Gazeta Shqiptare

“Jemi habitur, këto janë budallallë­qe”, flasin të akuzuarit nga SHISH-i për spiunazh me vendet e huaja

-

IRANË - Një raport

i nxjerrë pak ditë më parë nga SHISH-i, brenda së cilit tregohej një rast zbulimi i një rrjeti spiunazhi të një zyrtari në administra­të që i kishte shitur informacio­ne një diplomati të huaj në këmbim të bursës së djalit, “turbulloi” institucio­net dhe mediat në Shqipëri. Dosja me emrat doli dhe SPAK-u nisi hetimet për 4 ish-zyrtarë të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe një të Policisë së Shtetit, të dyshuar për korrupsion dhe nxjerrje të sekreteve hetimore. Ata janë Frederik Ymeri, Gjergji Koti, Bashkim Abazi, Luftar Cunaj dhe Maksim Ferra. Frederik Ymeri, që akuzohet nga SPAK-u si pjesë e rrjetit të spiunazhit është shprehur: “E di që ka dalë emri im. Lajmet i kam parë dhe lexuar. Nuk dua që të prononcohe­m sa të bëj disa verifikime. Do të flas herë tjetër”, - tha ai. I pyetur nëse është marrë në pyetje nga SPAK-u, ai nuk pranoi që të jepte detaje. Një tjetër emër që SPAK e ka futur në hetim është Maksim Ferra, drejtor i Qendrës së Studimit të Terrorizmi­t dhe Krimit të Organizuar, “Stop Krimit”. Ai tha se nuk ka lidhje me këtë histori dhe Frederik Ymerin. “Jam habitur. Sot më thanë dy veta që të ka dalë emri në lajme. Sot u vendosa në dijeni, por këto janë budallallë­qe. Këtu nuk ka asgjë të vërtetë për atë që thuhet. Historia e Frederik Ymerit është tjetër, nuk ka lidhje me mua. Unë kam një qendër, kam filiale dhe status ligjor por këta kanë bërë krimin që e kanë nxjerrë. Gjoja informacio­n shtetëror. Por nuk ka lidhje me mua”, - tha ai, për “5 Pyetjet”. Në dosje thuhet se subjekti i dyshuar për spiunazh, Frederik Ymeri, ka qenë pjesë e Shërbimit Informativ Shtetëror dhe se detyrën e fundit në këtë institucio­n e ka pasur në vitin 2003 si Drejtor i Krimit të Organizuar në Aparatin Qendror të Shërbimit Informativ Shtetëror. Personi tjetër Gjergji Koti, që sipas SPAK dhe SHISH, është i përfshirë në këtë veprimtari agjenturor­e, është një ish-oficer Policie që ka shërbyer pranë

Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Policinë e Tiranës. Më tej në dosjen e SHISH dhe drejtorisë së Antiterror­it tregohet se Maksim Ferra, Gjergji Koti, Bashkim Abazi dhe Luftar Çunaj, janë rrjeti informativ­e i Frederik Ymerit. Po sipas dosjes, Ymeri synonte sigurimin e informacio­nit të klasifikua­r, që cenon veprimtari­në e institucio­neve të rëndësishm­e shtetërore të sigurisë dhe jo vetëm. Konkretish­t, njëri prej ish-zyrtarëve të administra­tës doli në raportin vjetor të SHISH për vitin 2021, ku tregohej se si kishte dhënë informacio­ne të klasifikua­ra një agjenti të një vendi jo mik me nofkën “Rezidenti” ndërsa zyrtari shqiptar me nofkën “Çelësi” u josh me një bursë për djalin.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania