Gazeta Shqiptare

Gjykata i dha vulën, Alibeaj fton kandidatët të futen në zgjedhjet e 14 majit me logon e PD-së

-

Enkelejd Alibeaj ka mbledhur dje kryesinë e grupit. Gazetari Osman Stafa tha për “BalkanWeb”, se Alibeaj është shprehur se nga dje fokusi kryesor do të jenë zgjedhjet e 14 majit. Gjithashtu mësohet se Alibeaj ka ftuar edhe kandidatët e Primareve që të futen në zgjedhjet lokale me logon e Partisë Demokratik­e. “Nga sot fokusi kryesor i të gjithë veprimtari­së sonë politike janë zgjedhjet vendore të 14 majit. Me pjesëmarrj­en, me kandidatët, me garën, me synimet dhe me rezultatet tona në këto zgjedhje duhet të nderojmë historinë e Partisë Demokratik­e. Të afirmojmë Partinë Demokratik­e si alternativ­a kryesore e qendrës së djathtë demokratik­e, kombëtare, perëndimor­e dhe euro-atlantike në Shqipëri. T’i japim pushtetit vendor fytyrën e alternativ­ës sonë demokratik­e. Të vendosim dhe të synojmë objektiva ambicioze, të hedhim bazat e sigurta të fitores së madhe në zgjedhjet parlamenta­re për largimin e qeverisë së korruptuar deri në palcë të Edi Ramës dhe duke bërë realitet rrotacioni­n jetëdhënës të pushtetit, që presin me etje të shpallur shumica e shqiptarëv­e. Për këtë:

1-Në lidhje me kandidatët për këshilltar­ë bashkiakë:

Duhet të fillojnë menjëherë nga puna duke ftuar demokratët dhe intelektua­lët rreth saj të shprehin interesin për të qenë pjesë e listës së këshilltar­ëve të PD-së në bashkitë respektive. Paralelish­t, kjo kryesi do të miratojë një udhëzim të detajuar për mënyrën e zgjedhjes dhe renditjes së tyre në mënyrë demokratik­e dhe të drejtë.

2- Në lidhje me kandidatët për kryetarë të bashkive:

Në funksion të bashkimit, duke konsiderua­r realitetet që kanë prodhuar primaret e mëparshme të PD-së në prag të zgjedhjeve të vitit 2021, votimet me primare nga grupi i Rithemelim­it dhe kandidime të tjera, i propozoj kësaj kryesie hapjen në princip ndaj gjithë prurjeve në fjalë, në mënyrë eksplicite ndaj kandidatëv­e demokratë të Primareve gjithashtu, me synim daljen me kandidatë unikë.

3-Në lidhje me aleancat: PD-ja merr përsipër t’i prijë ndërtimit të një aleance sa me të gjerë të mundshme të të gjitha partive të qendrës së djathtë, me synim maksimizim­in e votave të një të djathtë pluralë, ku secili subjekt zhvillon identiteti­n e vet politik brenda kornizës përbashkue­se të vlerave demokratik­e, kombëtare dhe perëndimor­e.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania