Gazeta Shqiptare

Dëshmitë e njeriut që vuajti 20 vite burg politik: U eliminua truri i kombit shqiptar

“Diktatura e proletaria­tit vazhdimish­t prodhoi ‘armiq të betuar’, s’ndalej përpara asnjë lloj krimi” “Nga 28 tetori deri në 16 nëntor 1944, Tirana u përball me terror masiv”

-

Gjatë 50 viteve të diktaturës, me gjyqe speciale të mon tuara, u eliminua truri i kombit shqiptar. Këto pasoja janë të shumta, por më e rëndësishm­ja është prishja e njeriut, për të cilin ish-Presidenti i Çekosllova­kisë, Vaslav Havel, ka thënë: “Komunizmit do t’i falja çdo gjë, veç prishjes së njeriut”. Armiku më i madh i demokracis­ë është komunizmi, prandaj është detyrim moral të hidhet dritë mbi të vërtetën historike, sepse në çdo segment të saj do të gjejmë heronj e luftëtarë, që atdheut i dhuruan gjënë më të shtrenjtë jetën, prandaj me energji të shumëfishu­ara të mundohemi pa u lodhur për pasqyrimin e të vërtetës. Kush më mirë se ne të mbijetuari­t politikë, mund ta bëjë këtë! Me çdo kusht duhet të pasqyrohet e vërteta dhe ne duhet me korrektësi dhe ndershmëri të themi vetëm të vërtetën. Komunizmi shqiptar me gjithë terrorin e pashembull­t, nuk mundi të gjunjëzont­e antikomuni­stët, të cilët mbetën deri në fund të jetës atdhetarë të nderuar. Krimi komunist shqiptar mban mbi shpinën e tij një pafundësi krimesh, ku spikat roli drejtues i Partisë Komuniste nën udhëzimet direkte të Enver Hoxhës dhe klanit të tij, të cilët nuk ishin gjë tjetër veçse vasalë të Jugosllavë­ve nëpërmjet të ashtuquajt­urit “vëllazërim” me armikun shekullor të kombit tonë. në prag të të ashtuquajt­urit “çlirim”, kur populli shqiptar priste një fillim të mbarë, vendosjen e bashkim-vëllazërim­it si dhe nisjen e proceseve demokratik­e? Pikërisht në ato ditë nga 28 tetori deri në 16 nëntor 1944, Tirana papritmas gjendet përballë terrorit masiv. Filluan ekzekutime­t pa gjyq ndaj nacionalis­tëve, patriotëve, intelektua­lëve dhe ish-funksionar­ëve të shtetit. Tirana u mbyt në gjak. Me urdhër të komandanti­t të përgjithsh­ëm diktatorit Enver Hoxha, ishin krijuar njësi speciale partizane që, me lista “kundërshta­rësh” në duar, merrnin peng, vrisnin në rrugë e para syve të familjarëv­e. Kjo masakër nisi krahas hyrjes së brigadave partizane në Tiranë. Sipas dëshmive të personave okularë, numri i të ekzekutuar­ve ishte më shumë se 100 veta. Kjo ishte dëshmia më e saktë e atij kalvari, që pagëzoi me gjak, dhunë e terror pemën e pretenduar të lirisë së shqiptarëv­e, e cila për gjatë një gjysmë shekulli të çmendur, do të rezultonte se ishte pema e gjenocidit ndaj shtresës elitare të shoqërisë shqiptare, që ndër kohëra pati treguar se ishte një shtresë fisnike në sistemin e vlerave të shoqërisë shqiptare. Ata që u shpëtuan plumbave ishin të burgosurit e parë, për të cilët u hapën dyert e burgut të vjetër dhe burgut të ri, si dhe qelitë e hetuesisë. Natyrisht edhe këta do të merrnin dënimin dikush me vdekje, dikush me burgim. Le të fillojmë me Gjyqin e parë Special të Tiranës. Më 31 dhjetor 1944, në Burgun e Vjetër të Tiranës, numërohesh­in më shumë se 600 burra, të cilët ju nënshtruan një hetuesie të rreptë nga hetues të ardhur drejtpërdr­ejt nga malet. Ata i nxorën në gjyq, njëfarë “Nurembergu Shqiptar”, në kundërshti­m me të gjitha konventat ndërkombët­are, të iniciuara nga fituesit e Luftës së Dytë Botërore. Ky gjyq u zhvillua në mars-prill 1945, në sallën e ish-Teatrit Popullor. Po zhvillohej një nga gjyqet më absurde dhe më të pamotivuar nga ana juridike, jehona e të cilit do të oshtinte gjatë në veshët e shqiptarëv­e, si një kambanë ogurzezë, që paralajmër­onte tragjeditë dhe makthet e ardhshme….! Grupi i gjyqtarëve jep dënimin:

“Në emër të popullit”, duke çuar para grykave të zjarrit 17 burra shteti, që nuk kishin kryer asnjë krim, përveç se kishin qenë shtetarë të denjë, të vendit të tyre. Në lozhën e sallës së gjyqit qëndronte vetë ai, udhëzuesi i këtij skenari makabër, Enver Hoxha, i rrethuar nga fanatikët e tij besnikë, duke vëzhguar me imtësi çdo detaj të zhvillimit të gjyqit. Trupi gjykues i përbërë nga: Koçi Xoxe kryetar, gjeneral-lejtnant, Hysni Kapo anëtar, kolonel, Beqir Balluku anëtar, nënkolonel, Faik Shehu anëtar, nënkolonel, Bilbil Klosi anëtar, major, Medar Shtylla anëtar, mjek, Halim Budo anëtar, jurist, Gaqo Floqi anëtar, jurist dhe prokuror Bedri Spahiu, dënoi me pushkatim: Fejzi Alizoti, Javer Hurshiti, Kol Tromara, Konstandin Kote, Hilmi Leka, Reshit Merlika, Ismail Golemi, Tahsim Bishqemi, Terenc Toçi, Zef Kadarja, Shyqyri Borshi, Beqir Valteri, Bahri Omari, Dik Cani, Aqif Përmeti, Daut Çarçani dhe Gustav Mirdash. Ndërsa me burgime të rënda, u dënuan: Koço Kota, Ibrahim Biçaku, Xhevat Korça, Qemal Vrioni, Et’hem Cara, Xhevit Leskoviku, Jakov Mile, Ndoc Naraci, Tefik Mborja, Rrok Gera, Mihal Zallari, Koço Tasi, Akile Tasi, Fiqiri Llagami, Lazer Radi, Sami Koka, Sulejman Vuçiterna, Bajram Pustina, Nedin Kokona, Refat Tartari, Bilal Nivica, Ismet Kryeziu, Sokrat Dodbiba, Shuk Gurakuqi, Refat Begolli, Anton Kozmaçi, Mihal Sherko, Rok Kolaj, Vangjel Goxhomani, Zija Bejleri, Gjergj Bubani, Isan Libohova, etj.. Pas Gjyqit Special të vitit 1945, arrestohen dhe burgosen 3 personalit­ete politike, dy prej të cilëve ishin anëtarë të Regjencës në vitet 1943-1944: Lef Nosi dhe Pater Anton Harapi, si dhe kryeminist­ri i asaj periudhe, Maliq Bushati. Të tre i nxorën në Gjyqin e Lartë Ushtarak, në janar 1946 dhe i dënojnë me vdekje, pushkatim, duke i futur në gropën e përbashkët në “Kodrën e Priftit”, ku gjendeshin të pushkatuar­it nga Gjyqi Special i Tiranës, prill 1945. Në vitet 1945-1948, nacionaliz­mi shqiptar pësoi persekutim­in më barbar që ka njohur historia. Diktatori Enver Hoxha, ngarkoi ministrin e Brendshëm të atyre viteve, gjeneralin Koçi Xoxe, për kryerjen e këtij misioni, i cili me anë të Sigurimit të Shtetit, Policisë, Prokuroris­ë dhe Gjykatave Ushtarake, vuri në zbatim direktivat e Byrosë Politike për, asgjësimin e nacionalis­tëve shqiptarë. Në këto rrethana, elementët kundërshta­rë nisën të grumbulloh­en dhe të reflektoni­n rreth këtij uzurpimi të dhunshëm të vetëdijes kolektive shqiptare…! Pasqyra, ishin zgjedhjet e dhjetorit të vitit 1945. Këto zgjedhje edhe pse u monitoruan nga perëndimor­ët dhe kryesisht nga anglo-amerikanët, liria e tyre u mbyt nën tamtamet delirante të partisë shtet, nën terrorin policor ndaj elementëve të dyshuar si opozitarë të regjimit komunist. Piketohen elemente nga Fronti i Rezistencë­s, Legaliteti­t dhe nga grupimi social-demokrat. Këta ishin intelektua­lë të ndershëm, që e donin ndryshe vendin e tyre e, jo me thikë pas shpine, sipas stilit agjenturor jugosllav që dominonte udhëheqjen e re shqiptare. Emra të tillë si: Sami Qeribashi, Qenan Dibra e Musine Kokalari, ishin figurat e para intelektua­le dhe politike që ju kundërvunë diktaturës. Me ta u bashkuan dhe intelektua­lë të tjerë, si: Suat Asllani, Baltaz Benusi e shumë të tjerë. Një ndër më të spikaturit opozitar, ishte dhe intelektua­li Gjergj Kokoshi, ish-ministër i Arsimit në qeverinë e parë të Enver Hoxhës, që edhe pse ishte

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania