Gazeta Shqiptare

Pjesë e grupit kriminal “Avdylaj”, bie në pranga 34-vjeçari Denis Shahini

-

DURRËS - Denis Shahi ni nga Shijaku ka përfunduar në pranga pas një hetimi 17-mujor. Procedimi ndaj tij kishte nisur në vitin 2021 për trafik droge, armëmbajtj­e pa leje dhe sigurimi i kushteve e mjeteve për të kryer vrasje. Burime nga policia e Durrësit bënë të ditur se Shahini është pjesëtar i grupit “Avdylaj”.

NJOFTIMI I POLICISË:

“Strukturat hetimore dhe operaciona­le të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në kuadër të operacioni­t policor të koduar ‘Pjesëtari’ kapën dhe vunë në pranga shtetasin e shpallur në kërkim D. Sh., 34 vjeç, banues në fshatin

Shahinë, Durrës. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim në kuadër të procedimit penal të nisur në vitin 2021, mbi bazën e informacio­neve të siguruara nga strukturat hetimore të DVP Durrës dhe më pas të referuara në Prokurori, ku u regjistrua një procedim penal për këtë rast. Nga hetimet e kryera gjatë këtij procedimi, u siguruan prova se ky shtetas ishte pjesëtar i një grupi kriminal në Durrës dhe se ushtronte veprimtari­në kriminale të shpërndarj­es së drogave të forta, kryesisht të lëndës narkotike heroinë. Në një nga episodet, konkretish­t më datë 04.04.2022, është arrestuar në Vlorë, shtetasi P.H., dhe ka rezultuar se lëndën narkotike të llojit heroinë që iu gjet këtij shtetasi, ia ka shitur shtetasi D.Sh. Për këtë shtetas, Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, bazuar në provat e siguruara nga hetimi, më datë 01.03.2023, kishte lëshuar urdhër ndalimi, për veprat e mësipërme penale. Në drejtimin e Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon puna për dokumentim­in e plotë ligjor të veprimtari­së kriminale të kryer nga ky shtetas, kryesisht të shpërndarj­es së drogave të forta, të veprimeve të kryera për llogari të grupit kriminal, për sigurimin e kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje, si dhe për armëmbajtj­e pa leje”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania