Gazeta Shqiptare

Turizmi/ Shqipëria, në listën e destinacio­neve ekonomike të preferuara të Europës

“The Guardian”: Resortet, vetëm gjysmë ore nga Tirana. Ofrojnë rërë të artë, det të qetë dhe hotele të lira

-

është i lehtë për shkak të rrjetit të madh të rrugëve me pagesë.

RUMANI, BREGDETI I DETIT TË ZI

Duke lundruar mbi liqenin Neptun, ka hotele të stilit të Maldiveve, që krijuar një pamje të jashtëzako­nshme për t’u zgjuar në mëngjes. Me një restorant mbi ujë, dhe mëngjesi me pamje nga liqeni dhe deti, zgjimi është i mrekullues­hëm. Bregdeti i Detit të Zi të Rumanisë ka mot të këndshëm në verë dhe është jashtëzako­nisht ekonomik.

PORTUGALIA JUGORE, NJË PARAJSË E QETË

Gadishulli Tróia në Komunën Grândola të Portugalis­ë, është një parajsë e qetë prej 13 miljesh plazhesh me rërë dhe duna pishe, me vende qëndrimi për të gjithë. Aktivitete­t përfshijnë surfing, kroçera me delfinë, zhytje, hipizëm, golf dhe çiklizëm përgjatë fushave me oriz. “Parque Natural da Arrábida”, aty pranë ofron shëtitje të bukura, ndërsa mund të bëhet degustim vere në bodrumet e Azeitão pranë.

JUGU I SHQIPËRISË

Vija e gjatë bregdetare në formë gjysmëhëne ofron diell gjatë gjithë ditës dhe hapja e Shqipërisë pas vitesh kufizimesh, ofron çmime konkurrues­e, si dhe mënyra praktike dhe të lira për të arritur në vend dhe më pas në pikat turistike. Jugu i Shqipërisë ofron aq shumë vende për të vizituar, kështu që pushuesit mund të provojnë çdo ditë nga një plazh të ndryshëm.

KASOLLE KASOLLE NË NË GRAN GRAN CANARIA

Nën rrezet e diellit në plazh dhe në pishinë, duke qeshur me miq të rinj, Grand Canaria është një parajsë udhëtarësh. Mjedisi i qetë kodrinor dhe kasollja e thjeshtë prej druri, ofrojnë gjithçka.

GALICI, SPANJË, PERËNDIMET E DIELLIT DHE USHQIMET E DETIT

Galicia është një gadishull me plazhe me rërë të bardhë, me pamje nga grykëderdh­ja e mbuluar nga kallamisht­et. Akomodimi i larmishëm dhe me çmime të arsyeshme, përbën një bazë të shkëlqyer për të eksploruar rajonin e Rías Baixas. Perëndimi i diellit, qyteti i bukur dhe ushqimi i detit të jashtëzako­nshëm, si dhe udhëtimet me traget në ishujt mahnitës Cíes, së bashku me çmimet e arsyeshme, janë një garanci që pushuesit të rikthehen./ “The Guardian”

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania