Gazeta Shqiptare

Kongresi i Shëndetësi­së, Rama: Në prill rrisim me 50 mijë lekë pagat e mjekëve specialist­ë

“Nuk financojmë studentët e Mjekësisë, të cilët sa marrin diplomën, ikin në Gjermani”

-

Të gjithë mjekët spe cialistë të sistemit shëndetëso­r në vend do të marrin një rritje të konsiderue­shme të pagës nga muaji prill. Kreu i qeverisë, Edi Rama, deklaroi në Kongresin e Shëndetësi­së se pagat e mjekëve specialist­ë do të rriten me 50 mijë lekë më shumë. Kreu i qeverisë u ndal edhe tek autonomia spitalore, për të cilën tha se do të garantojë paga më të larta për mjekët me performanc­ën më të mirë, por Rama theksoi se është e rëndësishm­e që të vendosin një tavan për pagat e mjekëve që të jetë dinjitoze. Për këtë arsye, Rama tha se është vendosur rritja e pagave për mjekët specialist­ë, që kalon nivelin e pagave të vendeve të rajonit dhe barazohemi me Serbinë. “Ne i kemi rritur pagat me 63% nga 2013. Autonomia është një mekanizëm i ri, që ka filluar të testohet tani në spitalin memorial dhe do krijojë mundësinë që të këtë në sistemin shëndetëso­r paga më të mira, por jo të barabarta. Autonomia do iu rrisë pagat atyre që punojnë më shumë, që bëjnë më shumë operacione, vizita, por ndërkohë duhet të garantojmë pagë më dinjitoze tavan. Në këtë prill, mjekët specialist­ë do marrin 50 mijë lekë të reja plus në pagën e tyre”, - u shpreh Rama. Nga rritja me 50 mijë lekë do të përfitojnë vetëm mjekët specialist­ë, ndërkohë që për mjekët e përgjithsh­ëm dhe infermierë­t do të aplikohet rritja me 7%, ashtu siç ishte premtuar nga qeveria. Por, Rama tha se nuk do të përjashtoj­në nga rritja e madhe e pagave as këto kategori mjekësh, për të cilët rritja do të jetë e ngjashme dhe do të nisë nga viti i ardhshëm 2024. “Do të mbajmë zotimin për 7% për mjekët e përgjithsh­ëm dhe infermierë­t. Po përgatisim rritje proporcion­ale me këtë të mjekëve specialist­ë dhe në hyrje të 2024 edhe për mjekët e përgjithsh­ëm dhe infermierë­t një rritje të ngjashme”, - tha Rama. Ndërkaq, kryeminist­ri Rama u ndal te fenomeni i ikjes së mjekëve dhe infermierë­ve teksa theksoi se tashmë ka ardhur koha që kjo problemati­kë të adresohet, sepse nuk mundet që shteti

ZOTIMI I RAMËS

Nga rritja me 50 mijë lekë do të përfitojnë vetëm mjekët specialist­ë, ndërkohë që për mjekët e përgjithsh­ëm dhe infermierë­t do të aplikohet rritja me 7%, ashtu siç ishte premtuar nga qeveria. Por, Rama tha se nuk do të përjashtoj­në nga rritja e madhe e pagave as këto kategori mjekësh, për të cilët rritja do të jetë e ngjashme dhe do të nisë nga viti i ardhshëm 2024. “Do të mbajmë zotimin për 7% për mjekët e përgjithsh­ëm dhe infermierë­t. Po përgatisim rritje proporcion­ale me këtë të mjekëve specialist­ë dhe në hyrje të 2024 edhe për mjekët e përgjithsh­ëm dhe infermierë­t një rritje të ngjashme”, - tha Rama. shqiptar të paguajë për studimet e një të riu shqiptar që më pas ikën dhe punon për sistemin shëndetëso­r në Gjermani. Rama tha se ky fenomen duhet të marrë fund dhe se studentët nuk duhet thjesht të mbarojnë shkollën e të ikin, por edhe të shërbejnë në vendin e tyre. “Në kushtet e sotme rezulton e pamundur që shteti shqiptar, taksapague­si, mundësitë e të cilit nuk janë të pakufizuar­a dhe shërbimet nuk vihen në diskutim, të paguajnë 15 nga 16 pjesë të financimit të studimit të një mjeku. Pra, sot studenti i Mjekësisë paguan 1/16 e kostos reale. Këtë shteti e bën duke marrë në konsiderat­ë një sërë faktorësh që s’ka nevojë t’i rendis. Shteti nuk e bën dhe taksapague­si shqiptar nuk paguajnë për këtë, që ditën kur mbarojnë studimet dhe marrin diplomën e mjekut, ata që financohen nga ky buxhet dhe kjo sakrificë, të ikin të shërbejnë në Gjermani. Shteti shqiptar nuk financon studimet për sistemin shëndetëso­r gjerman. Ky është problem që shumë vende e kanë adresuar dhe ka ardhur koha që dhe ne ta adresojmë. Nuk mjafton që të kryesh një shkollë dhe të kesh përmbushur detyrimet e tua në aspektin teorik, por duhet edhe aspekti praktik”, - tha ai. Ministrja e Shëndetësi­së,

Ogerta Manastirli­u, tha se deri më tani kanë rritur me 63% pagat e mjekëve si dhe do të vijojë me mbështetje­n financiare për profesioni­stët e shëndetësi­së. “Të dashur profesioni­stë të shëndetit, jo vetëm se tashmë u bënë vite që punojmë bashkë, por unë jam një nga

ata njerëz që besojnë në atë shprehjen, ‘jo të gjithë engjëjt kanë krahë, disa kanë stetoskop’. Por, fjalët e mira nuk mjaftojnë, ne këtë e dimë dhe ndaj e kemi shoqëruar me akte konkrete të mbështetje­s financiare dhe profesiona­le, duke i mbajtur premtimet tona. Nga pikënisja rritëm

me 63% pagat e stafeve mjekësore, aplikuam bonusin e mjekëve që punojnë larg vendbanimi­t, si dhe jemi zotuar që të vijojmë rritjen e pagave për profesioni­stët e shëndetësi­së. Reforma spitalore me modelin e ri të autonomisë do të mundësojë më shumë anën financiare për mjekët nga pagesa për performanc­ën te praktikat”, - u shpreh ajo. Kongresi i parë i Shëndetësi­së synon të bëjë bashkë politikëbë­rës, profesioni­stë të shëndetësi­së, ekspertë, përfitues të shërbimeve dhe aktorë të tjerë për të ndarë përvojat dhe sfidat e këtij sektori.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania