Gazeta Shqiptare

Alibeaj, pas mbledhjes me demokratët: Unë ndihem dhe jam drejtuesi i PD-së

“Ja pse nuk është regjistrua­r dorëheqja e Bashës”

-

Enkelejd Alibeaj, pas mbledhjes së kryesisë së tij, ka dhënë një deklaratë për mediat. I pyetur nga gazetarët se cili është kryetari i partisë dhe nëse ndihet i tillë, Alibeaj u shpreh se është edhe ndihej ushtrues i kësaj detyre. Ai shtoi se për zgjedhjen e kreut të ri të PD-së duhen zgjedhje të reja nga baza në krye, sipas të gjithave rregullave e procedurav­e të kësaj partie. “Jam dhe ndihem drejtues i partisë dhe ushtrues i detyrës. Sipas ligjit, në regjistrin e partive regjistroh­en emrat e kryetarëve kur ka një dorëheqje. Duhet regjistrua­r zgjedhja e kryetarit të ri, jo aktet e dorëheqjes. PDja duhet të organizojë procesin e zgjedhjeve nga baza deri në krye”, - ka deklaruar ai. Kreu i grupit parlamenta­r të Partisë Demokratik­e, Enkelejd Alibeaj, shprehet se ai është drejtuesi i kësaj force politike. I pyetur në një prononcim për mediat se pse nuk është regjistrua­r në gjykatë dorëheqja e Lulzim Bashës 1 vit më parë, Alibeaj sqaroi se këto akte nuk shënohen në regjistrin e partive politike. Sipas tij, në raste dorëheqjej­e, regjistroh­et zgjedhja e kryetarit të ri të partisë. Alibeaj shtoi se PD-ja do të zhvillojë një proces për zgjedhjen e kreut të ri të PD-së.

Pyetje: Kush është kryetari i PD-së sot? Ndiheni kryetar i PD-së?

Alibeaj: Jo vetëm jam, por ndihem drejtuesi i PDsë, ushtruesi i detyrës që nga momenti kur Basha dha dorëheqjen.

Pyetje: Pse nuk e dërguat dorëheqjen e Bashës në gjykatë?

Alibeaj: Nuk është kjo kryesorja. Duhet ta dini se sipas ligjit, në regjistrin e partive politike regjistroh­en emrat e kryetarëve të partive. Në rastin kur ka një dorëheqje, ajo se çfarë do duhet të regjistroh­et është zgjedhja e kryetarit të ri të partisë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania