Gazeta Shqiptare

Masakra në Tiranë/ Ish-vjehrri i Dan Hutrës: E kërcënonte dhe vajza e tërhoqi denoncimin

“Shkesi na tha është burrë i mirë. Nuk e dija se dhëndri kishte vrarë ish-gruan” “Dyshonte në atësinë e djalit. Dy fëmijët e mitur të vajzave i merr shteti, ata ishin në shtëpi ditën që ndodhi krimi”.

-

TËRHEQJA E DENONCIMIT

“Pasi vajza iku nga shtëpia e Danit, pasi e kishte kërcënuar. Ajo ka jetuar me vjehrrën e saj me Mislimen, nuk e di si ka qenë sjellja e tyre. Në trup Elenës nuk i kam parë shenja dhune. Nuk e dija që kishte vrarë bashkëshor­ten e parë apo që kishte dalë nga burgu. Shkesi më tha se është burri i mirë. Dani jetonte me Elenën tek bregu i lumit, ka qenë me qira. Dan Hutra kërkonte lekë, i dhamë 3300 euro para 6 muajsh. Nuk e kisha takuar më. Unë nuk di ta ketë rrahur. Nuk e di përse e ka denoncuar se ka rrahur, por denoncimin e ka tërhequr, sepse kishte frikë mos na vriste. Na kishte kërcënuar duke na thënë: ‘Do ta marrin vesh mediat botërore’. Bashkëshor­tja ime është në spital, nuk i kemi treguar që ka vdekur vajza”.

BTIRANË

abai i Elena Hysës, ish-bashkëjetu­esja e Dan Hutrës, autori i masakrave në Tiranë ka dhënë një intervistë për gazetaren e emisionit “Me Zemër të Hapur”, në “News 24”. Babai i 30-vjeçares tha se Elena jetonte me Dan Hutrën në një banesë me qira, ndërsa tregoi se i kanë dhënë edhe paratë që ai i kërkonte. Ndër të tjera ka thënë se dy fëmijët e mitur i merr shteti, për shkak të pamundësis­ë për t’u kujdesur për ta dhe për t’i ushqyer. “Kishin 3-4 muaj që jetonin në një shtëpi bashkë. Elena nga shtëpia ka ikur pasi janë ndarë pa mirëkuptim. Pasi iku, erdhi dhe bisedoi me ne. Ai thoshte se djali nuk ishte i tij. Përse ka ikur vajza pa i thënë atij? Pasi vajza iku pasi e kishte kërcënuar. Ajo ka jetuar me vjehrrin e saj me Mislimin, nuk e di si ka qenë sjellja e tyre. Në trup Elenës nuk i kam parë shenja dhune. Nuk e dija që kishte vrarë bashkëshor­ten e parë apo që kishte dalë nga burgu. Shkesi më tha se është burri i mirë. Dani jetonte me Elenën te bregu i lumit, ka qenë me qira. Dan Hutra kërkonte lekë, i dhamë 3300 euro para 6 muajsh. Nuk e kisha takuar më. Unë nuk di ta ketë rrahur. Nuk e di përse e ka denoncuar se e ka rrahur, por denoncimin e ka tërhequr, sepse kishte frikë mos na vriste. Na kishte kërcënuar duke na thënë: ‘Do ta marrin vesh mediat botërore’. Bashkëshor­tja ime është në spital, nuk i kemi treguar që ka vdekur vajza. Fëmijën e Mevlutes dhe Elenës e kishin marrë komshinjtë”, - tha ndër të tjera babai i 30-vjeçares. Në emisionin “Me zemër të hapur”, ai tha se shkesi i kishte thënë se “është burrë i mirë, merre”, por nuk kishin dijeni që 40-vjeçari kishte vrarë ish-gruan e tij në 2007-ën. Sipas tij, ndarja e Dan Hutrës dhe të bijës, Elenës erdhi pasi 40-vjeçari kishte dyshime mbi atësinë e foshnjës që ajo priste.

Gazetarja: Si është gjendja e nuses dhe e gocës?

Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Mirë, mirë…

Gazetarja: Ku keni qenë ditën e ngjarjes, ku jeni ndodhur?

Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Unë kam qenë te vëllai.

Gazetarja: Po çfarë

ka

RRËFIMI I BABAI TË ELENA HYSËS

“Kishin 3-4 muaj që jetonin në një shtëpi bashkë. Elena nga shtëpia ka ikur, pasi janë ndarë pa mirëkuptim. Pasi iku erdhi dhe bisedoi me ne. Ai thoshte se djali nuk ishte i tij. Përse ka ikur vajza pa i thënë atij? Pasi vajza iku nga shtëpia e Danit pasi e kishte kërcënuar. Ajo ka jetuar me vjehrrin e saj me Mislimin, nuk e di si ka qenë sjellja e tyre. Në trup Elenës nuk i kam parë shenja dhune. Nuk e dija që kishte vrarë bashkëshor­ten e parë apo që kishte dalë nga burgu. Shkesi më tha se është burri i mirë”, - u shpreh ndër të tjera ish-vjehrri i Dan Hutrës.

ndodhur më përpara midis Elenës edhe autorit të ngjarjes që Elena është kthyer në shtëpi dhe jetonte me ju në banesë?

Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Ka ndodhur që e ka lënë ky, kjo u martua dhe e la ky!

Gazetarja: Po si u njoh Elena me Danin?

Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Po janë njohur nëpërmjet një shkesi.

Gazetarja: Sa kohë kishin që jetonin bashkë në një shtëpi?

Ish-vjehrri i Dan Hutrës: 3-4 muaj…

Gazetarja: Po për shtatzënin­ë e Elenës?

Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Po na tha, kishin debate kështu.

Gazetarja: Cilat ishin akuzat që iku Elena nga shtëpia e Danit? Iku vetë Elena nga shtëpia apo janë divorcuar me mirëkuptim?

Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Jo, jo pa mirëkuptim janë ndarë…

Gazetarja: Ka ikur natën nga shtëpia?

Ish vjehrri i Dan Hutrës: Jo natën, por ditën. Ai ka ardhur e ka lënë, se patën vendosur unazat a kupton?

Gazetarja: Po ai a erdhi në shtëpi dhe foli, bisedoi pasi iku Elena? Cili ishte konflikti me ju, çfarë kërkonte nga ju ai pasi Elena iku nga shtëpia?

Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Ai kërkonte që nuk e ke djalin me mua.

Gazetarja: Po pse këto dyshime?

Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Pse ka ikur vajza pa i fol atij.

Gazetarja: Po vajza kur iku nga shtëpia e Danit, iku pa i treguar?

Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Po! Gazetarja: Po pse ishte dhunuar, ishte kërcënuar, çfarë kishte ndodhur?

Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Po ku di unë, jo s’mundem, jo punë grash.

Gazetarja: Po me kë ka jetuar Elena atje, me vjehrrën e saj, me Mislimen?

Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Po!

i kishte

Gazetarja: Po sjellja e Mislimes si ka qenë ndaj Elenës?

Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Nuk e di, nuk merrem me atë punë.

Gazetarja: Po Dani e kishte dhunuar ndonjëherë Elenën, e kishit parë me shenja në trup?

Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Jo, jo…

Gazetarja: Po Elena ju kishte pohuar ndonjëherë se ishte dhunuar nga Dani?

Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Jo! Gazetarja: Kur lidhët martesën me Danin, e dinit që ai kishte vrarë bashkëshor­ten e parë?

Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Asnjëherë s’e dinim.

Gazetarja: Po që kishte dalë nga burgu?

Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Jo! Gazetarja: Nuk u interesuat, nuk e pyetët shkesin se kush ishte ky njeri?

Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Shkesi tha se është burrë i mirë.

Gazetarja: Po shkesin e njihnit ju?

Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Si nuk e njohim e njohim, është nga Kukësi.

Gazetarja: Ku jetonte Dani me Elenën?

Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Jetonte këtu te bregu i lumit, ka qenë me qira se nuk ka pasur as shtëpi, asgjë.

Gazetarja: Edhe Mislimja ju akuzonte juve që iku nusja?

Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Jo, jo me atë nuk jam takuar asnjëherë.

Gazetarja: Po ceremoninë e fejesës e bëtë të madhe, festuat?

Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Jo, jo…

Gazetarja: Po çfarë lekësh ju kërkonte Dani juve?

Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Kërkonte lekë për vete.

Gazetarja: Po ai pretendont­e se i kishte shpenzuar për fejesën? Sa lekë i dhatë ju?

Ish-vjehrri i Dan Hutrës: 3300 euro.

Gazetarja: Ia dhatë këto?

Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Po, para 6 muajve…

Gazetarja: Çfarë pretendime­sh kishte të tjera kundrejt jush ai?

Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Asnjë pretendim.

Gazetarja: Sa kohë kishit që e kishit takuar?

Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Jo s’e kam takuar.

Gazetarja: Pse e kishte bërë kallëzimin Elena që e kishte dhunuar Dani, se ju thoni se nuk e ka rrahur?

Ish-vjehrri i Dan Hutrës: S’e ka rrahur jo, e ka dhunuar këtu, te shtëpia atje jo.

Gazetarja: Çfarë ndodhi kur ai erdhi te shtëpia dhe tha që nuk e ka fëmijën me mua?

Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Ndodhi që u ndanë. Gazetarja: E kishte rrahur? Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Jo. Gazetarja: Po pse denoncoi Elena që më ka rrahur?

Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Unë nuk e di se ça bëjnë ato.

Gazetarja: Pse e tërhoqi denoncimin?

Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Ja për këtë punë se po na vret.

Gazetarja: Ju kishte kërcënuar?

Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Këtu te shtëpia po.

Gazetarja: Çfarë ju kishte thënë?

Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Do ta marrin vesh mediat botërore.

Gazetarja: E kishe dëgjuar edhe ti këtë

Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Po si nuk e kam dëgjuar, po…

Gazetarja: Si është bashkëshor­tja, keni folur me të, çfarë ju ka thënë.

Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Po kemi fol, më mirë, nuk i kemi treguar bashkëshor­tes se ka vdekur vajza.

Gazetarja: Nuk e dinë që ka ndërruar jetë edhe nusja edhe vajza?

Ish vjehrri i Dan Hutrës: Jo nuk e dinë.

Gazetarja: Me çfarë është plagosur Elena?

Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Me thikë, edhe Kujtimja në brinjë.

Gazetarja: Po fëmija i Mevlutes dhe i Elenës ku ndodhej?

Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Aty kanë qenë, i kishin marrë komshinjtë.

Gazetarja: Kishit vendosur të bënit analizën e ADN për atë pretendim që kishte Dani?

Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Jo, jo…

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania