Gazeta Shqiptare

Vrasja e babait të Dan Hutrës: Kam hall të shpëtoj kokën, shteti të më mbrojë familjen, ndihemi të kërcënuar

Ishte objektiv i 4-ët i vrasësit serial, Rrahman Sela mohon se i dha armë vrasësit të babait të Hutrës

-

Të tjera detaje kanë dalë pas vrasjes së 3 grave në Tiranë nga Dan Hutra, ku mbetën të plagosura edhe 3 të tjera. Pas arrestimit, 40-vjeçari Hutra deklaroi se kishte në plan për të vrarë edhe një tjetër person, që sipas tij, ishte personi që i kishte dhënë pistoletën vrasësit të të atit të tij. Ndërkohë, autori i vrasjes së babait të Dan Hutrës ka folur në lidhje telefonike me emisionin “Me zemër të hapur” në “News 24”. Ai është shprehur se e ka kryer dënimin në lidhje me këtë akt të rëndë dhe më pas është larguar nga vendi nga frika e hakmarrjes. Më tej ai kërkoi mbrojtje për familjarët e tij. Ai mohoi të ketë lidhje me Rrahman Selën, të cilin Hutra e akuzon se i ka dhënë armën për të vrarë babanë e tij. Në një bisedë telefonike për moderatore­n Evis Ahmeti dhe duke kërkuar të ruajë anonimitet­iin, autori i vrasjes së babait të 40-vjeçarit, që tashmë e ka kryer dënimin për vrasje, tha se vrasja ka ndodhur për arsye prone. “Dëgjoni dy fjalë mirë nga unë. Unë Rrahman Selën nuk e njoh. As kam pasur të bëj me të fare. Këto janë ngjarje të rënda. I bëj thirrje qeverisë që të mbrojë familjen se do bëhet ndonjë masakër. Dua që familja ime të mbrohet. Unë e kam vrarë babain e Dan Hutres. E kam kryer dënimin për këtë vrasje. E kam vrarë për arsye prone. Unë i bëj thirrje për mbrojtje të familje. Mos na lëndoni më shumë ju lutem! Kur ndodhi masakra, m’u duk sikur pashë familjen time. Është tmerr, ose më keq ka ndodhur. Jam shumë i ngarkuar psikologji­kisht. Nuk e mbaj mend se sa ka qenë Dani kur i vrava babain. Kur ndodhi kjo ngjarje, ika nga ai vend. Marrëdhëni­a ime me familjen e tij merre me mend sesi ka qenë. Ai kërkon që të

DËSHMIA E RRAHMAN SELËS

“Kemi jetuar në Durrës së bashku të dy familjet, e njoh Danin, madje e kam lënë atë kur ishte 12 vjeç. Ne si familje dhe ata u larguan sepse vendi ku jetonim kishte shumë ujë, por në familjen e tij shkonim dhe vinim me njëri-tjetrin, nuk kemi pasur kurrë konflikte, madje babain e tij e njihnim si unë, si vëllai, pasi ata jetonin në shtëpinë e vëllait tim. Madje, kur e vranë babain e tij, është vrarë në oborr dhe vëllai im e ka marrë e ka larë trupin, e ka bërë gati. Ne s’kemi pasur kurrë probleme e as konflikte, madje as akuza, pasi policia asaj kohe ka ardhur dhe ka investigua­r. Babain e tij e vrau nipi është një vrasje bam-bam”, - tha ndër të tjera Rrahman Sela.

KRIMET NË FAMILJEN HUTRA

Krimet për familjen Hutra kanë nisur herët që me vrasjen në banesë të kryefamilj­arit, babait të Dan Hutrës, nga nipi i tij në vitin në 1999. Edhe pse shumë vite më parë, thuhet se sherri mes Hutrave nisi për një kalë, në prani të familjarëv­e të tyre, në periferi të Durrësit, aty ku sapo ishin vendosur pas largimit nga fshati i Kukësit. Atëkohë Dan Hutra ishte as 18 vjeç dhe familja ishte e bashkuar, tri motra dhe tre vëllezër. Pas kësaj ngjarjeje ndryshoi gjithçka dhe Hutra në vitin 2003 u ekspozua me krimin e përdhunimi­t, për të cilin u arrestua nga policia e Devollit. vrasë një njeri që s’ka pasur të bëjë punë, e jo më. Verdiktin e ka dhënë shteti. Tani kam hallin e madh se si të shpëtoj kokën, familjen time”, - tha ai. Ndërkohë, gazetarja e emisionit ‘Me zemër të hapur’ në ‘News 24’ Anila Ahmataj ka zhvilluar një intervistë ekskluzive me Rrahman Selën, personazhi­n e përmendur nga autori i masakrës në Tiranë, Dan Hutra, i cili ekzekutoi 3 gra dhe plagosi 3 të tjera.

DËSHMIA E RRAHMAN SELËS

Rrahman Sela pohoi për emisionin “Me zemër të hapur” se familja e tij dhe e Dan Hutres kanë jetuar shumë afër me njëri-tjetrin dhe njiheshin. “Kemi jetuar në Durrës së bashku të dy familjet, e njoh Danin, madje e kam lënë atë kur ishte 12 vjeç. Ne si familje dhe ata u larguan, sepse vendi ku jetonim kishte shumë ujë, por në familjen e tij shkonim dhe vinim me njëri- tjetrin, nuk kemi pasur kurrë konflikte, madje babain e tij e njihnim si unë si vëllai, pasi ata jetonin në shtëpinë e vëllait tim.

VARSËSI I BABAIT TË HUTRËS

Autori i vrasjes së babait të Dan Hutrës ka folur në lidhje telefonike me emisionin “Me zemër të hapur” në “News 24”. Ai është shprehur se e ka kryer dënimin në lidhje me këtë akt të rëndë dhe më pas është larguar nga vendi nga frika e hakmarrjes. Më tej, ai kërkoi mbrojtje për familjarët e tij dhe mohoi të ketë lidhje me Rrahman Selën, të cilin Hutra e akuzon se i ka dhënë armën për të vrarë babanë e tij. Në një bisedë telefonike dhe duke kërkuar të ruajë anonimitet­in, autori i vrasjes së babait të 40vjeçarit, që tashmë e ka kryer dënimin për vrasje, tha se vrasja ka ndodhur për arsye prone.

Madje, kur e vranë babain e tij, është vrarë në oborr dhe vëllai im e ka marrë e ka larë trupin e ka bërë gati. Ne s’kemi pasur kurrë probleme e as konflikte, madje as akuza, pasi policia asaj kohe ka ardhur dhe ka investigua­r, babain e tij e vrau nipi, është një vrasje bam-bam. Nuk kam çfarë të them për këtë, por mua asaj kohe nuk më është gjetur asnjë send asnjë gjë. Unë s’i jap dot shpjegim kësaj gjëje, e kam lënë 12 vjeç, atëherë ishte ‘97 dhe armë kishin të gjithë, unë s’kam pasur kurrë konflikt. Ai është qëlluar dhe ka vdekur në vend. Ne ishim afër, qëndruam 40 ditë në Hasë, vëllai im është kujdesur për trupin. Dan Hutra e di shtëpinë time, ai është psikopat dhe s’ka asgjë me mua. Ai ka pas bërë një vrasje, vrau gruan e vet dhe u largua nga këtu, familjarët e tij u larguan në Greqi. Unë s’i kam as hak, as hile. Jam akuzuar kot, s’jam akuzuar asaj kohe, as kam dëshmuar. Vrasjen e babait të tij e ka bërë nipi i tij. Jam shumë i qetë s’kam faj”, - tha ai.

MASAKRA NË TIRANË

Autori i vrasjes së tri grave dhe plagosjes së tri të tjerave në Kamzë dhe Paskuqan, Dan Hutra, nuk është penduar për asnjë nga krimet e kryera të mërkurën në mesditë. Gjatë seancës së të shtunës në Gjykatën e Tiranës, 40-vjeçari i pranoi të gjitha akuzat e ngritura nga Prokuroria. Ai u shpreh se për të gjitha vrasjet kishte një qëllim dhe nuk ishte penduar. “Nuk jam penduar edhe sikur të më jepni 5 burgime të përjetshme”, - është shprehur Hutra në sallën e gjyqit. “Çfarë tha prokurori i pranoj! I kam bërë të gjitha të menduara dhe nuk jam i penduar. Për të gjitha ngjarjet kisha motivet e mia”. Duke u përpjekur të shmangë një pjesë të përgjegjës­isë, ai iu drejtua gjykatës me fjalët: “I kërkoj sistemit të drejtësisë të mos deklarojë të fajshëm persona që janë të pafajshëm, pasi ndodhin masakra të tilla”. Me këtë deklaratë 40-vjeçari i referohet dënimit për akuzën “dhunë në familje”, duke u shprehur se ishte i pafajshëm për akuzën e ngritur nga ishpartner­ja e tij Elena Hysa, e cila mbeti e plagosur me thikë. Në lidhje me vrasjen e Etleva Kurtit, 31-vjeçares të ekzekutuar në Kamzë, ai tregoi dhe motivin e vërtetë: “Etleva Kurtin e vrava se i vëllai deshi të më helmonte në burg”. Me vëllain e viktimës, Vladimir Kurti, i dënuar me burg përjetë për një vrasje disa vite më parë, Hutra ka pasur mosmarrëve­shje kur ishte në burg. Nisur nga këto, gjykata ka vendosur lënien në burg të njeriut që tronditi kryeqyteti­n shqiptar pak ditë më parë, duke ekzekutuar tri gra dhe plagosur tre të tjera. Tri ditë pas masakrës së trefishtë, 40-vjeçari në pamje të parë dukej i qetë dhe i heshtur, teksa mbante në dorë një shishe të vogël me ujë. I veshur sportiv brenda kafazit të hekurt, pyetjeve të gazetarëve, nëse ka ndonjë koment apo nëse është penduar, vrasësi i 3 grave nuk iu përgjigjet. Ai tashmë përballet me 5 akuza, “Vrasje në rrethana cilësuese, ndaj dy ose më shumë personave”, “Vrasje me paramendim”, “Vrasje e mbetur në tentativë”, “Plagosje e rëndë me dashje”, “Armëmbajtj­e pa leje”. Më 1 mars, Dan Hutra plagosi fillimisht me thikë në “Astir” 40-vjeçaren, Marjana Gurakuqi. Më pas iu drejtua Kodër-Kamzës, ku u fut në shtëpinë e ish-bashkëjetu­eses së tij, Elena Hysa. Nga të shtënat aty mbetën të vrara motra dhe kunata e ish-partneres, Mevlute Hysa dhe Hasime Dafku. Vetë Elena Hysa mbeti e plagosur bashkë me nënën e saj. Por, Dan Hutra ishte përgatitur për një masakër më të madhe. Ai shkoi më pas në Bathore dhe në rrugën “Besëlidhja” ndaloi te banesa e familjes Kurti. Aty vrau Etleva Kurtin, motrën e Vladimir Kurtit, një i dënuar

me burgim të përjetshëm. Për këtë vrasje tha se e bëri pasi kishte pasur me vëllanë e të resë konflikte në burg. Hutra u kap nga policia mbrëmjen e të mërkurës në zonën e Sharrës në Kombinat, ku po përgatitej të vriste një tjetër person. Sipas tij, shënjestra e katërt e tij ishte S.S., i cili kishte ndikuar në vrasjen e babait të Hutrës disa vite më parë në Kukës. Autori i ngjarjeve, Dan Hutra, është person me precedent të theksuar kriminal, i dënuar në vitin 2003, me 2 vjet burgim, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, i dënuar në vitin 2009, me 16 vjet burgim për vrasje me paramendim, në vitin 2021 është arrestuar për vjedhje banesash nga DVP Durrës dhe po në vitin 2022 është arrestuar po nga DVP Durrës, për tentativë vjedhje banesash. Gjithashtu, ky shtetas më 16 qershor 2022 është arrestuar në Tiranë për dhunë në familje ushtruar ndaj ishbashkëj­etueses Elena Hysa dhe ka dalë nga burgu më 16 shkurt 2023, falë gjykimit të shkurtuar që përfitoi nga ligji. Dy javë pas daljes nga qelia, ai ka vënë në jetë masakrën, që përfundoi me 3 viktima, të gjitha gra.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania