Gazeta Shqiptare

Drejtori i OBSH për Europën: Sistemin shëndetëso­r shqiptar e pret një e ardhme e ndritur

-

TIRANË - Drejtori i OBSH për Europën, dr. Hans Henri Kluge, ka përshëndet­ur mbajtjen e Kongresit të parë të Shëndetësi­së në Shqipëri, nëpërmjet një videomesaz­hi drejtuar të pranishmëv­e. “Po mblidheni bashkë në Kongresin e parë të Shëndetësi­së në Shqipëri, për të diskutuar mbi sfidat me të cilat përballeni, si dhe për të evidentuar menyrat dhe rrugët për të garantuar kujdes më të mirë cilësor dhe më shumë novatorizë­m në shërbimet shëndetëso­re për njerëzit të cilëve ju i shërbeni”, - tha Kluge. Duke folur për arritjet në shëndetësi dhe vendosjen e qytetarit në qendër të shërbimit, Kluge nënvizoi se falë arritjeve, sistemin shëndetëso­r shqiptar e pret një e ardhme e ndritur. “Më lejoni t’ju përgëzoj për nisjen e fushatës mbarëkombë­tare për vaksinimin e adoleshent­ëve ndaj HPV, bashkë me veprimtari­të e tjera të zakonshme të imunizimit të popullatës, vërtetë për t’u përshëndet­ur. Agjencia e re për Shëndet Cilësore dhe Shërbime Sociale është një zhvillim i një rëndësie të posaçme në fushën e Shëndetësi­së. Më lejoni të shpreh vlerësimin për përfshirje­n e shërbimeve sociale dhe atyre të shëndetit mendor si dhe për tuberkuloz­in dhe HIV-in si pjesë e shërbimit shëndetëso­r parësor. Unë e di që sistemin shëndetëso­r shqiptar e pret një e ardhme e ndritur”, - theksoi Kluge. Ndërkohë, Kluge ka vlerësuar ministren Manastirli­u për drejtimin, si presidente në Seancën e 71 të Komitetit Rajonal të OBSH-së për Europën. Ai ka shprehur edhe njëherë mbështetje­n e OBSH për Shqipërinë në realizimin e Strategjis­ë Kombëtare për Shëndetin 2021-2030 dhe planin për Shëndetin Mendor deri në vitin 2026.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania