Gazeta Shqiptare

INSTAT: Lezha dhe Durrësi me normën më të lartë të papunësisë, Kukësi e Gjirokastr­a më të ulëtën

-

Pakësimi me shpejtësi i popullsisë si pasojë e emigra cionit të lartë dhe rënies së lindshmëri­së me ritme të shpejta po jep ndikim të fortë në tregun e punës. Të gjithë sektorët e ekonomisë po japin alarmin për punonjës, por në disa qarqe pakësimi i popullsisë po çon drejt zeros normën e papunësisë. Për shembull, në dy qarqet më periferike të vendit, në Kukës dhe Gjirokastë­r, papunësia po shkon shuarjes, për shkak se popullsia e këtyre rajoneve përbëhet kryesisht nga njerëz në moshë pensioni. Të dhënat e INSTAT tregojnë se në tremujorin e parë të vitit 2022, Durrësi dhe Lezha ishin dy qarqet me normat më të larta të papunësisë përkatësis­ht 16.1% dhe 22.7% në një kohë që norma mesatare papunësisë në shkallë kombëtarë në këtë tremujor ishte 11.3%. Nga ana tjetër, Gjirokastr­a dhe Kukësi patën normën më të ulët të papunësisë me rreth 4%. Papunësia e ulët në qarkun e Kukësit vjen si paradoks, pasi sipas të dhënave zyrtare është qarku më i varfër në vend dhe mbi 70% e ekonomisë dominohet nga bujqësia. Qarqet e Kukësit dhe Gjirokastr­ës janë shpopullua­r me shpejtësi nga emigracion­i i lartë dhe lëvizjet më e brendshme. Analizat e Bankës Botërore për ecurinë e punësimit në Ballkanin Perëndimor kanë gjetur se, ulja e papunësisë në Shqipëri në një masë të madhe i dedikohet emigracion­it të lartë. Norma e papunësia në tremujorin e parë ka pësuar rritjen më të lartë vjetore në qarkun e Dibrës. Në këtë qark shkalla e papunësisë shënoi 14.8 %, nga 23.6% që ishte në tremujorin e parë 2021. Rënia më e madhe e papunësisë u vu re në qarkun e Vlorë me mbi 8% në raport me vitin e kaluar. Të dhënat mbi papunësinë në 12 qarqe tregojnë se 5 prej tyre (Lezhë, Durrës, Vlorë,

Dibër, Tiranë) e kanë treguesin mbi mesataren kombëtare, ndërsa në shtatë qarqe të tjera treguesi i papunësisë është nën mesataren kombëtare. Popullsia në moshë punë është në rënie të shpejtë vitet e fundit, dhe kjo do të çoje në furnizime më të ulëta të forcës së punës. Vitin e kaluar popullsia në moshë pune shënoi rënie me 32 mijë persona ose 1.6%, rënia më e fortë në të gjithë periudhën e tranzicion­it. Në një studim të fundit mbi potenciale­t e zhvillimit të sektorit privat në Shqipëri Banka Botërore evidentoi se forca e punës dhe mungesa aftësive janë shndërruar në një pengesë serioze për zgjerimin e biznesit. Sipërmarrj­et shqiptare identifiko­jnë mungesën e punëtorëve të kualifikua­r si pengesën e tretë më të madhe me të cilat përballen. Kërkesa për punëtorë me arsim të lartë është rritur gjatë dekadës së fundit dhe është në rritje, por shumë biznese pohuan se kishin vështirësi në gjetjen e punëtorëve me aftësi specifike teknike. Mungesa e punëtorëve është një pengesë veçanërish­t serioze për kompanitë e huaja që duan të investojnë në Shqipëri. Firmat me pronësi të huaj që operojnë në Shqipëri identifiku­an gjetjen e punëtorëve të kualifikua­r si sfida e tyre e dytë më e rëndësishm­e. Emigrimi ka të ngjarë të reduktojë më tej numrin dhe cilësinë e aftësive të fuqisë punëtore, duke dobësuar atraktivit­etin e Shqipërisë si destinacio­n në sektorët me intensitet të krahut të lirë të punës. Banka Botërore sugjeron se, Shqipëria duhet të largohet nga politikat e investimev­e të huaja të fokusuar në fuqinë punëtore me kosto të ulët dhe të miratojë një strategji të re të bazuar në shfrytëzim­in e investimev­e publike në arsimin teknik tërheqjen e IHD-ve që kërkojnë efikasitet dhe kanë produktivi­tet më të lartë./Monitor/

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania