Braziliane­s i shënoi emrin në telefon “Dashuri”, më pas i riu shqiptar e gjobiti dhe i bllokoi pasaportën

30-vjeçari bie në pranga: Për mua, ajo ishte dashuri e fortë, mjafton të shikoni si ia kam regjistrua­r emrin

-

Një vajzë e re që krijoi lidhje me një sh qiptar kaloi një situatë ferri me ish-të dashurin, të cilin mbasi e ndau, i nisën kërcënimet. Ajo u shantazhua duke u gjobitur prej tij, i cili ndërkohë i kishte rrëmbyer pasaportën personale dhe ia mbante peng. I riu i moshës 30 vjeç është vendosur nën përgjegjës­i nga Policia e Tiranës mbasi u gjetën prova që e implikojnë atë për krimin e shtrëngimi­t me anë të kanosjes për dhënie pasurie. Vajza e kërcënuar në fakt është një shtetase e huaj që jeton në Shqipëri dhe që punon në vendin tonë. Ajo u njoh në muajin prill me 30vjeçarin përmes rrjeteve sociale. Lidhja e tyre nisi në mënyrë të rrufeshme dhe po ashtu edhe u mbyll. Shkak u bë kontrolli i telefonit të së resë, mosha 22 vjeç nga shqiptari, i cili sapo gjeti disa fotografi dhe video intime që e reja kishte bërë me ish-të dashurin u xhelozua dhe humbi kontrollin. “Për shkak se nga muaji prill e në vazhdim ne udhëtonim shpesh nga Shqipëria drejt Greqisë më kishte thënë që ta lija pasaportën në kroskotin e makinës së tij. Atë ditë që kontrolloi telefonin, zbuloi videot e mëparshme të miat me ish-të dashurin dhe humbi kontrollin. Doli nga shtëpia duke thënë dua 700 euro se ndryshe do ia dërgoj babait tënd këto video dhe fotografi”, - shprehet 22vjeçarja. Policia u përpoq të mësojë prej vajzës braziliane nëse ka pasur probleme dhune apo kërcënimes­h prej 30-vjeçarit. “Nuk kemi pasur asnjë mosmarrëve­shje të mëparshme. Ai më paguante qiranë e shtëpisë dhe çdo gjë.

Në njëfarë mase ishte i sjellshëm dhe i përkushtua­r deri ditën e videos në telefon”. Policia ka këqyrur telefonat e të dyve ku ka konstatuar bisedat në gjuhën angleze, që ka startuar tre muaj më parë dhe që u mbyll krejt befasisht. “Unë nuk ndihem mirë psikologji­kisht dhe dua të flas në një moment të dytë, – u shpreh 30-vjeçari. - Por për mua ajo ishte një dashuri e fortë, mjafton të shikoni se si ia kam regjistrua­r emrin”. Policia i thotë “Gazetës Si” se emri i vajzës braziliane nuk ishte shënuar prej tiranasit në identiteti­n e saj, por me dy zemra dhe ngjitur saj “Dashuri”. Por megjithatë, kjo dashuri mësohet se e çoi të riun në burg, ndonëse sipas asaj që ai rrëfeu më pas, u shpjegua se ishte një xhelozi sipas tij “tipike prej shqiptari”. Por pavarësish­t kësaj, i riu nuk tha asnjë fjalë përpara policisë se përse e gjobiti vajzën e re duke i kërkuar para dhe duke i mbajtur peng dokumentin e identifiki­mit./Gazeta Si

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania