Gazeta Shqiptare

Zbardhet aktiviteti i celulës së spiunazhit shtetëror, SHISH-i fotografon të gjitha takimet e Frederik Ymerit

Ish-zyrtari i SHISH merrte USB-në dhe dorëzonte lekë, euro dhe dollarë

-

Hetimi i SHISH-it dhe SPAK-ut ka zbardhur aktiviteti­n e celulës së dyshuar për spiunazh shtetëror në Tiranë. Pesë personat e dyshuar, mes të cilëve spikat ish-zyrtari i SHISH, Frederik Ymeri, rezultojnë se janë takuar dhjetëra herë në Tiranë me kontaktet e agjentëve të vendeve jo mike me Shqipërinë. Në këto takime janë shkëmbyer USB dhe dokumente kundrejt pagesave në lekë, euro dhe dollarë. Prokuroria dyshon se ish-zyrtarët e SHISH-it dhe policisë kanë shitur të dhënat që mblidhnin përmes kontakteve të tyre në institucio­net e sigurisë në vend. Janë zbuluar detaje të tjera lidhur veprimtari­në e celulës së spiunazhit në Tiranë, e cila sipas SPAK-ut dhe Shërbimit Informativ Shtetëror, ndërvepron­te me agjenci të huaja inteligjen­te, jo mike të Shqipërisë. Sipas dosjes, rezulton se Frederik Ymeri ishte personi shumë aktiv lidhur me sigurimin e informacio­nit të klasifikua­r. Këto informacio­ne - thuhet në dosje - ai i siguronte nga lidhjet e tij në institucio­net e sigurisë dhe konkretish­t në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Shërbimin Informativ Shtetëror. Por, ky hetim është shtrirë dhe në verifikimi­n e personave anëtarë të familjes, duke u marrë në analizë veprimet e Ymerit dhe babait të tij, që dikur ka shërbyer si drejtor i Krimit të Organizuar në aparatin Qendror të SHISH. Sipas dosjes hetimore, Frederik Ymeri gjatë zhvillimit të kësaj veprimtari­e siguron dhe informacio­ne nga dy lidhjet e tij të ngushta Gjergji Koti dhe Maksim Ferra, edhe këta të dy, ishdrejtue­s të SHISH-it. Komunikime­t e Frederik Ymerit me dy personat e mësipërm janë periodike dhe gjatë zhvillimit të këtyre takimeve, shihet e njëjta mënyrë të vepruari. Ata fillimisht kontaktojn­ë në telefon, pastaj lenë vendin e takimit, ku pinë kafe dhe në kafe bëhet shkëmbimi i një USB-je me lekë, euro ose dollarë. Gjatë hetimeve janë kryer përgjime në vende publike të shoqëruara me fotografim­e e filmime të Frederik Ymerit, Maksim Ferrës dhe Gjergji Kotit. Nga këto përgjime në vendet publike të tyre ka rezultuar se Frederik

Ymeri është takuar 16 herë me lidhjen e tij, Maksim Ferra. Një herë të vetme është takuar me Gjergji Kotin, 6 herë është takuar me lidhjen tjetër Luftar Çunaj dhe 5 herë me shtetasin, Bashkim Abazi. Në të gjitha rastet Frederik Ymeri është takuar me Maksim Ferra, në të njëjtën bar-kafe dhe konkretish­t në bar-kafe “C…”, që ndodhet në rrugën “Reshit Çollaku” përballë Drejtorisë së Përgjithsh­me të Postës Shqiptare. Gjatë takimeve të bëra midis këtyre dy personazhe­ve, është konstatuar se në 9 raste, është bërë shkëmbim USB-je me shuma parash, ku konkretish­t shtetasi Maksim Ferra i ka dhënë Frederik Ymeri USB, dhe në këmbim Fredi i ka dhënë shuma parash në lekë, por edhe valutë të huaj, ku konkretish­t në një rast dollarë dhe në një rast euro. Ymeri ka kryer një takim me Gjergji

Kotin tek bar-restorant që ndodhet afër zonës së njohur si “Stacioni i Trenit”, Tiranë. Gjatë takimit është konstatuar Gjergji Koti, që i ka dhënë një copë letre të bardhë me shënime Frederik Ymerit dhe njëkohësis­ht i ka folur duke i treguar letrën. Frederik Ymeri, pasi e ka lexuar për disa sekonda letrën, e ka futur në xhep dhe më pas është larguar duke ecur në drejtim të banesës së tij. I gjithë takimi është dokumentua­r edhe me fotografim­e. Gjithashtu, në raport thuhet se Ymeri është takuar me Luftar Çunaj 7 herë në bar-kafe që ndodhet midis rrugës “Çamëria” dhe rrugës “Kavajës”, afër vendit të njohur si zona e “Dollarit”, Tiranë. Gjatë takimeve është konstatuar se Luftar Çunaj, i ka treguar dokumente në format A4 Frederik Ymerit dhe kanë biseduar duke konsumuar kafe. Ndërkohë nga ana e agjentëve të SHISH dhe Antiterror­it thuhet se nuk është bërë e mundur të dallohet përmbajtja e dokumentev­e. Ymeri është takuar 5 herë me Bashkim Abazin në barkafe që ndodhet tek zona e njohur si “Pallatet Agimi”,

Tiranë. Gjatë takimeve është konstatuar se dy personat kanë konsumuar kafe dhe kanë biseduar midis tyre. Edhe në këtë takim agjentët nuk kanë mundur të mësojnë se për çfarë kanë diskutuar dhe nëse dy këta personazhe kanë bërë ndonjë shkëmbim sendesh apo dokumentes­h, shkruan “OraNews”. Ndërkohë, redaksia e “Gazeta Express” në Shqipëri ka zbuluar se ish-zyrtari i lartë i SHISH, pikërisht Frederik Ymeri, është babai i një zyrtari të lartë të administra­tës shqiptare. Bëhet fjalë për Agjencinë e Ofrimit të Shërbimeve të Integruara (ADISA), institucio­n që drejtohet pikërisht nga djali i Frederik Ymerit, Lorin Ymeri. Ky i fundit gjendet prej katër vitesh në krye të institucio­nit që administro­nte deri para pak javësh thuajse të gjitha shërbimet që ofron administra­te shqiptare duke filluar nga lejet e ndërtimit, certifikat­at e ndryshme, gjithçka mbi pensionet, sigurimet shoqërore, pagesa të ndryshme, administri­mi i territorit deri te të dhënat mbi ushtrinë. ADISA ka mundësuar të gjitha shërbimet ndaj qytetarëve duke administru­ar të gjitha “sekretet” e shtetit shqiptar dhe qytetarëve të këtij vendi deri më datë 1 maj të këtij viti, ditë në të cilën u mbyllen sportelet e saj pasi tashmë gjithçka ofrohet nga “eAlbania”. Pra, deri në 1 maj ADISA ka administru­ar të gjithë databazën që ka sot “e-Albania”. SPAK-u thotë se deri tani nga hetimi nuk janë arritur të sigurohen të dhëna konkrete në lidhje me destinacio­nin përfundimt­ar të këtyre informacio­neve, por dyshohet se kjo veprimtari cenon sigurinë kombëtare në formën e spiunazhit. Megjithatë, institucio­neve përgjegjës­e iu duhet të verifikojn­ë nëse celula në fjalë ka pasur apo jo akses në databazën e të dhënave të ADISA-s, e cila në fakt ka administru­ar të gjitha informacio­net që kanë të bëjnë me çdo shtetas shqiptar si edhe çdo dokument mbi institucio­net publike të këtij vendi. Duke qenë se personi i cilësuar nga SHISH-i si kreu i kësaj celule spiunazhi, Frederik Ymeri është babai i drejtorit të ADISA-s, Lorin Ymerit, nxit pikëpyetje të mëdha në lidhje me sigurinë e të dhënave të shqiptarëv­e, të cilat janë cenuar herë pas here deri më tani me publikimin fillimisht të përkatësis­ë politike përmes databazës së patronazhi­stëve dhe më pas me pagat dhe në fund me numrat e telefonit dhe targat e makinave. Së paku, shqiptarët duhet të dinë nëse të dhënat e tyre kanë rënë apo jo në duart e agjenturav­e jo mike përmes kësaj celule spiunazhi me lidhje familjare me personin përgjegjës për administri­min e të gjitha të dhënave mbi shqiptarët dhe institucio­net e këtij shteti./ ”Abc News”

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania