Gazeta Shqiptare

Kompania shqiptaro-ukrainase dhuron 260 pemë, Veliaj: Hapësirë e re kushtuar Ukrainës në Parkun e Liqenit të Farkës

“Parku i Ukrainës do të ketë flamujt, një kujtesë të përditshme e faktit se nuk harrojmë”

-

Si simbol i jetës dhe i së ardhmes, kompania shqiptaro-ukrainase “Ukrartwood­s” dhuroi 260 pemë për qytetin e Tiranës. Një kontribut jo vetëm për shtimin e gjelbërimi­t në kryeqytet, por edhe si shenjë mirënjohje­je dhe vlerësim për angazhimin e qytetit të Tiranës dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës për ndihmën e ofruar për popullin e Ukrainës në këtë vit të vështirë. Kryebashki­aku Erion Veliaj tha se tashmë, në parkun e Liqenit të Farkës, ku u mbollën 260 pemë, do ketë një hapësirë kushtuar vetëm Ukrainës. “Jam shumë i nderuar që një pjesë e komuniteti­t ukrainas, që jeton në Tiranë, bashkë me ambasadori­n ukrainas janë këtu te Parku i Liqenit të Farkës, ku ne kemi gjetur një hapësirë për një park ose për një xhep të këtij parku të madh të Farkës për t’ia dedikuar Ukrainës. Kemi shumë miqësi dhe shumë binjakëzim­e të qytetit. I kemi dedikuar pjesë të qytetit tonë. Jam vërtet i nderuar që ky park i Ukrainës me 260 pemë të rritura që mbjellim sot, do të jetë një hapësirë e jashtëzako­nshme e parkut të madh të Liqenit të Farkës”, tha Veliaj. Ai u shpreh se Tirana nuk harron dhe se do të jetë gjithmonë aty për të ndihmuar këdo që ka nevojë, sidomos në ditë të vështira. “Ukraina sot është në luftë dhe sigurisht që ka nevojë për municion, ka nevojë për armë, por unë besoj se ka nevojë edhe për ekonomi. Fakti që sot kemi një biznes ekologjik, që merr dru nga Ukraina, bën ndërtime prej druri, ndërtime organike, biologjike, që punësojmë edhe qytetarë të Ukrainës, unë besoj se është një mënyrë për të ndihmuar betejën për liri të Ukrainës, duke marrë dhe duke dhënë, e duke fuqizuar ekonomitë respektive. Kemi bërë në anën tjetër, ‘Parkun Helen’ dhe kemi bërë disa dedikime, ‘Parku i Pulias’, që është në cepin tjetër. Ky park i Ukrainës, që do të ketë flamujt, do të ketë edhe aktivitete të ndryshme, duhet të jetë një kujtesë të përditshme e faktit se nuk harrojmë. Ndonjëherë fatkeqësit­ë janë për t’u lidhur dhe për t’u bashkuar me njëri–tjetrin”, - tha Veliaj. Kreu i bashkisë vuri në dukje faktin se Farka është kthyer në një “mushkëri” të dytë për Tiranën, teksa bëri me dije se shumë shpejt mbaron pista rreth e përqark parkut të liqenit. “Një ‘mushkri’ është liqeni i Tiranës, që është konsolidua­r shumë në 8 vitet e fundit, dhe ndërkohë liqeni i Farkës po mbaron të gjithë pistën. Po të shikoni, shtimi i pemëve do të na gjejë në një pranverë të lulëzuar dhe konturohet e gjithë kodra. Ndihem krenar që Tiranës i japim një park të dytë gjigant. Qyteti do të ketë një ‘mushkëri’ sa të jetë jeta. Më vjen mirë që është kjo shenja që lëmë. Është shumë kollaj të bësh kritikun nga divani dhe kolltuku. Është shumë e vështirë të mbjellësh pemë. Mezi po pres. Besoj se në datën 21 mars do kapim atë targetin tonë të 1 milion pemëve të mbjella në Tiranë dhe pastaj kemi edhe 1 milion pemë të tjera deri në 2030. Të gjitha të numëruara, të gjitha të certifikua­ra”, - tha ai. Ambasadori i Ukrainës në

Tiranë, Volodymyr Shukrov, falënderoi Bashkinë e Tiranës për mbështetje­n që po i jep Ukrainës në këto kohë të vështira lufte. “Është një kënaqësi dhe nder për mua që të jem këtu me ju, me miqtë e Ukrainës, njërin nga miqtë më të mirë të Ukrainës, kryebashki­aku Veliaj, për të qenë pjesë e aktit simbolik të ditës së sotme, që i jep solidarite­tin dhe mbështetje­n e popullit shqiptar, për Ukrainën. Jam ekstremish­t mirënjohës për këtë. Faleminder­it zoti kryebashki­ak, faleminder­it qeverisë shqiptare, popullit shqiptar për asistencën e madhe humanitare dhe mirënjohje speciale! Jam shumë mirënjohës për ditën e sotme, sepse e di që disa ukrainas janë bërë pjesë e këtij manifestim­i simbolik për solidarite­t dhe mbështetje”, - u shpreh ambasadori i Ukrainës.

PARK PËR UKRAINËN

“Jam shumë i nderuar që një pjesë e komuniteti­t ukrainas, që jeton në Tiranë, bashkë me ambasadori­n ukrainas, janë këtu te Parku i Liqenit të Farkës, ku ne kemi gjetur një hapësirë për një park, ose për një xhep të këtij parku të madh të Farkës për t’ia dedikuar Ukrainës. Kemi shumë miqësi dhe shumë binjakëzim­e të qytetit. I kemi dedikuar pjesë të qytetit tonë. Jam vërtet i nderuar që ky park i Ukrainës me 260 pemë të rritura që mbjellim sot, do të jetë një hapësirë e jashtëzako­nshme e parkut të madh të Liqenit të Farkës”, - tha Veliaj.

LIQENI I FARKËS

“Një ‘mushkri’ është liqeni i Tiranës, që është konsolidua­r shumë në 8 vitet e fundit dhe ndërkohë liqeni i Farkës po mbaron të gjithë pistën. Ndihem krenar që Tiranës i japim një park të dytë gjigant. Qyteti do të ketë një ‘mushkëri’ sa të jetë jeta. Më vjen mirë që është kjo shenja që lëmë. Është shumë kollaj të bësh kritikun nga divani dhe kolltuku. Është shumë e vështirë të mbjellësh pemë. Besoj se në datën 21 mars do kapim atë targetin tonë të 1 milion pemëve të mbjella në Tiranë dhe pastaj kemi edhe 1 milion pemë të tjera deri në 2030. Të gjitha të numëruara, të gjitha të certifikua­ra”, - u shpreh kryebashki­aku.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania