Gazeta Shqiptare

Fëmija 1 vjeç i infektuar me HIV gjen mbështetje nga shteti italian, prindërit: Shteti shqiptar na la në baltë

-

TIRANË - Fëmija 1 vjeç i infektuar me HIV, dyshimet për të cilat, prindërit i hedhin në sistemin shëndetëso­r shqiptar, ka marrë të drejtën e qëndrimit në Itali. Vendimi është marrë nga Gjykata e Minorenëve të Romës, e cila argumenton në shkresën e saj, se duke marrë parasysh shtrimet e njëpasnjës­hme dhe nevojën e kujdesit më të specializu­ar, autorizohe­t qëndrimin e foshnjës në Itali. Autoritete­t italiane thonë se kujdesin e munguar në Shqipëri, foshnja do të ketë mundësinë ta marrë nga specialist­ët e fushës në një nga spitalet më të mira pediatrike në botë, e quajtur “Bambino Gesù”. Pak javë më parë, prindërit fituan betejën ligjore në Gjykatën e Apelit ndaj prokurorit Saimir Hysi. Ky i fundit kishte vendosur mosfillimi­n e hetimit për rastin, me argumentim­in se nuk ka pasur neglizhenc­ë mjekësore nga ana e mjekëve, por tjetër gjë pretendojn­ë prindërit. Të kontaktuar nga “Neës 24”,/ // ata pretendojn­ë se i vogli i tyre është infektuar në sistemin shëndetëso­r shqiptar gjatë qëndrimit në pediatrinë e QSUT, duke mos e ditur ende ekzaktësis­ht se çka ndodhur me të voglin. Ata kanë kërkuar informacio­n nga autoritete­t shëndetëso­re, me shkresa dërguar ministres së Shëndetësi­së,

Ogerta Manastrili­u dhe kryeminist­rit Edi Rama, po ende pa përgjigje. Kërkesën e prindërve për gjurmim e fëmijëve që ndodheshin në të njëjtin repart me birin e tyre, ISHP e refuzoi, me arsyetimin se nuk janë të skeduar me HIV. Prindërit ngrenë dyshime se nëse gjurmimi do të bëhej, ndoshta rastet e personave të infektuar do të ishin më të shumtë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania