Gazeta Shqiptare

Drogë me postë nga Anglia, arrestohet 34-vjeçari, përfundon në pranga edhe bashkëpunë­torja 64-vjeçare

-

TIRANË - Dy persona janë arrestuar nga policia pas gjetjes së një dërgese me postë nga Anglia, ku ishte fshehur 1 kg e 223 gr kanabis. Policia bën me dije se në pranga janë vënë A.Gj., 34 vjeç, me precedentë të mëparshëm penalë për tentativë vrasjeje dhe H.F., 64 vjeçe, të dy banues në Tiranë. Kjo e fundit e cila kishte punuar në postë, kishte marrë pakon duke ia dërguar 34-vjeçarit.

NJOFTIMI NJOFTIMI I I POLICISË POLICISË

Në vijim të operacione­ve të njëpasnjës­hme për goditjen e veprimtari­së kriminale në fushën e narkotikëv­e është finalizuar një tjetër operacion policor, i koduar “Green mail”, për goditjen e një rasti të trafikimit të lëndëve narkotike. Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëv­e”, kryer në bashkëpuni­m, shtetasit A.Gj., 34 vjeç, me precedentë të mëparshëm penalë për tentativë vrasjeje dhe H.F., 64 vjeçe, të dy banues në Tiranë. Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në rrugën ‘Hiqmet Buzi’, me një pako me lëndë të dyshuar narkotike kanabis sativa, me peshë 1 kilogram e 223 gramë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi A.Gj. e ka siguruar pakon me lëndë të dyshuar narkotike nga Anglia, nëpërmjet postës. Në vijim të veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasja H.F., ish-punonjëse e postës, ka marrë në postë, pakon me lëndë të dyshuar narkotike, të dërguar në emër të shtetasit A.Gj.. Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A.Gj., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestrua­r në cilësinë e provës materiale një tjetër pako me lëndë të dyshuar narkotike kanabis sativa, me peshë rreth 75 gramë, një shumë parash të dyshuar të përfituar nga kjo veprimtari kriminale dhe sende të tjera të kundërligj­shme. Vijojnë veprimet hetimore për dokumentim­in e plotë të kësaj veprimtari­e kriminale, identifiki­min dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë. Materialet procedural­e i kaluan Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania