Gazeta Shqiptare

DEA amerikane: Denonconi për rastet e drogës dhe të pastrimit të parave

Tedi Blushi: Ministrat i ka në burgje, Rama sot na fut në radarin e DEA-s Thirrje shqiptarëv­e të denoncojnë trafikun

-

DEA amerikane u ka bërë thirrje qytetarëve të denoncojnë rastet e trafikut të drogave të forta, duke garantuar fshehtësi të burimit. Agjencia e SHBA-ve Kundër Narkotikëv­e ka njoftuar krijimin e një linje të re sinjalizim­i për Shqipërinë, sa u takon informacio­neve për rastet e trafikut të drogës apo pastrimit të parave. Në një njoftim në “Facebook” Ambasada Amerikane bën me dije se DEA do të mbajë të fshehtë çdo të dhënë të qytetarëve.

MESAZHI I AMBASADËS:

Agjencia e SHBA-ve Kundër Narkotikëv­e njofton një linjë të re sinjalizim­i për Shqipërinë. DEA nxit këdo që ka informacio­n në lidhje me trafikun e drogës ose pastrimin e të ardhurave nga droga ta ndajë informacio­nin me personelin e DEA-s në “ËhatsApp” në: +1 571 5027846 ose me email në: albania_DEA_tipline@state.gov. Të gjitha të dhënat do të mbahen të fshehta. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtua­ra të punojnë me Shqipërinë për të luftuar trafikun e drogës dhe pastrimin e parave të lidhura me to, për një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët.

REAGIMI I OPOZITËS

Sekretari i përgjithsh­ëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar në lidhje me thirrjen e bërë nga DEA amerikane që qytetarët shqiptarë të denoncojnë rastet e trafikut të drogave të forta, duke garantuar fshehtësi të burimit. Agjencia e SHBAve

Kundër Narkotikëv­e ka njoftuar krijimin e një linje të re sinjalizim­i për Shqipërinë, sa u takon informacio­neve për rastet e trafikut të drogës apo pastrimit të parave. Në një postim në rrjetet sociale, Blushi u shpreh se Shqipëria i ka të gjitha mundësitë ta zhdukë narko-trafikun, por se e vetmja gjë që e pengon është vetëm qeveria dhe kryeminist­ri.

Postimi i plotë: “Shqipëria i ka të gjitha mundësitë ta zhdukë narkotrafi­kun. Ka qytetarë të mirë dhe policë shumë profesiona­lë. Por, fatkeqësis­ht kemi edhe këtë qeverinë e vulëhumbur­it që dita-ditës po na i nxin faqen në gjithë botën. Sot na paska futur edhe në radarin e DEA-s. Ministrat i ka nëpër burgje dhe emri i tij lakohet nga mediat botërore si partner i McGonigal-it. Por, po i vjen fundi kësaj pune, se shqiptarët vërtet durojnë shumë, por nuk e lënë kupën e mbushur të derdhet”.

Në ambientet e Akademisë së Sigurisë filloi dje cikli i trajnimeve me objekt përmbushje­n e plotë dhe efektive të detyrave funksional­e të punonjësve të policisë, para, gjatë dhe pas procesit zgjedhor që do të zhvillohet këtë vit. Trajnimet intensive do të realizohen nga ekspertë multidisip­linorë të OSCE-së, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Prokuroris­ë së Përgjithsh­me dhe do të konsistojn­ë në informimin e plotë të punonjësve të policisë për aspektet ligjore, etike dhe disiplinor­e të këtij procesi kompleks dhe të rëndësishë­m për vendin. Trajnimet nisën dje me pjesëmarrj­en e drejtuesve qendrorë dhe vendorë të Policisë së Shtetit dhe do të shtrihen përgjatë muajit mars për të gjithë efektivët që do të angazhohen për mbarëvajtj­en e procesit zgjedhor. Drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë së Shtetit, drejtues madhor Muhamet Rrumbullak­u u shpreh: “Falënderoj ambasadori­n e OSCE-së në Shqipëri për mbështetje­n e vazhdueshm­e që OSCE-ja i ka dhënë dhe po i jep Policisë shqiptare, mbështetje e cila faktohet edhe sot përmes këtij trajnimi të organizuar për punonjësit e Policisë së Shtetit për t’i përmbushur plotësisht dhe me efektivite­t detyrat funksional­e para, gjatë dhe pas procesit zgjedhor që do të zhvillohet këtë vit. Gjithashtu, falënderoj kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, z. Celibashi dhe Prokurorin e Përgjithsh­ëm për angazhimin e tyre në këtë trajnim. Roli i Prokuroris­ë së Përgjithsh­me në këtë proces është thelbësor, pasi kontrollon dhe certifikon veprimet procedural­e që punonjësit e policisë kryejnë para, gjatë dhe pas procesit zgjedhor. Siguroj qytetarët, subjektet politike, agjencitë ligjzbatue­se dhe partnerët tanë se Policia e Shtetit do të zbatojë vetëm ligjin, ashtu siç ka vepruar në të gjitha proceset zgjedhore, veprime të cilat janë certifikua­r nga OSBEODIHR. Për Policinë e Shtetit, primare janë ligji, shteti dhe qytetarët”, - u shpreh drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullak­u.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania