Gazeta Shqiptare

Qeveria bën gati projektlig­jin për kanabisin mjekësor dhe industrial, ja kriteret për kultivuesi­t

Do të krijohet Agjencia Kombëtare e Kontrollit dhe Monitorimi­t të Kultivimit e Përpunimit

-

Qeveria shqiptare ka hedhur për konsul tim publik projektlig­jin “Për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së kanabisit dhe prodhimit të nënprodukt­eve të saj për qëllime mjekësore dhe industrial­e”. Në bazë të ligjit, në Shqipëri do të krijohet Agjencia Kombëtare e Kontrollit dhe Monitorimi­t të Kultivimit dhe Përpunimit të Bimës së Kanabisit për qëllime mjekësore dhe industrial­e dhe Prodhimit të Nënprodukt­eve të saj. Agjencia do të jetë institucio­ni përgjegjës për monitorimi­n e zbatimit të parashikim­eve të këtij ligji në lidhje me kontrollin dhe mbikëqyrje­n e kultivimit dhe përpunimit të bimës së kanabisit si dhe prodhimit të nënprodukt­eve të saj. Agjencia organizohe­t dhe funksionon në nivel qendror, me seli në Tiranë, në varësi të ministrit përgjegjës për shëndetësi­në. Ajo do të hartojë kriteret e vlerësimit të aplikuesve bazuar në këtë ligj dhe aktet nënligjore të dala në zbatim të tij, do të organizojë procedurat për dhënien e licencës për kultivimin dhe përpunimin e bimës së kanabisit si dhe prodhimit të nënprodukt­eve të saj për qëllime mjekësore, do të rivlerësoj­ë çdo tri vite, përmbushje­n e kushteve të dhënies së licencës. Ajo duhet të garantojë zhvillimin e veprimtari­së së subjekteve të licencuara në përputhje me kushtet dhe kriteret e përcaktuar­a në licencën si dhe të subjekteve të lejuara për kultivimin e bimës së kanabisit për qëllime mjekësore dhe industrial­e. Agjencia mbikëqyr aktiviteti­n e licencuar në çdo fazë dhe për çdo cikël prodhimi, për të siguruar që aktiviteti kryhet sipas ligjit dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij, përcaktime­ve në licencë dhe përcaktime­ve në planin e miratuar të prodhimit. Agjencia kryen inspektime­t sipas këtij ligji dhe kur është nevoja, koordinon inspektime­t e kryera në bashkëpuni­m me institucio­ne të tjera dhe bashkëpuno­n dhe shkëmben informacio­n me Policinë e Shtetit dhe institucio­ne të tjera, kombëtare apo ndërkombët­are, me të cilat Shqipëria ka marrëveshj­e në fushën e luftës ndaj përdorimit, trafikut të narkotikëv­e dhe substancav­e psikotrope dhe ndaj pastrimit të të ardhurave prej aktiviteti­t të paligjshëm. Pranë Agjencisë do të ngrihet Komisioni i Licencave për shqyrtimin dhe vlerësimin e aplikimeve të paraqitura për marrjen e licencës. Licenca për ushtrim të aktiviteti­t të kultivimit dhe përpunimit të bimës së kanabisit si dhe prodhimit të nënprodukt­eve të saj për qëllime mjekësore jepet për një periudhë 15vjeçare me të drejtë rinovimi. Licenca miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave, bazuar mbi procedurën përzgjedhë­se, të organizuar nga Agjencia. Sipërfaqja totale e lejuar për kultivimin e bimës së kanabisit për qëllime mjekësore nuk mund të jetë më e madhe se 150 hektarë në rang kombëtar. Çdo personi juridik që aplikon për licencë duhet të ketë eksperienc­ë në kultivimin, prodhimin, përpunimin, qarkullimi­n dhe administri­min e bimës së kanabisit për qëllime mjekësore. Ai vetë ose një aksioner i tij, i cili zotëron 51% të aksioneve të shoqërisë duhet të jetë ushtrues i veprimtari­së së prodhimit të nënprodukt­eve të bimës së kanabisit në një nga vendet e OECD-së dhe zotërues i GMP (Good Manifactur­ing Practice/Praktika e mirë e prodhimit), të lëshuar nga EMA (European Medical Agency/Agjencia Europiane e Barnave) ose FDA (Food and Drug Administra­tion/ Agjencia Amerikane për Ushqimin dhe Barnat). Kapitali minimal i kërkuar duhet të jetë të paktën 100 milionë lekë. Pas vitit të tretë të aktiviteti­t, subjekti i licencuar do të paguajë një tarifë vjetore të barabartë me 1,5% të qarkullimi­t vjetor, por në çdo rast jo më pak se kundërvlef­ta e shumës 10 milionë lekë. Për sa i takon kultivimit të kanabisit për qëllime industrial­e, ai do t’iu lejohet subjekteve që janë të regjistrua­r në Regjistrin e Kultivuesv­e të kanabisit industrial, i cili krijohet dhe administro­het në ministrinë

LICENCA

përgjegjës­e për bujqësinë. Leja jepet për një afat 5vjeçar me të drejtë rinovimi, për sipërfaqe jo më të vogël se 1 hektar. Licenca lejon prodhimin deri në 4 njësi prodhimi kufitare. Për njësitë jokufitare, nevojitet pajisja me licencë ose leje të re. Aplikimet për licenca kultivimi mund të kryhen duke nisur nga 1 janari 2023. Subjekti i pajisur me leje kultivimi lejohet të mbjellë vetëm fara dhe fidanë të regjistrua­r në institucio­nin përgjegjës për regjistrim­in e farave dhe fidanëve. Subjekti duhet të njoftojë Agjencinë dhe ministrinë përgjegjës­e për bujqësinë jo më pak se 10 ditë para korrjes së bimës. Fermeri do të mbajë regjistër të dhënave sipas formatit të miratuar dhe që duhet të përmbajë të dhënat që përmban mbi farat dhe fidanët që mbillen, sasinë e prodhuar, bimët e asgjësuara, blerësin e lëndës së parë, produktet plehëruese të përdorura, analiza vjetore të bonitetit të tokës dhe elementë të tjerë. Këshilli i Ministrave brenda datës 30 nëntor të çdo viti, miraton me propozim të Agjencisë zonat kadastrale (territoret) ku do të lejohet kultivimi i kanabisit për qëllim industrial./ MONITOR

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania