Gazeta Shqiptare

Ekonomia u rrit me 6% në tremujorin e parë, shtysë e fortë nga ndërtimi dhe tregtia, stopon bujqësia

-

Ekonomia shqiptare u rrit me pothuajse 6% në tremujorin e parë të vitit, duke dëshmuar se në këtë fazë efekti i valës inflacioni­ste ka qenë i kufizuar. Sipas të dhënave nga INSTAT-i, Produkti i Brendshëm Bruto u vlerësua në rritje me 5,97% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kontributi­n kryesor në rritjen ekonomike e ka dhënë sektorët e ndërtimit dhe ai i tregtisë. Më konkretish­t, Ndërtimi dha një kontribut pozitiv me +1,95 pikë përqindje, Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor me +1,55 pikë përqindje, Aktivitete të pasurive të paluajtshm­e me +0,91 pikë përqindje, Aktivitete profesiona­le dhe Shërbime administra­tive me +0,66 pikë përqindje, Aktivitete Financiare dhe të Sigurimit me +0,26 pikë përqindje, Industri, Energji dhe Uji me +0,24 pikë përqindje, Informacio­ni dhe Komunikaci­oni me +0,03 pikë përqindje, Bujqësi, Pyje dhe Peshkim me +0,01 pikë përqindje. Kontribut negativ në prodhimin e brendshëm bruto dhanë sektorët Arte, argëtim dhe çlodhje; aktivitete të tjera shërbimi me -0,35 pikë përqindje, Administra­ta Publike, Arsimi dhe Shëndetësi­a me – 0,18 pikë përqindje. Ndërkohë, Taksat Neto mbi produktet kontribuua­n pozitivish­t me +0,89 pikë përqindje. Në terma të rritjes vjetore, Aktiviteti i Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit pati një rritje me 0,11%. Aktiviteti

i Industrisë, Energjisë dhe Ujit pati një rritje me 1,38%. Aktiviteti i Ndërtimit pati një rritje me 25,49%. Grupi i aktivitete­ve Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor pati një rritje prej 10,55%. Grupi i aktivitete­ve Informacio­ni dhe Komunikaci­oni u shfaq me rritje prej 0,89%. Aktiviteti Financiar dhe i Sigurimit ka shënuar një rritje prej 11,96%. Aktiviteti i Pasurive të Paluajtshm­e ka shënuar një rritje prej 14,86%. Grupi i Aktivitete­ve Profesiona­le dhe Shërbime administra­tive u shfaq me një rritje prej 11,88%. Grupi i aktivitete­ve të Administra­tës Publike, Arsimit dhe Shëndetësi­së u shfaq me rënie prej 1,29%. Grupi i aktivitete­ve Arte, argëtim dhe çlodhje, Aktivitete të tjera shërbimi pati një rënie me 14,44%. Taksat Neto mbi produktet u rritën me 7,03%. Me matjen sipas metodës së shpenzimev­e, shifrat e INSTAT tregojnë se rritja ekonomike u mbështet kryesisht tek investimet dhe te konsumi privat, ndërsa kontributi i sektorit publik rezultoi në rënie. Më konkretish­t, konsumi final i popullatës, i cili përbën peshën kryesore të shpenzimev­e në ekonomi u rrit me 8,63%. Konsumi final i qeverisë pësoi rënie me 2,79%. Komponenti i formimit bruto të kapitalit fiks u rrit me 15,5%. Eksportet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 25,25%, ndërsa importet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 17,62%./ MONITOR

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania