Gazeta Shqiptare

Rritja e çmimeve të materialev­e, Ibrahimaj: Do të kompensojm­ë me 6 mld lekë kompanitë e ndërtimit

-

K ompanitë e ndërtim it do të kompensohe­n me 6 miliardë lekë për shkak të rritjes së materialev­e. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, gjatë prezantimi­t të aktit normativ për kompensimi­n e çmimeve të ndërtimit bëri të ditur se janë rreth 300 kompani, që do të provojnë përmes faturave rritjen e materialev­e të ndërtimit. “Nga ky akt kompensimi për secilin operator është 5 deri në 30%”, - shtoi ajo. Ibrahimaj tha se në dy muajt e fundit është vënë re një ngadalësim i sektorit të ndërtimit. “Ne po mbështesim bizneset që do ndihmojnë ekonominë shqiptare, por edhe të mbajnë normat e punësimit. Ne kemi një ngadalësim në ecurinë e prokurimev­e publike që kanë qenë në 14%. Referuar shifrave të qarkullimi­t në ndërtim, kemi një ngadalësim me 1.6% në krahasim me vitin e kaluar. Ndonëse sektori i ndërtimit në tremujorin e parë të këtij viti rezultoi me rritje ekonomike, në dy muajt e fundit kanë pasur një impakt në ngadalësim­in e qarkullimi­t të këtij sektori. Qeveria në këto raste e ka për detyrë të ndërhyjë dhe të garantojë rritje ekonomike. Ky akt normativ prek investimet në infrastruk­turë dhe ato në rindërtim, që janë nevojë jetike për ekonominë”. “Unë do ta cilësoja si emergjencë kombëtare ndërhyrjen në këtë sektor. Procedurat e përfitimit të kompensimi­t janë përcaktuar me detaje në aktin normativ dhe i referohen realizimit të një kontrate shtesë për punë që kryen mbas miratimit të këtij akti. Kompensimi për secilin operator është 5 deri në 30 për qind. Ndërkohë që çmimet mund të jenë rritur më shumë se 30%, ky është një risk që do ta ndajmë me kompanitë. Përfituese janë rreth 300 kompani. Janë shumë kontrata që janë lidhur prej fillimit të këtij akti normativ. Efekti maksimal është 6 miliardë lekë. Fondet do të lëvrohen bazuar në faturat që do të dorëzohen pranë autoritete­ve kontraktor­e dhe bazuar në një analizë të realizimit të këtyre punimeve. Ne nuk e dimë se çdo të ndodhë me çmimet e materialev­e të ndërtimit në të ardhmen, ne nuk e dimë nëse do të vijojnë të jenë kaq të larta, ne do të njohim deri në 30% të shpenzimev­e që janë të parashikua­ra të lidhura me këto produkte”. / MONITOR

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania