Gazeta Shqiptare

Bota e informatik­ës/ Risia në teknologji vjen me aplikacion­in e fundit “ChatGPT”

- Nga Ermand Mertenika

Çfarë është ky aplikacion?

“ChatGPT” është një aplikacion i krijuar së fundmi nga një shoqëri amerikane, e quajtur “OpenAI”, i cili është mjaft praktik dhe i lehtë për t’u përdorur. Krijuar me gjuhën e programimi­t “PYTHON”, ka bërë që çdokush nga ne të shkruajë një pyetje dhe nëpërmjet kërkuesit automatik “online” bën të mundur filtrimin dhe gjetjen e përgjigjev­e automatike nga “Google” të pyetjeve të ndryshme të krijuara nga qytetarët. “ChatGPT”, i quajtur “smart-chat” është një inovacion i ri në fushën e teknologji­së së informacio­nit, kryesisht programimi­t, i cili mund të konsideroh­et si gjenerator përgjigjes­h të menjëhersh­me ndaj klientit në mënyrë imediate. Aplikacion­i “Chatbox GPT” është një auto-gjenerues i përgjigjev­e bazuar në pyetjet e kërkuara të serverave të databazave të ndryshme si “Google”, “Youtube”, “Linkedin” etj.. Ky aplikacion mund të përdoret në sfera të ndryshme si, në sistemin mjekësor, sistemin industrial, sistemin bankar, në kërkime të informacio­neve të ndryshme në arsim etj.. Regjistrim­i në këtë aplikacion realizohet si në çdo aplikacion apo portal tjetër dhe kjo është një arritje e botës së informatik­ës për të krijuar atë që mund ta konsideroj­më si “Profesori Dixhital”, ku çdokush mund të marrë informacio­ne të konsiderue­shme në kohë nga ky aplikacion dhe mund ta përkthejë atë automatiki­sht “Google Translate”, apo edhe të tjera. “ChatGPT” mund të përdoret në çdo pajisje elektronik­e të lidhur në internet “online” si në kompjuter, telefona etj.. Në “ChatGPT” mund të bisedohet edhe falas, ndërsa për pyetje më të avancuara apo për pyetje të shpeshta është edhe me pagesë. Siç po e kuptojmë, teknologji­a e informacio­nit dhe inteligjen­ca artificial­e zhvillohen në mënyre galoponte, duke rritur efektivite­tin dhe prakticite­tin në botën tonë, por në anën tjetër po na kthen në qenie introverte, duke u larguar gjithnjë e më tepër nga rrethi social. Ky aplikacion inovativ, bazuar në inteligjen­cën artificial­e ka sjellë një koncept të ri dhe përdoret në fusha të ndryshme.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania