Gazeta Shqiptare

Apeli i GJKKO konfiskon pasuritë e “të fortit” të Beratit, kalojnë në pronësi të shtetit 3 apartament­e dhe 5 sipërfaqe toke

Edison Çobo rezulton të jetë dënuar në Itali për trafik të lëndëve narkotike

-

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsio nin dhe Krimin e Organizuar vendosi të lërë në fuqi vendimin për Edison Çobon, të cilit në vitin 2020 iu kërkua nga OFL-ja të justifikon­te pasurinë. Vendimi i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, i dhënë më 27.04.2022, përcakton pranimin e kërkesës së Prokuroris­ë së Posaçme dhe konfiskimi­n e pasurisë. Mësohet se Apeli i GJKKO i ka konfiskuar përfundimi­sht Çobos, i cili njihet ndryshe edhe si i forti i Beratit, 8 pasuri, 3 apartament­e dhe 5 sipërfaqe toke. “Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Daniela Shirka (kryesuese), Saida Dollani (anëtare) dhe Miliana Muça (anëtare), sot më datë 06.03.2023, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistrua­r me nr. 126 akti, datë 05.07.2022 regjistrim­i, mbi ankimin e paraqitur nga ankuesit E.Ç., M.Ç., R.Ç., kundër vendimit nr. 20, datë 27.04.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar, që ka vendosur: Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar vendosi: – Lënien në fuqi të vendimit nr. 20, datë 27.04.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar”, - thuhet në njoftim. Edison Çobo rezulton të jetë dënuar në Itali për trafik të lëndëve narkotike. Policia e Beratit e ka arrestuar në vitin 2018, ndërsa ai cilësohet si person me rrezikshmë­ri të lartë. Çobo ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendim nr.4137 dt.25.09.2017 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale, “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, kryer në bashkëpuni­m”.

PASURITË E SEKUESTRUA­RA:

1-Pranimin pjesërisht të kërkesës së Prokuroris­ë së Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar.

2-Konfiskimi dhe kalimi në favor të shtetit të pasurive të sekuestrua­ra me vendimin Nr. 150, datë 30.09.2020 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar, si më poshtë vijon:

3-Pasuria nr. {…}, volumi {…}, faqe {…}, e llojit “Apartament” me sipërfaqe 78.50 m², zona kadastrale {…}, në bashkëpron­ësi të shtetasve M.Ç. dhe F.Ç..

4-Pasuria nr. {…}, volumi {…}, faqe {…}, e llojit “Apartament” me sipërfaqe 67.30 m², zona kadastrale {…}, në pronësi të shtetases M.Ç.

5-Pasuria nr. {…}, volumi {…}, faqe {…}, e llojit “Apartament” me sipërfaqe 105.56 m², zona kadastrale {…}, në pronësi të shtetases M.Ç.

6-Pasuria me nr. {…}, volumi {…}, faqe {…}, zona kadastrale {…}, e llojit truall me sipërfaqe trualli 300,8 m² nga kjo sipërfaqe ndërtimi 127,4 m², ndodhur në {…}, në pronësi të shtetasit R.Ç.

7-Pasuria me nr. {…}, volumi {…}, faqe {…}, zona kadastrale {…}, e llojit ndërtesë, me sipërfaqe 16.00 m², ndodhur në {…}, në pronësi të shtetasit R.Ç.

8-Pasuria me nr. {…}, volumi {…}, faqe {…}, zona kadastrale {…}, e llojit ndërtesë, me sipërfaqe 44.50 m² ndodhur në {…}, në pronësi të shtetasit R.Ç.

9-Pasuria me nr. {…}, volumi {…}, faqe {…}, zona kadastrale {…}, e llojit truall, me sipërfaqe 2158 m², ndodhur në {…}, në pronësi të shtetasit R.Ç.

10-Pasuria me nr. {…}, volumi {…}, faqe {…}, zona kadastrale {…}, e llojit truall me sipërfaqe 190 m², ndodhur në {…}, në pronësi të shtetasit R.Ç.

11-Revokimin e sekuestros për pasurinë me nr. {…}, volume {…}, faqe {…},, zona kadastrale {…},, e llojit ndërtesë, me sipërfaqe 279.20 m², ndodhur në {…}, në pronësi të shtetasit R.Ç.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania