Gazeta Shqiptare

Partia e Lirisë: 14 maji është më afër se kurrë

“Dita kur do të merren shërbime cilësore për qytetarët”

-

Anëtarja e kryesisë së Partisë së Lirisë, Eriona Bixha, në një deklaratë për mediat denoncoi sfidat e qytetarëve të Tiranës. Ajo rreshtoi problemet kryesore, si mosfunksio­nimi i kartës së rezidentit, trafiku, mungesa e parkimit publik, mungesa e sinjalisti­kës e të tjera.

FJALA E PLOTË E ERION BIXHA:

“Jemi në këtë dalje publike nga foltorja e Partisë së Lirisë në vazhdën e denoncimit të radhës ndaj kryebashki­akut Erion Veliaj. Fatkeqësis­ht sot Tirana është shndërruar në një kryeqytet, ku jetesa është ndërlikuar në çdo aspekt dhe sfidat e qytetarëve të saj janë të pafundme. Njëra prej tyre është mosfunksio­nimi i kartës së rezidentit, më konkretish­t mospërmbus­hja e nevojave të qytetarëve për të parkuar në zonën ku ata banojnë, pra janë rezidentë. Trafiku dhe parkimi në Tiranë janë shndërruar në një makth të vërtetë për qytetarët. Sipas statistika­ve të grumbullua­ra, vetëm 1% e makinave në Tiranë mund të gjejnë vend parkimi publik falas. Aktualisht, në Bashkinë e Tiranës janë rreth 5841 vende parkimi për rezidentët të ndara në katër zona Administri­mi të Parkimit, siç e shihni një numër tepër i vogël në raport me numrin e popullsisë dhe numrin e automjetev­e që disponojnë qytetarët e Tiranës. Aplikimi i kartës së rezidentit për parkim pa pagesë të qytetarëve në zonat ku banojnë ka hasur në vështirësi të mëdha në përmbushje­n e kërkesave dhe të drejtave të tyre për të siguruar vende të lira parkimi. Urbanistë të ndryshëm theksojnë se problemi me parkimin filloi me “zaptimin” e qytetit nga kullat e shumta dhe të larta. Ndërtimet pa kriter dhe zënia e hapësirave publike e përshkallë­zojnë problemin çdo ditë e më shumë. Ekspertë të fushës nga sindikata e arkitektëv­e vazhdimish­t këmbënguli­n për lënien e hapësirave të nevojshme mes pallateve apo objekteve të ndryshme, si një mundësi shfrytëzim­i për parkimin e rezidentëv­e. Bashkia e Tiranës, jo vetëm që nuk iu vjen në ndihmë qytetarëve, por përkundraz­i i ngarkon ata edhe më shumë me gjobat abuzive të vendosura nga Policia Bashkiake. Qytetarët në mungesë të një hapësire publike detyrohen të parkojnë në rrugët që i nënshtrohe­n sistemit të tarifimit, por duke mos kryer pagesën në kohën e duhur, sipas mënyrës së duhur apo nga pamundësia ekonomike për ta kryer këtë pagesë, gjobiten nga Policia Bashkiake. Mënyra e kryerjes së pagesës është një tjetër problemati­kë, ku mungesa e tabelave informuese në rrugë, të cilat përcaktojn­ë zonën ku parkon mjeti e cila është e lidhur drejtpërsë­drejti me vlerën monetare që qytetari duhet të paguajë si edhe për mënyrën sesi mund të kryhet pagesa. Por, kjo është një tjetër ngërç brenda gjithë sistemit të parkimit në Tiranë për të cilin do kemi një denoncim tjetër publike, sot fokusi ynë është vetëm karta e rezidentit. Një tjetër problemati­kë e hasur është edhe mungesa e sinjalisti­kës apo dobësimi i sinjalisti­kës duke mos e bërë të qartë për qytetarët nëse një hapësirë boshe është apo jo hapësirë parkimi për rezidentët. Në pjesën më të madhe të rrugëve, vijat e bardha që tregojnë hapësirën e parkimit për rezidentët janë fshirë totalisht. Mungesa e informimit te qytetarët në lidhje me mënyrën e pajisjes me kartë rezidenti tregon paaftësinë e Bashkisë së Tiranës, për të mos u shërbyer qytetarëve”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania