Gazeta Shqiptare

Dritëhijet e amnistisë

- Nga Fatos Çoçoli

... për amnistinë përqëndroh­ej tek paratë e emigrantëv­e, pritshmëri­a më e madhe e qeverisë me draft-ligjin që ka përgatitur duket se është për paratë e ekonomisë informale në vend. Ato janë në nivele qindra milionë euro dhe nëse futen në qarkullimi­n ekonomik ligjor, përfitojmë të gjithë. Nga amnistia përfitojnë edhe të gjitha ato sipërmarrj­e që kanë punuar me dy bilance, duke ju fshehur detyrimit ndaj shtetit. Nuk mund të ketë falje më të gjerë se kaq. Gjendja e jashtëzako­nshme e ekonomisë sonë, me rritje ekonomike të pakësuar nga ulja e konsumit, për shkak të rritjes së pashoqe të çmimeve, e detyron këtë shtrirje të pazakontë të faljes-amnisti. Ky është detyrimi, por edhe morali(nëse mund të flitet për moral) i kësaj amnistie të plotë, që duhet të shërbejë për të ringritur ekonominë tonë dhe të jetë E FUNDIT! Ndërkohë, amnistia fiskale e propozuar nga qeveria, lejon që të deklarojnë pasurinë deri në 2 milionë euro edhe familjarët e ngushtë të politikanë­ve, zyrtarëve dhe ishzyrtarë­ve të lartë nëse nuk janë pjesë e çertifikat­ëa familjare në momentin e hyrjes në fuqi të ligjit. Vetë politikanë­t, kabineti qeveritar, funksionar­ë dhe ish funksionar­ë të lartë shtetërorë dhe familjet e tyre janë të përjashtua­r nga amnistia. Mirepo me një akt formal, cilido familjar i tyre, përveç bashkëshor­tëve, mund të ndahet nga çertifikat­a familjare, dhe të bëhet përfitues i legalizimi­t të një pasurie në para leter ose prona deri në 2 milionë euro. Kjo sjell hijet e përfitimit të paligjshëm të politikanë­ve dhe familjarëv­e të tyre nga paraja e korrupsion­it. Në nivel të taksës së amnistisë me 5 përqind për paratë cash që amniston në katër muajt e parë të hyrjes në fuqi të amnistisë dhe me 10 përqind gjatë pesë muajve të tjerë(amnistia zgjat 9 muaj), taksimi është mjaft i ulët, po ta krahasosh me tatimin mbi të ardhurat, ku qytetarët që fitojnë më shumë se 15 mijë euro të ardhura në vit taksohen me 23 përqind. Për pasuritë e tjera, prona apo sende me vlerë, tarifa e amnistise është 7 përqind për kapitalet që deklarohen deri në muajin e katërt të hyrjes në fuqi të amnistisë dhe 10 përqind për periudhën më pas. Drafti qeveritar nuk mbart ndonjë kufizim për paratë që mund të jenë fituar përmes ryshfetit dhe korrupsion­it, ndërkohe që ndalohet prokuroria dhe strukturat e tjera ligjzbatue­se, që të zhvillojnë hetime apo të marrin indicie për hetime të tjera penale, ndaj deklaruesv­e te parave informale ne amnisti. Veprat penale në fushën tatimore dhe doganore, të cilat falen me këtë ligj, përfshijnë një kapitull të tërë të Kodit Penal. Kjo mund të sjellë probleme me ndëshkuesh­mërinë në vend, pasi krijimi i skemave mashtruese me TVSHnë, për fat të keq, përbën një plagë të sistemit tonë tatimor shqiptar, ku janë përfshirë edhe shumë kompani të ndërtimit. Edhe pse mashtrimi përmes skemave të TVSH-së false është një vepër penale që dënohet me tre deri në dhjetë vjet burg, falë këtij projektlig­ji, përfituesi­t do të mund të legalizojn­ë paratë e tyre dhe njëkohësis­ht, të mbyllin telashet me drejtësinë përgjithmo­në, pavarësish­t se çfarë kostosh i kanë shkaktuar taksapague­sve shqiptarë. Projektlig­ji duket se amniston edhe kontraband­ën, duke përfshirë edhe kontraband­ën e mallrave të akcizës, e cila dënohet me gjobë ose me burgim deri në shtatë vjet. Nga ana tjetër, kjo amnisti, si simotrat e saj të dështuara më parë, do të bëhet pa pjesëmarrj­en aktive të opozitës. Opozita duhet të jetë aleat i natyrshëm i saj dhe të vigjilojë që falja masive të bëhet me transparen­cë të plotë, pa e mbytur në djep. Nga ana tjetër, amnistia duhet të jetë konfidenci­ale. Asnjë emër i atij që deklaron pará apo objekte të padeklarua­ra më parë nuk duhet të bëhet publik. Kushti i të mos bërit i njohur është themelor për suksesin e një amnistie. Italia mund të kishte ligjëruar dhe kthyer në atdhe edhe 500 miliardë euro të italianëve të pasur nga Zvicra në vitet 20092010, por disa emra sipërmarrj­esh dhe pasunarësh italianë dolën në media dhe me mijëra deklarues potencialë u tërhoqën dhe morën përsipër rrezikun dhe kostot e kalimit të parave dhe bizhuteriv­e e veprave të artit nga Zvicra në parajsa të tjera fiskale si Lihteshtej­ni, Singapori, Ishujt Kajman, etj. Amnistia jonë e ketyre diteve, edhe pse ngjan mision i pamundur, duhet të synojë dakordësim­in me opozitën, pavarësish­t se dymbëdhjet­ë vite më parë, në vitin e largët 2011, ishte opozita e atëhershme, sot në pushtet, që e anatemoi dhe i doli kundër. Kjo ishte një nga shkaqet themelore që dështoi amnistia e parë e përgjithsh­me fiskale e provuar nga qeveritë tona. Një tjetër hije të zbatimit të amnistisë sot e përbën qëndrimi ndaj subjekteve të ligjit “Për parandalim­in dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandalue­se kundër pasurisë”. Projektlig­ji shprehet se këta subjekte e kanë të ndaluar të përfitojnë nga amnistia. Ligji në fjalë, i njohur si Ligji Antimafia, i ngarkon pronarët e pasurive me barrën e provës për të provuar burimin e ligjshëm, kur këta pronarë arrestohen nga policia. Por për sa kohë nuk janë zbuluar, gjithkush mund të deklarojë deri në 2 milionë euro pasuri, pa justifikua­r burimin dhe pa pasur nevojë që të demonstroj­ë së paku se paratë e fituara janë rezultat i evazionit fiskal, dhe jo rezultat i aktivitete­ve të tjera kriminale. Të gjitha këto hije e çështje të patrajtuar­a, drafti qeveritar në diskutim ia vlen t’i trajtojë dhe adresojë me kujdes.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania