Gazeta Shqiptare

Jorida Tabaku: Basha ka dhënë dorëheqjen, është e shkuara e PD

“Momenti për një opozitë të bashkuar, duhet të shohim nga e ardhmja” “Të ofrojmë atë që nuk ofruam dot në 2019-ën”

-

Deputetja Jorida Tabaku, në një komunikim për mediat tha se Partia Demokratik­e duhet të dalë e bashkuar. Gjithashtu u shpreh se Lulzim Basha ka dhënë dorëheqjen dhe se tashmë i përket të shkuarës. Më tej shtoi se është koha që PD-ja të shohë nga e ardhmja. “Nuk ka rëndësi se çfarë pozicion kam unë. Duhet të ngrihemi mbi veten tonë për të ofruar një ofertë serioze për PDnë, në zgjedhjet e 14 majit. Sot është momenti që të bashkuar të ofrojmë atë që nuk e ofruam dot në vitin 2019. Shqiptarët presin një ofertë serioze nga Partia Demokratik­e. Unë do të jem gjithmonë për bashkimin e Partisë Demokratik­e. Lulzim Basha ka dhënë dorëheqjen. Është e shkuara e PD-së, ne duhet të shohim nga e ardhmja. Data me firmën e tij është 18 mars 2022”, - deklaroi ajo. Deputetja e Partisë Demokratik­e, Jorida Tabaku, ka reaguar për rritjen e pagës minimale. Tabaku u shpreh se shtesa e mesme do të mbitaksohe­t, pasi do të paguajë 16 milionë euro shtesë. Ajo ka shtuar se “taksat që merren nga shtresa e mesme përkthehen në koncesione korruptive”. “Mirëmëngje­si dhe javë të mbarë, 16 milionë euro shtesë do të paguajë shtresa e mesme vetëm si rezultat i rritjes së pagës minimale. Kjo, shtuar me 23% për të gjithë të vetëpunësu­arit do të jetë një barrë shumë e rëndë për shtresën e mesme. Në vend që në Shqipëri të promovohet e të mbështetet puna dhe talenti, fatkeqësis­ht kjo nuk ndodh. Shtresa e mesme, e cila duhet të ishte motori i zhvillimit të një vendi, sot është e mbitaksuar, e këto taksa që merren nga shtresa e mesme, përkthehen në koncesione korruptive, të cilat në fund të ditës nuk i shkojnë pjesës më të madhe të shoqërisë. Unë besoj që problemi është te sistemi, te sistemi i ngritur, i cili penalizon punën, i cili penalizon talentin e nuk e mbështet talentin. Kjo në fund të ditës përkthehet në një kapje shteti. Pa e ndihmuar dhe mbështetur shtresën e mesme, ne nuk i themi dot ‘stop’ emigracion­it masiv”, - tha Tabaku.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania