Gazeta Shqiptare

Vrasësi i grave tremb edhe burrat/ Të dënuarit te 302-i i thonë “jo” Dan Hutrës në qeli: Është konfliktua­l e i paparashik­ueshëm

-

TIRANË - Vrasësi serial i grave, Dan Hutra, është refuzuar nga të gjithë të dënuarit dhe paraburgos­urit e burgut 302 në Tiranë. Askush nga personat e izoluar në këtë burg nuk ka pranuar të ndajë qelinë me Dan Hutrën, duke refuzuar në mënyrë të plotë vendimin e Drejtorisë së Burgut, për izolimin e Hutrës në ambientet e përbashkët­a. Lajmi për refuzimin e Hutrës bëhet me dije nga burime pranë drejtorisë së burgut 302 në Tiranë, të cilat pohuan për “Ora News” se: “…asnjë nga personat që vuajnë dënimin dhe qëndrojnë në paraburgim nuk ka pranuar të qëndrojë me Dan Hutrën. Frika për lindjen e konfliktev­e dhe incidentev­e brenda qelisë, ka bërë që të gjithë ta shmangin dhe të mos i binden udhrit të drejtorisë për sistemimin e tij në qelitë e përbashkët­a…”. Nisur nga kjo situatë, drejtoria e burgut ka vendosur të mbajë të izoluar dhe vetmuar Dan Hutrën, në një ambient tjetër. Procesi i ajrimit të tij dhe ushqimit do të kryhet veçmas nga të dënuarit të tjerë, duke e futur Hutrën në një regjim special. Ndërsa brenda këtyre 5 ditë të arrestimit, për Dan Hutrën nuk është interesuar asnjë nga të afërmit e tij dhe mbrojtësi ligjor. Dan Hutra është autori i vrasjes së Elvira Kurtit, Mevlute Hysës dhe Hasime Dafkut dhe plagosjes së gruas së tij, Elvira Husën, vjehrrës Kujtime Hysa dhe të dashurës Marjana Gurakuqi. Tri ditë më parë gjykata e Tiranës, ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Dan Hutrën. Ndërsa prokuroria që po ndjek rastin, pritet që në ditët në vijim të kërkojë një ekzaminim psikik të tij, për të mësuar përgjegjës­inë mendore të tij. Dan Hutra gjatë marrjes në pyetje në polici ka pranuar të gjithë krimet, duke mos shfaqur asnjë pendesë para hetuesve./ “Ora News”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania